“Bredh” një fjalë e urtë
Nëpër Shqipëri
Mund të bëhesh mbret ,
Por s’bëhesh njeri.
Eci pwrgjat’ shekujsh
Derë më derë e thëna
Ajo u krijua
Nisur nga gojëdhëna.
Na ishte një herë
Një plak mjekërbardhë
Nga sjellja e djalit
Në hund’ i kish ardhë.
Evlati i vetëm ,
Jetën i kish nxi
Ndaj shpesh i thonte :
“Nuk bëhesh njeri”!
Rrodhën ditë e vite
Si uji në lumë
Djalit harakat
Na i eci shumë.
Bëri çfarë nuk bëri
Sa kishte në dorë
Dhe një ditë u gdhi
Mbret me kurorë
Pa i nisi mbreti
Një tuf’ me xhandarë
Me urdhër të prerë
Plakun për të marrë.
Derën e vjetëruar
Çanë me kondak
Zvarrë se ç’e tërhoqën
Ah, të ziun plak
Dhe ky mbreti ziu
Koleg i gomarit
Po i hidhte plakut
Sytë e fitimtarit.
Hë, mor leckaman
Po e shikon vetë
T’i gjithmon’ më shaje ,
Unë u bëra mbret.
Qeshi hidhur plaku
Dhe ngadalë foli
Fjala gozhdë e ndryshkur
Nga zemra i doli.
Asaj që kam thënë
Presje nuk i heq
Jo që s’je njeri ,
Tash je bërë më keq.
Pas le ta lëmë
Tani historinë
T’i themi dy fjalë
Për ish – qeverinë.
Se si na drejtoi
Ai palo shtet
Si në këto vite
Polli veç një mbret.
Kush nuk e votonte
E s’e kishte xhan
Ky i fuste lugën
Drejt e në sahan.
Kush s’i shkonte pas
që t’i tundë shaminë
Ai i këndonte
“mafio – historinë”.
Nëse do të gjente
Mafiozë e punistë
Pranë vetes i kishte ,
Jo pak, por një listë
Pranë vetes i pati
Dhe i ka graduar
Me”ramët” e fshirë ,
“Memorjen” pastruar.
Tani kur kompjuteri
Ka marrë “restore”
Vapë do provokojë
dhe një akullore.
E patën në dorë
Që gjurmë të lënë
Ata mbretëruan
Por njerëz s’u bënë.

sh e bukur