“Je i vetmi person me rekorde kriminale që kam takuar”, Meta i përgjigjet ashpër Ramës: Ke frikë dhe tmerr nga vota e lirë e qytetarëve

time

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të forta të këtij të fundit në seancën plenare, ku tha se Presidenti takohet skutave me subjektet e OFL.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Kreu i Shtetit tha se i vetmi person me rekorde kriminale që ka takuar, për shkak të detyrës, është kryeministri Edi Rama.

“Pas 30 vitesh del një i marrë, ose disa të marrë. O zotëri, në këtë vend ka një parim, që te zgjedhjet jemi të barabartë, edhe ti që je shumicë, edhe ne që jemi pakicë. Shumicë të përhershme kishim 50 vite. Unë nuk kam shqetësim se PD e LSI do humbasin në zgjedhje, por ka shqetësimin se nga Shqipëria po largohen shumë njerëz. I vetmi person me rekorde kriminale që mund ta kem takuar, për shkak të detyrës, është Edi Rama. Lëri përrallat që thotë ai. Unë jam President dhe ruhem.

Jam në Presidencë, jam te shtëpia ime, te Pallati i Brigadave, te rezidenca në Durrës dhe maksimumi te shtëpia në Lalëz. Rama gënjen pa hapur gojën, jo kur e hapën gojën. Ai ka ngritur murin e Rilindjes kundër integrimit evropian. Ai ka frikë dhe tmerr nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë dhe në radhë të parë nga socialistët, ndaj i mban listat e mbyllura. Ai ta thotë kur të dojë se kë kam takuar unë, sepse ai gënjen. Unë pyes qytetarët: Kush i futi trafikantët e drogës e prostitucionit në Parlament? Kush iu doli për zot atyre që kishin nga 3-4 emra?”, u shpreh Meta.

h.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • Meta e di mire se nga Edi Rama nuk e gjen gje e keqe; ate e tmerron per vdekje Partia Socialiste qe nuk do ta fale deri ne varr tradhtarin e pabese te saj.

  • Antishqiptari më i madh i te gjitha kohrave Edvin Escobar D’Rama,do te denohet me burgim te perjetshem.Ne fakt meriton karriken elektrike dhe e ka pak.Ne cilin vend te Botes,kan zgjedhur Kryeminister nje perdorues droge dhe te semure psiqik?!

  • A mendon Meta se c`fare flet.?
    Meta eshte mesuar te vjedh dhe te blej vota e te marre vota qyl nga dy partit e medh.
    Kete redh i ka ngelur sharra ne gozh.
    Pore ke nje mundesi.Te terheq ca lingota florisi dhe te blej vota se rrug tjeter nuk ka..

  • Zigur,
    Faji nuk ka Edi Rama, ai gjithmone ka qene ashtu , faj kane votuesit e PSse edhe PSja qe nuk gjeti kishe nje ma te mire…!
    Ideja ime eshte bile se disa te strukturave te vjeter e zgodhen pikerisht pse ishte i tille qe demet t’ia fakturojne atij ma lehte e vete te dalin te paster si loti! E prape t’ju kerkojne voten juve socialisteve dele pa tru!
    E kane perzgedh kriminelet e atyre 50 viteve diktature , qe si fje si sot vu shtypin, sot ekonomikisht!
    Fajin e keni vete ju socialistete qe i votoni multimillioneret socialiste e pritni qe ato pare t’i ndajne me ju «  populli » !
    Ata vetem ju grabitin , po ju socialistete vazhdoni t’ i votoni!
    Behûni burra votoni komunist bile!

  • Mos beni gam gam se te dy maskarenj jeni shto ketu dhe te gjthe politikanet tjere.Mjer ne kush na ra per pjese,ne populli dhe jo ata qe paguhen per te mbrojtur partite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *