Javën tjetër shitje e 9 miliardë lekë bono thesari

redaktor

Banka e Shqipërisë njofton se ditën e martë do të zhvillohen ankandet e radhës për shitjen e bonove të thesarit, për llogari të qeverisë, me maturim 12 dhe 3 mujor. Sipas bankës, për bonot me maturim 12 mujor, shuma e shpallur për shitje është 6.7 miliardë lekë, nga e cila i takon Bankës së Shqipërisë 200 milionë lekë. Në ankandin e fundit me të njëjtin maturitet, interesi i bonove një vjeçare zbriti në një minimum historik prej 4.31 për qind. Për bonot me maturim 3 mujor, shuma e shpallur për shitje është 2.3 miliardë lekë, nga e cila i takon Bankës së Shqipërisë 1.28 milionë lekë. Në ankandin e fundit me të njëjtin maturitet, interesi i bonove tre mujore zbriti në 3.69 për qind.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *