Javier Hernandez, lojtari më i ri i Realit të Madridit

redaktor

Reali i Madridit siguron në formë huazimi për një sezon shërbimet e Javier Hernandez. Do të jetë pikërisht Cicarito sulmuesi që do të zëvendësojë të larguarin Alvaro Morata te kampionët e Europës. Transferimi i të riut spanjoll për te Juventusi si dhe dëmtimi që po mban ende jashtë Jese Rodriguezin, bënë që drejtuesit e Los Blancos të hidheshin në sulm për të gjetur një alternativë për Benzemanë. Me afrimin e Hernandez, Carlo Ancelotti ka më shumë opsione për sulmin, pasi 26-vjeçari meksikan mund ta zëvendësojë më së miri sulmuesin francez, sepse i ka cilësitë e nevojshme për ta bërë një gjë të tillë.

Mesditën e kësaj të Hëne Cicarito kaloi me sukses edhe vizitat mjekësore për t’u konsideruar përfundimisht një futbollist i Realit. Javier Hernandez do të jetë lojtari i katërt meksikan në historinë e klubit madrilen, pas Sautos, Borbollas dhe të madhit Hugo Sanchez. Në marrëveshjen mes Realit dhe Manchester United është përfshirë e drejta e blerja së lojtarit nga ana e Los Blancos verën e ardhshme, por kjo do të varet nga paraqitjet që futbollisti do të bëjë me fanellën e tij të re. Reali i Madridit do të jetë skuadra e tretë në karrierën e Javier Hernandez, pas Chivasit të Guadalajaras dhe Manchester United. Cicarito është një lojtar stabël edhe te përfaqësuesja e Meksikës, teksa në 66 ndeshje me kombëtaren Tricolor ka shënuar edhe 36 gola.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *