Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim për mediat, në kuadër të javës kulturore ndërkombëtare, e cila nis sot me Francën.
Kryeministri Rama tha se më këtë nismë të re synohet larmishmëria e kulturave të ndryshme .
Gjithashtu Rama u shpreh se javët kulturore synohet të bëhen traditë në Itali dhe Francë.
“Nismën e re të qeverisë “Shqipëria mirëpret botën”, në bashkëpunim me vende të tjera mike e kemi organizuar përmes një serie javësh kulturore ndërkombëtare. Ne synojmë të jemi traditë e përvitshme për të shpalosur tradita, kultura të ndryshme, forma dhe shprehje nga më të larmishmet. Disa prej vendeve të përfshira janë të angazhuara prej kohësh. Ky angazhim i përbashkët i bën më të aksesueshme për publikun e gjerë duke përfshirë jo vetëm aktivitete artistike, por edhe aktivitete që janë më popullore, në rrugë ose edhe drejtpërdrejt me kulturën e gatimit të vendeve të tjera”, tha ai.
“Dua të theksoj se disa prej endeve të përfshira janë të angazhuara prej kohësh në javën ndërkombëtare kulturore si Italia, Gjermania e Franca. Kjo i bën shumë më të aksesueshme për publikun e gjerë. Ka edhe aktivitete që janë më popullore, si aktivitete në rrugë, është një program që ne synojmë të jetë një program ku të gjitha moshat e kategoritë të gjejnë arsye për të frekuentuar javët e kulturës. Synojmë të ketë hapësirë për të rinjtë, nxënësit, studentët dhe pensionistët. Javët e fiksuara këtë vit të këtyre vendeve duhet të jenë një javë fikse të çdo viti, pork y është qëllimi. Kjo do të rrisë intensitetin e aktiviteteve kulturore me natyrë socializuese në vendin tonë, jo vetëm në Tiranë, por edhe në vende të tjera. Qëllimi është që ta shtrojmë këtë përzierja kulturash në të gjithë hartën e Shqipërisë. Palët e angazhuara në vende të tjera kanë nevojë të shohin programin pastaj vetvetiu disa grimca konkurence do të kthehen në konkurencë të zjarrtë deri më tani. Do të nisim me Francën”, tha Rama
j.l./ dita

Po, je më tipiku në këtë drejtim! Shqiptarët jashtë Shqipërisë dhe të huajt në Shqipëri! Në vënd që të reklamosh kulturën shekullore të shqiptarëve, vepron të kundërtën! Bukuria e njerëzimit është diversiteti dhe jo unifikimi!
Sikur jemi ne lufte o Rama !Kaq shpejt harove?
Mjaft bere propagande boshe,o diktator mashtrues,por shiko me mire lagjet e Tiranes qe i ke lene si GETO,qe ke braktisur mijra femije dhe te rinj i detyruar qe te joshen nga krimi i organizuar!
Mentalitet kozmopolit! Ku eshte reciprociteti?
Vazhdon shou i përditshëm mediatik gebelsian i personit që aktron rolin e kryeministrit të munguar të Shqipërisë, për të të veshur me letrën shumgjyrshe propogandistike hallet e mëdhaja të popullit dhe vëndit shkaktuar nga kusaria e tij e papërmbajtëshme dhe biznesmenëve patronazhist të tij të çakërdisur nga etja për fitim me ngritjen spekulative të çmimeve me pretekst luftën në Ukrainë.
Njerëz, nuk është ky aktivitet veprimtaria e një kryeministri serioz që bart në supet e tij qeverisjen e vëndit, aq më tepër në kohën e një situate jo normale, ekonomike, politike, ushtarake dhe humanitare në botë që ka sjell lufta e Vermahtit të neohitlerit rus, të çmëndurit Vladimir Putin, në Ukrainë që rrafshon qytetet e këtij vëndi si hitlerianët Stalingradin që, si i çmëndur që është, kërcënon me zhdukjen e jetës së gjallë në planet me luftën bërthamore.
Ky njeri, fatkeqsisht kryeministër i vëndit, me mëndjen e aventurierit adoleshent jeton jo në tokë por fluturon në hava në kozmosin e tij iluziv pseudo kulturor i shkëputur nga realiteti që e rrethon. Mjer ne me këtë aktor të dështuar në rolin e tij të kryeministrit në shoun mediatik të përditshëm me të cilën ai ka zëvëndësuar qeverisjen e munguar të popullit dhe vëndit.
Ne emer te kosmopolitizmit ky Edvini ben cdo gje vetem te mos jete shqiptare.Zoti na ruajt cka mendon ky per shqiptaret?
Në shqiperi të sjell vetëm halli.
Arti dhe Kultura ne Shqiperi eshte grahmat e saja te fundit
ne te gjitha fushat e saja qe cuditerishte asnji nga kto Qiverratar s’i shikon !
Degradim i Filmit ,i Teatrit ,i Muzikes ,i Krijimtarise , i njeriut ne shoqeri i medieve e TV pra degradim total i gjithckaje ,nderkohe qe do ket zbavitje sipas qejfit te KM te cilin e ven ne qender te vemendjes se “Botes” .
Jam kurjoze a do na shurdhohen veshet Plazheve te Shqiperise me Cjerrjer e shpellarve te quajtur Rapist qe ” Muzike “cirren ne tinguj Kafshesh kudo ne Plazhe pasi i pagujn Restorantet dhe menaxheret e Palzheve me vendos CD e kafsheve qe pellasin muzike Rapiste .
Mirpo kto jane pjes e Kultures dhe Muzikes te Shkerdhatokracise qe KM jon e rrespekton dhe s’ka asgje kunder ,nderkohe qe sjell saze nga jashte me mrekullu turmat
Te cudit fakti ,njohin cdo te thote Muzik Kulture e Arte vertet kta Qeverritare ?
Sepse cfar te kapin syt ne ate vend ,eshte skandalouze