Javier Zanetti zgjedh 11 zikaltrit më të mirë të historisë

Gazeta Dita

Ka ardhur momenti i derbit Inter-Milan. Një sfidë e gjitha kineze mes pronësive të dy klubeve milaneze dhe me shumë protagonistë të mundshëm në fushën e lojës. Në një “San Siro” të mbushur plot, të dielën në mbrëmje do të luhet 90 minuta shumë të rëndësishme për të dy palët.

Zikaltrit do të kenë mundësinë të shkëputen nga kushërinjtë e tyre, ndërsa për kuqezinjtë do të jetë një ndeshje me vlerën e një sezoni. Ndërkohë, ish-kapiteni i Inter, javier Zanetti, i cili sot është zëvendës president i zikaltërve, është argëtuar duke formuar ekipin më të mirë të të gjitha kohërave të Inter-it.

Ish-kapiteni legjendar ka bërë menjëherë rotacion në portë, me Julio Cesar që ka marrë vendin e Handanovic. Në mesfushë nuk mund të mungonte dyshja që në 2010-ën ka udhëhequr Inter-in drejt “Tripletës”: Zanetti dhe Esteban Cambiasso.

Këta të dy do të kishin shumë punë në mesfushë për shkak të sulmit të jashtëzakonshëm: Ronaldo, Baggio, Eto’o dhe Milito. Skema e përzgjedhur nga Javier është ajo 4-2-3-1, ku bëjnë pjesë edhe Beppe Bergomi, me Maicaon dhe Roberto Carlos të pozicionuar në krahë. Katërshja kompletohet nga “Muri” Samuel.

Inter-i i Javier Zanetti-t
Julio Cesar; Maicon, Bergomi, Samuel, Roberto Carlos; Zanetti, Cambiasso; Ronaldo, Baggio, Eto’o; Milito

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *