Qeveritë e dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës pritet që të zhvillojnë këtë muaj mbledhjen e parë të përbashkët, e cila do të mbahet në qytetin e Prizrenit.
Mbledhja e dy qeverive, e cila ishte paralajmëruar që në muajin shtator të vitit që lamë pas, do të mbahet këtë muaj. Kanë qenë vetë dy kryeministrat, Thaçi dhe Rama që konfirmuan janarin si muajin kur do të zhvillohet edhe mbledhja mes dy qeverive.
Vetë kryeministri Rama deklaroi në konferencën për shtyp të fundvitit se dy qeveritë synojnë që të hartojnë një strategji të përbashkët qeverisjeje mes dy vendeve, për t’i bërë kufijtë shtetërorë të padukshëm.
Në këtë kuadër, Rama konfirmoi se mbledhja e parë e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të zhvillohet në janar 2014, ku pritet të akordohet edhe një fond për Preshevën.
Në këtë mënyrë qeveria Rama pritet të përmbush zotimin për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve që jetojnë atje. Ndërsa kryeministri kosovar, Hashim Thaçi deklaroi në mbledhjen e fundit të qeverisë kosovare për vitin 2013 se mbledhja e përbashkët do të zhvillohet javën e dytë të janarit.

Ky takim le te jete per nje rruge te mbare, per ate qe na thote e do zemra.
hajd ju qoft rruga e lete dhe e mbare qe me kuptu te tan se jena nji kombe se boll kena vujt e me u tregu te tanve se jena shqyptan .ka me jua ba zoti qe asht nalt hallall e kan me vdek kush nuk na ka dash e kush nuk na don
Viti 2014 per ne shqiptaret po troket per mbare. Kjo mbledhje eshte nje sihariq i madhe per te gjith shqiptaret. Te gjith e kan mendjen ne Prizeren duke pritur me deshire te madhe realizimin e ketij takimi te kesaj mbledhje te dy qeverive. Kjo mbledhje vjen pas me shume se 100 vjete . Sot Edi Rames dhe Hashim Thacit u takon te ulen ne ate vende ku u ule Ymer Prizeren dhe Abdyl Frasheri. Keta dy burra do ta fillojne atje ku e lane ata dy figura te pa harruera dhe qe lane gjurme te pa shlyeshme ne historin e vendit tore.
Shqiptaret besoi do te degjojne arritje te reja ne kete fushe. Vendimet do te jene besoi, mjafte premtuese.
E konsideroj sihariq te mire kete mbledhje te shqiptqreve. Mbaresi ishalla per shqiptaret.