Të hyrët e Shqiptarëvet në Shkup (gusht 1912) ishte një ngjarje që do të kishte efektin mê të math për fatin e imperatorisë otomane dhe mê tepër akoma për të katrë vilajetët arbëreshë. Kabineti i Haki pashës i la vëndin Muhtar pashësë, i njohurë si liberal; puna e par’ e tij qe të çojë një komision në Shqipëri, të përbërë prej tre Shqipëtarësh: xheneral Ibrahim pashë Manastiri, xheneral Sylejman pashë Kolonja, dhe Ali Danish bej Prishtina. Kishte dy vjet që Shqipërija s’kishte parë një ditë qetësi. Munt të themi mê mirë katrë vjet. Konstitucioni tyrk i 23 korrikut, duke siellë një farë lirie relatife, kishte çelurë dhe periodën e përpiekjevet, e përgjegjësivet, aktivitet binjak me zihije.
Tyrqit e rinj dëftehëshin pasanikët e të vjetrëvet, s’pranonin një barasi të vërtetë për racat e tjera, s’kupëtonin dot që kombësija shkon përpara fesë; nukë jipnin lejë që Shqipëtarët të kenë të drejtë të mejtohenë për interesat e tyreve të racësë, të vështrojnë pritmin e tyre dhe të pregatitenë. Ekspedicioni i Xhavit pashësë, mê parë, pastaj ekspedicioni mê i math i Shevqet Turgut pashësë (1909 dhe 1910) u-bë me një rebtësi dhe me një brutalitet të pa zakonshmë: katunde, kulla, shtëpi u-doqnë; njerës u-vranë dhe u-varnë; të tjerë u-rahnë prej ushtërisë në mes të sheshit, për të tmerruarë botënë, dhe, mê tepr’ akoma, për të thyerë sedrën e Shqipëtarit, të ati që nukë duron turp. Inati i partisë militare zhon tyrke u-shfry, jo mbi reakcionarin dhe konservatorin, po mbi atâ që donin një përparim të vërtetë, që vepronin me klubin dhe shkollën, që interesohëshin në libra dhe gazeta.
Moti 1911 dhe fillesa e ati që vazhdoj, shkuanë me krye-ngritje, të vogëla ose te mëdha, nga Preveza e në Shkodrë, nga Korça e deri në Mitrovicë. Çetat e jugësë u mblodhë (korrik 1911) në Manastir të Ceposë dhe qeverija tyrke, duke u-marrë vesh me Shqipëtarët, bindet të pranojë të drejtat e tyre, të premtojë çeljen e shkollavet shqipe, lirin’e mësimit shqip (premtimi i ministrit të Punëvet të Brëndëshme Halil beut). Një gjallëri e re fillon për truallin t’ënë dhe klubevet, shkollavet, nacionalistëvet u vjen një shpresë për ditë të lumhira, të jenë të lirë të mprojnë vetëhen e tyre, të mos lenë të shkeletë kombi i tyre.

Po qetësija prapë nukë zuri dot vënt. Që më 1910 disa Shqipëtarë nga Kosova kishin kërkuarë një strehë në Mal të Zi. Motin e dytë kjo miqësi e çuditëshme u-shtua edhe mê teprë, me ikjen e një shumice
Malsorëve të Shkodrësë: Kral Nikolla po e bënte shtrofkën e tij një vënt hospitaliteti për Shqipëtarët, dhe çilte krahët e tij me njê gjest plot dhëmpshuri e mëshirë që do t’i kushtonte Shqipërisë mjerime
të panumurtë. Mbas meje faji politik i parë dhe mê i math që kanë bërë Shqipëtarët është këtâ të vajturët dhe të miqësuarët me Karadakun.
Kjo ngjarje mbet e pa vërejturë prej Shqipëtarëvet, dhe nuke pritetë që Tyrqija t’i ketë dhënë no një importencë të madhe. Kryengritje e madhe më 1912 në Kosovë, bashkë me kryengritjet e jugësë që u shumësuan edhe mê teprë até mot, dhe sidomos të hyrët e Shqiptarëvet gadhnyës në Shkup, po çilte një jetë të re, dukësh sikur lajmëronte një fitim për kombësinë arbëreshe: të drejta me rëndësi po i njihëshin me një far’ autonomije në çështjet kulturore, administratife dhe ushtarake: tekdo shkolla shqipe, me asnjë pengim; valinjt e të katrë vilajetëvet do të bënin një sunim me gjuhën shqipe të njohurë si folmje të vëndit; nëpunësit do t’ishin Shqipëtarë, dhe popullit po i jipësh rasje të sigurojë mprojtjen e vëndit duke u-premtuarë një organizim ushtëror të përshtatun me nevojat e tij. Ishte, në mos një autonomi e vërtetë, të paktën një çqendrësim i mjaftë për t’i -dhënë lejë Shqipëtarit të ketë ndërgjegje nga përgjegjësi e tij, të punojë me disiplinë për të mirën shoqënore të tij dhe mbas nevojavet që i impononte qarktrethimi politik. Vetëm, ky qok a do të realizohesh, a do të mirrnin trup dëshirat dhe tendencatë?
Përpjekjet e popullit buzë Adriatikut dhe rrëzë Sharit po bënte edhe armiqt’ e tij të çelin sytë. Katrë Shtetë të Ballkanit e shikonin vetëhen e tyre si trashëgimtarë të Tyrqisë, i të gjithë tokësë tyrke, bashkë me truallin që okuponte Shqipëtari prej mê shumë se dyzet shekujsh. Edhe, në qoftë se kryengritja e fundit në Kosovë, të hyrët e Shiqipëtarëvet në Shkup, konfirmonte të drejtat e këti populli dhe proklamonte ekzistencën e tij, këto Jëvizje po shpejtonin edhe formimin e aliancësë ballkanike, po i bënin të katrë armiqt’ e djeshmë të bashkohenë për t’u-sulurë Tyrqisë. Rasja qe e mirë: Tyrqija dobëtuarë prej një lufte së pa prerë që po mbante prej tre vjetsh (Shqipëri, Tarabullus, Jemen), dhe kjo dobësi shtohësh mê tepr’ akoma nga armiqësija nërmiet Anadollakë dhe Arbëreshve; sa pa u-bërë këta të fundit fare zott e vëndit, sa pa u-njohurë prej bote që edhe ata munt dhe duhet të gëzojnë një jetë shoqënore dhe shtetënore brënda në até truall. Edhe kështu u-pregatit Lufta balkanike, e cila padyshim s’kishte për të ngjarë pa rasjetë që zumë ngoje gjer tani. Në ato ditë që Tyrqijé po pregatitte zgjedhje të ra për në parlament, që klubet e Shqiptarëvet po shvillonin një aktivitet për të gjeturë deputetë me aftësi të mprojnë të drejtatë me kaqë mundim të fituara, në ato ditë, themi, na se ku alianca balkanike bëhet e njohurë me atitudën kanosare që marrin të katrë aliatët dhe me pregatitjet’ e tyre për luftë.

Bullgarija mobilizon ushtërinë më 17/3o të shtatorit, dhe Sërbija tri ditë mê vonë. Po Tyrqija, ose autoritetet tyrq, kishin, mbase dhe vetëm afektonin, një optimismë të verbrë, dukëshin sikur nukë besonin të bëhetë luftë. Mahmud Shevqet pasha, ministër dhe xheneralissim, a s’kishte thënë një herë, dhe jo shumë javë mê parë, se, vetëm me -‘5 xhanderët e tij munt t’i japë një mësim, t’a bëjë tèrbie Bullgarinë?
Në Shkup gjendetë vali Galib beu, njeri i urtë e i mirë, dhe komandan Ibrahim pasha, energjik e i drejtë, ay xheneral që kishte qënë dërguarë këtu si inspektor bashkë me Ali Danish bejnë; po, as valiu as edhe komandani s’besojnë se po pregatitetë një gjé e madhe, një ngjarje fatale: thonë se këto janë blofe, një skajë ladre bixhosi që i aplikojnë Bullgarisë dhe Sërbisë për gjith’ atë aparat military që shvillojnë. Nga ana e tyre Shqipëtarët po e kupëtojnë seriozitetin dhe rëndësinë e situatësë: janë sigur se lufta do të kërcasë, dhe forttë frikësuarë për rezultatet e kësaj lufte. Tyrqija, duke marrë një siguri të rreme nga Rusija, lëshoj ushtarët që kishte nën’ armë, dhe tani duhet të mbledhë rekrutë të rinj, të thëresë redifët të martuarë dhe kryetarë familje, të ftojë mustahfëzët e thinjurë. Edhe kjo mështiellje bëhetë pa një regull, fort me gadale, me një vullnet të dobët, në mos dhe fare të lik: Ushtërija tyrke është demoralizuarë, oficerët zëmrë-thyerë, jo vetëm nga shkaku i goditjevet të tyre me Shqipëtarët, nga fitimi i malsorëvet, po edhe nga zihjetë me shoku- shoknë, nga smiretë dhe armiqësitë që kanë zgjuarë në shpirtin e tyre partitë ittihad dhe i’tilaf. Brenga e tyre është pse u-zbrit qevërija zhori-tyrke dhe hipi Muhtar pasha, pse fitoj ajo anë dhe u-rrëzua kjo e këtejme. Në debojet (magazitë militare) të Shqipërisë nuk’ ka armë, as municione; ato që vijnë janë plot gabim adrese: armët vijnë më një qytet kur municionet drejtohen në një tjatrë; municionet e topavet ven atje ku s’ka asnjë top. Komandani, Ibrahim pasha, thotë se Shqiptari s’ka nevojë për armë: ata që hyn’ në Shkup dy muaj mê parë qenë të gjithë me pushkë, dhe ishin njëzet mijë. Haron se një komitë, një kryengritës, lufton me armë të ndryshme, me municione laramanë, kur se ushtari i regullshmë lyp një armatim uniform. Edhe nga çdo qytet i Shqipërisë kërkohen mauzere, fishekë, me telegrafë të pareshturë, me insistencë, ndoshta dhe me një lakmim të shkakëtuarë prej çarmatimit të rebtë të motit 1910.

Po, ç’do të jet atituda e Shqipëtarëvet? Në këtë zjar që po ndizetë çë udhë do të mbajnë? Sërbija, sulmuësi imediat i Shqipëris’ së veriut, i jep një rëndësi të veçantë kësaj pyetjeje, dhe qeveri e Belgradit beson, ose të pakën bën sikur beson, se Shqipëtarët s’do të luftojnë kundrë batajonëvet shqeh, nukë do të bashkëpunojnë me taborët e Tyrqisë. M’at’ anë kufisë, që riga Zibefça e në Tunë, ky besim është fort i përhapurë, oficerët janë sigur. Pushtuësit e Nishit dhe të Vranjës, shtypësit e elementit arbëresh të atyre dy krahinave të gjera, dëftejnë një optimism të madhe. Eshtë vërtet se ngjarjet e fundit kan’ ndryshuarë mentalitetin e visevét tanë, kanë siellë disa elemente të rinj, faktorë të jashtmë, në balancët psikologjike: Shqiptarët jan’ afëruarë me shqehtë, në veri, me Grekët në jugë. Mal-i-Zi çel kufin’ e tij dhe u-zgjat një kafshat bukë; Sërbija me intrigat e saj të hotel Turatit (në Shkup) tërheq drejt Belgradit do shpresa, pa numuruarë dhe disa të ikurë qe venë kërkojnë strehë në veri të Zibefçësë; Greqija jep armë për kryengritje! Në këté ndryshim rolin mê të math e lot siellja e Tyrqisë në këfa tre vjet të fundit, mizorit e bëra, e keqja dhe kt’qësija e dëftyerë. Në i zënshin besë një observatori të huaj, një Ojermani, vetëm ngjarjet e motit 1910 i kushtuanë Shqipërisë 500 të vrarë, 100 të plagosurë, 100 të burgosurë, 20 të varurë, një tok të tjerë të ikurë jashtë kufivet, kur se 147,525 armë u-mblodhë nga populli prej ushtëris’ s’operacionit, e cila, nga ana e saj, humbi një qint të vrarë dhe nja dyqint të plagosurë, dhe shpenxime sa për një luft’ të vërtetë (një miliunë lira). Perspektiva duket e errët dhe çqetësimi i math që mbretëron kupëtohetë lèhtë: një trap i gjërë është çelurë nërmiet sunimtarit dhe të sunuarit; tani e vetmeja organizatë militare që ka në vënt – ushtëri e Tyrqisë – nukë j’a zgjat dot dorën së vetmesë fuqije që ekziston në vënt, Shqiptarit. Fuqija mê e madhe akoma otomane po mblidhetë për t’i bërë ballë armikut mê të fuqishmë dhe mê të afrët’ të saj, Bullgarisë, vasalit të djeshmë. Kufit e Shqipërisë gjendenë po thua se pa mprojtje, me një fuqi të pamjaftë, të shkatëruarë moralisht, të papregatiturë materialisht. Atëhere të mundurit e Tyrqisë është fare gjé e sigurtë, dhe vjen pyetja: Ç’do të bëhetë Shqipërija? Që të pakën tre prej të katrë besëlidhurvet, kanë qëllim drejt për drejt kundrë truallit të këtyre Shqipëtarëve, s’ka as mê të paktin dyshim. Është një e vërtetë që e sheh edhe optimisti mê i verbrë. Atëhere? Atëhere?

Pa një organizim, pa një fuqi, pa një mpshtetje morale, pa një pregatitje të vërtetë çë ësht e mundurë të bëhetë? Edhe përpara këti horizonti plot shtërgatë dhe rrezik, komiteti shqiptar, Shoqëri e Zezë!, i vetëmi që ka një vulë, drejton një letrë konsujvet të fuqivet të mëdha në Shkup, një lajmërim për t’u njoftuarë se populli merr armët, jo si ushtar tyrk, po për të mprojturë truallin e gjyshvet, me qënë se Shtetët e Ballkanit lakmojnë copët e Shqipërisë, pregatiten në luftë për të imponuar’ influencën e tyre në këtë tokë, ose për të çkëputurë pjesët e këti vëndi, t’ i aneksojnë në Shtetet e tyre. Letra shton se, sidoqë të jetë rezultati i kësaj përpiekjeje, vëndësit e ligjëshmë, Arbëreshët, nukë do të pranojnë asnjë ndryshim mbi tanësinë tokësore të tyre. Një manifestim platonik kur realiteti mvaretë nga fuqija brutale dhe fatale e pushkësë dhe e topit. Është vërtet se akoma s’ka deklaruarë luftë as Bullgarija, as Sërbija, as Greqija, as edhe Mal-i-Zi. Tyrqija, mbi ultimatumin që merr, çpall luftë më 4/17 të tetorit, të tri mbretërivet të para. Po Cernagora, i duhishmi dhe dinak Nikolla, Nikita i djeshmë, nukë prêt këtë datë, dhe, tet ditë mê parë, shtie topin e parë vetë kundrë Deçiçit të Shqipërisë. Ohe ajo që _çudit është se Malsorët Shqipëtarë dhe katolikë po e prijnë Shqaun kaur në këtë mësyjtje të tokësë shqiptatare. Problem tragjik, inkonshiencë e tmerrshme, ngjarje që të bën të humbaç toruan, të mos dish mê cila është logjike dhe cila është në kundrështim me arsyenë, të harrosh të mundëshmen dhe atë që të duket e pa mundurë. S’ka dyshim se pa shkuarë shumë do të dilnin në shesh pemët e hidhura të kësaj aliance së rreme nërmiet Shqipëtarë dhe Malazesvet. S’dimë çë mejtoj dhe çë mejton ndërgjegja e disave që ushqyenë, në mos dhe e eksploatuanë, këté bashkëpunim, që, me hir’ a pa hirë, lehtësuanë një akt hostil të armikut të racësë shqiptare kundrë Malsinavet dhe Shkodrësë. Për mua do të ishte një botim i vërejshmë – dhe padyshim një tragjedi mê madhështore se ato të Eskilit ose të Shakspeare-it – ay që të na rrëfejë me hollësina, me anekdota, në një mënyrë sinqere, ngjarjet e vitevet 1908-1912 në Shqipërin’ e tërë, me influencat që pranuanë, me rolin e lojturë prej kujtdo që pati një gisht në ato punë, pa na pshehurë gjë nga qëllimet që shkakëtuanë aktet e tyre. Sot akoma shumë prej këtyre njerësve janë gjallë, dhe munt të flasin ose të shkrojnë; nesër goja e tyre do të jetë mbyllurë dhe brezat e arthmë s’do të gjejnë as mê të voglën shkëndijë për të ndrituar’ evenimentet e kësaj periodè, kaqë me rëndësi për rrojtjen t’ënë të sotme dhe të nesrëme. Është vërtet se kushti i parë mbetetë ditja dhe njohja e së vërtetësë, të ndjejë njeriu pse ka vepruarë në këtê ose në atë mënyrë.
Shumë njerës ecin më kot, pa kandil në dorë, dhe do të tjerë nukë mundin të rrëfejnë të vërtetën. Arrin në Shkup Mahmud Hajret pashë Jella, si komandan i kufivet malazese, burrë plak, i plakurë, dhe tani mê i aftshmë për lëçitjen e mesnevisë, për të rrëfyerë histori dhe ngjarje të kandëshme se sa për drejtimin e operacionevet luftarë. Me të ardhurë i telegrafon Stambollit të dërgojë njëzet mijë pushkë. Nga të katr’ anët e Shqipëris’ së veriut vijnë telegrafë ku populli, malsitë, kërkojnë pushkë. Kësaj vegle, që nga operacioni i fundit, i është shtuarë çuditërisht vlefta morale dhe materiale, është bërë një send që kërkohetë me një fare dashuri mistike. Në Shkup organizohetë një miting për luftë, si edhe në shumë qytete të Tyrqisë, manifestime pa no një dëftesë të madhe në rasje të tilla, kur imazhinata ësht’ e eksituarë, kur një fjalë e thënë pas sirkonstansavet të orësë arrin për të shkrehurë një lëvizje të madhe, aqë mê lehtë sa mê teprë platonike dhe pa përgjegjësi të jetë. Edhe qyteti po merr çdo ditë mê teprë fytyrën dhe gjyrën e një ushtrore së madhe, po edhe të çregulluarë: ushtarët janë të përhaptirë, bashi-bozukët, vullnetaret, janë të pa organizuarë: s’ dihet kush vjen dhe kush ikën, s’ kupton i madhi të voglin – ca mê pakë i vogli të madhin, – nukë njeh qeni të zonë, që thotë fjala e popullit. Rreth pallatit të qeverisë, të hyqymetit, në atë breg që rrëfen padyshim akropolin e moçmë, një sasi e madhe qé dhe qerresh janë pirgosurë, gjysmë të haruarë, kafshët të lëna pa ushqim.
Në këté kaos elementi jo shqiptar, Bullgarët dhe Sërbët, gjer die armiq për vdekje dhe sot si me influencën e një magjije të bashkuarë, rrinë të mështiellë, në shpresë të gjerë, po edhe në frikë të madhe, pa qënë sigur nga rezultati i kësaj përleshjeje. Në tren të udhës’ së hekurtë, nga Sofja në Nish, një Grek më dëftente skepticismën e thellë të tij, mos besimin që kishte kundrejt luftësë dhe kujtonte fushatën e Thesalisë, aqë fatkeqe për Greqinë. Prej dy veve që përpiqenë pa dyshim njëra do të thyhetë, po nukë dihetë se cila. Kupëtohetë vetiu se mungesa e çdo programi, e regullës mê elementare në ushtërinë tyrke, duket të shtojë shpresatë dhe besimin e aliatëvet. Oficerë të vjetrë tyrq thonë se, në kohë të sulltan Hamidit ushtërija otomane kishte një vleftë reale, një mbeturinë prej ati instrumenti që kishte qënë – i vetëmi në botë në ata shekuj – në periodën e parë të dinastis’ s’ Osmanit, jo pse kishte vegla të mira, armë moderne, municione, po pse kishte disiplinë. Revolusioni i zhon Tyrqvet e tronditi krejt atë godi të moçme dhe kryengritjetë shqiptare i shkulnë themelin. Tani një mosbesim nga çdo anë, për çdo send; një mungesë komplekte hierarshie. Edhe komandani i kufisë malazezë, Mahmud Hajret, pasha nisetë për në Ipek (Pejë), pa armët e kërkuara: “Njerës do të gjenj në vënt, thotë. Shqipërija nxjer luftarë; po jo armë”. Disa qint pushkë që erdhë i muarrë do krerë që besojnë se, me vetëdashës, do të nxjerrin një fuqi: Ajdin Draga merr shtatëqint mauzerë, Hasan Prishtina aqë të tjerë.
Në disa qytete, Mitrovicë sidomos, janë formuarë komisionë prej parësis’ së vëndit, për të shpejtuarë dhe regulluarë mbledhjen e redifëvet dhe.të vetëdashësvet,’ dhe, puna e par’ e tyre është të kërkojnë armë, të heqinë telegraf mbi telegraf, të çelin një korespondencë unileterale, pa përgjigje. Në deboj të Mitrovicës një nëpunës zbuloj nj’ a dyqint mauzerë, nënë tefterë të vjetrë dhe vandakë këpucësh: në pak’ orë këto armë ndahenë, shkepenë, dhe burra të gjatë, tipe të shëndosh e të bukurë, nisenë, të gëzuarë prej mauzerit që kanë mbi sup. Nga Ipeku, nga Berana, nga Jeni Pazari vijnë vargje të gjatë qerresh me dy rrota të larta, të hequrë prej dy qeve të dobët, miete bartje të vogla, foshnjarake; se cila syresh merr vetëm pês’ arka fishekë, dhe bën pêsë ditë, vajtje dhe ardhje, në baltë të udhësë, në gadalsi të shtazëvet. Edhe në Mitrovicë gjendenë disa mijë arka fishekë. Një trup i voglë vetë-dashës ka hyrë brënda në Sërbi, nga Zacvradi, ku padyshim s’gjen asnjë kundrështim, me qënë se nuk’ është ballë Lufte, dhe djek dy katunde.
Kjo ngjan tri ditë mbas deklarimit t’armiqësivet. Po, edhe pa shkuarë shumë dëgjohenë lajme çqetësonjse, thonë se Prishtina gjendetë në rrezik, me që ushtrija në Prepollac, mbi kufinë sërbe, nukë ka fuqi të mjaftë. Ferhat Draga me atâ tetëqint vetëdashës – ose ushtarë, se këtti s’ka shërbim ushtërije të regulltë – nisetë për në Jeni Pazar, dhe dy ditë mê pastaj plaku Bahtiar pasha, me dyqint veta të tjerë, drejtohtë për n’atë krahinë. Gjindja e qytetit del dhe përciell ata që marrin udhën e luftësë, po entusiasma, mê mir’ akoma atituda e tyre, e pikëllon njerinë. Tani edhe një lajmë fare e keqe: Berana ka rën në dorë të Malazesvet, ushtrija është hequrë në Ipek; Bajram Curi me njerëzit e tij që luftonte në Gusinë, edhe ay është hequtë në grykë të Deçanit. Jeni Pazari s’duketë fare i mënasuarë, vetëdâshësit japin Lajme pa no një alarmë. Vetëm ana e Prîshtinë dhe Shkupit rrëfehetë në situatë të keqe, sadoqë edhe Jufta e Kumanovës, thyerja dhe shkatërimi i math, akoma s’ka ngjarë.
Tetëqint njerës të tjerë po nisenë, me Nexhib Dragën, nga Mitrovica për në Prishtinë. Isa Boletini, me nj’ a dyqint veta, shkon për në Kulinë, ku gjendet edhe i nipi, Tafili, të cilit i është dhën’ urdhrë të lerë Zavradin dhe të vejë në Kulinë, si një mprojtje Prishtinës. ·Edhe gjithë pyesin: A hyn në punë, a ka kohë akoma? Demoralizimi duketë të jet’ i përgjithshëm, i shpejtë, mê i shpejtë nga sukseset dhe fitimet e aliatëvet. Çdo njeri që flet dhe që e ndjen vetëhen të zotin t’u komandojë një grusht njerësve, bëhetë komandan. Komandan të vërtetë s’ka në shesh: livaj, feriku është bërë një me bashibozukun, ndoshta dhe i pari sheh nevojë të marrë nga i dyti mësime taktike dhe strategjije. Një rrëmujë pa shëmbllë. Çdo krahinë, çdo kaza, kërkon të mprojë tokën e saj, pa no një dijëni mbi ecjen e përgjithëshme të operacionit. Po edhe a ekziston no një dijëni e tillë? Kur se Shtetët e vegjël balkanikë janë mejtuarë prej kobe mbi mënyrën dhe mietet e luftimit kundrë Tyrqisë, kjo e fundit a ka pregatiturë no një plan të tillë? A po situata e sot me, pozita e Shqipërisë, eksigjencat e Shqipëtarëvet, mungesa e një bashkëpunimi dhe shtuarja e mosbesimit, bën që të mbetetë shterpë çdo zbatim piani, makar për në këte ballë të luftësë? Faktorët sigurisht janë të shumë, dhe shkaku kryesor do kërkuarë ne kryeja fare, ne kjo administratë tyrke që ecën pa fener në dorë. Në Ipek puna ka marrë një fytyrë tragjedije makabre. Qyteti është mbushurë me ushtarë të thyerë, të prishurë, të demoralizuarë, pa vleftë morale, as fizike. Rugatë nxijnë syresh; dyqanët, kafenetë, hanetë janë mbushurë. Eshtë një kopé e madhe njerëzish pa bari, që ecin si në ëndrë, pa ndërgjegje të realitetit. Jan’ nizamë dhe redifët e prishurë në Berarrë, të mbledhurë këtu si në një spital të gjerë. Komandani Mahmut Hajret pashë Jella rrëfen një optimism të remë. Lajmeja përhapetë se Qaf’ e Diellit që ishte zaptuarë prej Malazesvet, tani ka rrënë prapë në duart’ të Shqiptarëvet, ajo Qafë që është pika mê strategjike në Grykë të Rugovësë, nërmjet kufisë dhe qytetit. Janë redifët e Prizrenit, taborët e Zhubës që po luftojnë atje, kur në grykët tjatrë, në atë të Deçanit, po qëndrojnë Krasniqët, Nikaj dhe Mërturi, Hasi. Marrja prapë e Qafës’ së Diellit ka një kuptim të math, dëften se nuk’ është krejt fikur’ energjija aktife ne populli, kur fuqija zyrtare dhe e organizuarë, ushtërija, nuke merr no një pjesë.
Mjerisht ishte një lajmë që nukë do të mbante shumë: tërë atë mbrëmë kur populli, në një pa ndërgjegjsi të çudiçme festonte një fjalë të hapurë mbi rizaptimin e Pllavësë, duke zbrazurë me mijra fishekë – që munt të hynin më një punë mâ të dobishme – në atë orë, të lodhur e të këputur, vijnë ata që po kthehëshin nga Qafa e Diellit! Pa hedhurë asnjë pushkë, pa pësuar asnjë mësyjtje nga ana e armikut, pa humbur asnjë njeri, pa derdhur asnjë pikë gjak, redifët, duke mas dëgjuarë dhe mas u bindurë fjalëvet të oficervet tyre (oficerë rezerve, me të vërtet) ishinë tërhequrë se kishin mardhur natën, kishin nevojë për bukë! Edhe të nesërmen Rugova e tërë, me kalarnanj dhe gra, me dhitë dhe raqet e tyre, po unjësh në qytet, kryeulët, ngarkuar me pikëllim, dishpruarë. Në fytyrë të çdo ushtari, të çdo oficeri këndohet një fatalismë: Lufta ësht’ e humburë. Çdo nizam, çdo i graduarë dëften me atitudën e tij indiferencën e demoralizuarë, mos-marrjenë pjesë në këtë rrëmujë, fatalitetin që peshon mbi shpirtin e tij, zëmrëthyerë. Kujt, pra i takén mprojtja e këti trualli, kur një armik jetik po e qarkén në një rreth shtrëngonjës? Një komision po vepron, mbledhurë në pemanencë në kullë të Jashar Pashësë, një godi e fortë, prej guri të latuem, e ngushtë dh’ e gjatë, çdo penxhere e saj bërë për luftë, për të vrarë.
Kryetar është Zejnel bej Mahmutbegolli. Një tok parësi dhe krenë të tjerë, bajraktarë. Që në mëngjes e gjer afrë mesnate ky komision bisedén, bën sikur mejtohetë dhe merr masa. Një ditë vjen atje prifti katolik i qytetit që kërkén armë për famulltarët e tij; të nesërmen Koxhabashi i Shqehvet vjen e siell njëzet lira, një dhuratë e komunitetit ortodoks për komisionin. Një mbledhje e madhe bëhetë në sheshin e gjelbrë, mbi qytetin, n’ atë vënt ku duketë udha drejt Grykës’ së Rugovësë, ngaha mbase nesrë do të zbresë shqahu. Kryetari i Komisjonit merr fjalën, rrëfen situatën kritike, tregén që s’ka no një shpresë ndihme prej no nj’ ane, dhe përpara kësaj gjendjeje së zezë duhetë bërë nonjë sforcim i fundit, një therori supreme. Herat e tjera, në rasje të tilla, mësonj se populli gumxhitte, zëret ngrihëshin nga çdo anë, bërtimet luftare dhe entusiasmat buçitnin në mënyrë konkrete, mé veprë dhe me vullnel veprimi. Këtë radhë haranga e Kryetarit s’ gjeti asnjë jeh, nukë zgjoj asnjë gjest.

Ore une habitem me nje gje turku na pushtoi, na vrau, na preu per 500 vjete dhe shume shqiptare thone turku vellai i madh, Turqia keshtu, Turqia ashtu. Ndersa greku nuk ka shume 20 vjete qe po na i leron dhe shume shqiptare i urrejne greket. Si shpjegohet more?
Mos e ka fajin sulltani qe martoi femrat e haremit te tij me shqiptaret dhe keta ndjehen te kenaqur nga kurvat?
Myzeqari, ke shkeputje te habitshme ne kujtese. Kujton 500 vjetet e turkut, dhe grekun e mban mend vetem keta 20 vjet. Ke degjuar gje per camet, Camerine? Apo nuk ka vlere fare kjo? Di gje ti per ligjin e luftes qe e mban ne fuqi greku, apo nuk quhet as kjo? Pastaj edhe sikur vertet vetem 20 vjet te kishte greku qe ka ferkime me ne, keto vite jane tani. Ty te dhemb nje shpulle qe ha turinjve tani, apo te dhemb nje shpulle qe thuhet se e paska ngrene stergjyshi para 150 vjeteve? Mua me dhem kjo tani. Ty te dhemb nje gje qe ka ndodhur 100 vjet, 200 vjet perpara, po jo lkjo qe ndodh sot. Rrofte greku per shqiptaret qe ka
Truqia ka bashkepunuar me Greqine dhe Serbine apo kishen e tyre per te lene kombin tone ne erresire. Vetem kombit tone ju ndalua mesimi i gjuhes, asnje tjeter ne ate perandori.
Z. Skender, te thuash sot rrofte greku se eshte turku me i lig, eshte po aq tradheti kombetare si t’i levdosh te dy keto vende qe kane grabitur dhe grabisin ende Shqiperine.
Shqiptareve u mjafton Shqiperia per tu mburrur me histori, art, folklor, kulture dhe gjithçka i duhet nje kombi modern.
Ai qe mendon se greku ka vetem 20 vjet qe na e leron, nuk njeh fare historine e luftrave greko shqiptare dhe orekset e megaliidhese mbi 100 vjet me pare dhe luften e nendheshme qe ende vazhdon me kuajt e Trojes si Janollatosi, Dulja, Ksera, Bollano,etj.
Për të sqaruar më mirë historinë midis shqiptarëve, grekëve, turqve dhe fqinjëve të tjerë, do ju rekomandoja librin e Aristidh Kolës…”Arvanitët dhe prejardhja e grekëve”.
neser kina te pushtonte shqiperin dhe 70% e popullsis shqiptare tu benshin budista…….dhe me pas kinezet te iknin nga shqipria…….cfar mendimi do te kishte aj 30% e popullsis ce i rrezistoj armikut duke ruajtur kulturen e stergjyshave……….nuk them pse keni nderruar fe se edhe stergjyshi i jem e pasur emrin kol dhe kur ka ra ne pazar i kan thirrur beqir se nuk u lejonte blerja e mallrve me emer shqiptar….por mos harroni se stergjyshat tuaj kan luftuar kundra turkut dhe ju po beni shurren mbi heroizmin e tyre……kush esht shqiptar duhet te kuptoj