Gazetari dhe njëherazi deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, është rrahur me grushte me kolegun e tij të Vetëvendosje-s, Frashër Krasniqi në studion e Klan Kosovës.
Ata kanë shkëmbyer akuza të ashpra në adresë të njëri-tjetrit, çka ka sjellë edhe degjerimin e debatit në dhunë fizike, ndërsa drejtuesi i emisionit nuk ka mundur të bëjë asgjë.
“T’i je i vetmi person që merresh me nana me emra. Ti i ke thanë gazetares së RTK-së lopë. Arsyeja pse kam pranu me ardhë në debat është veç me t’i thanë do sene. Ti je kriminel, ti ke gjujtë me zollë në Kuvend”, i është drejtuar Zeka Krasqinit.
Por as ky i fundit s’ka mbetur pas në sulmet ndaj Milaim Zekës. “Ti je personi ma i degradum, që krejt karriera jote politike karakterizohet me manipulime. Ke ba biznes me Serbinë, bash në kohën e luftës në Kosovë. Ti je shok i ngushtë i Xhabir Zharkutj”, ka thënë Krasniqi.
Pas këtyre akuzave të ndërsjella ka nisur edhe përleshja fizike mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
https://youtu.be/IFLKb1I7gys
Akt i tyrpshem !
Dy figura politike me fjale me te ndyta nuk ka sesa Saleh Berisha dhe Milahim Zeka. Te dy kur fillojne te flasin, dhe nese femijet jane present, duhet te ndali televizorin.
Por nje eshte e sigurte. Per sulme verbale, kurr nuk ke te drejte te vetembrojtejes.
Sikur thonim dikure, budalles gjithmone ja shef sherrin
Po,kishte mujte me shtue edhe ma shume gjera Frasheri per kete milaimin: se eshte qe iu dha koordinatat e ushtareve ne koshare serbeve ,vetem per t’u ba ´kishe gazetar i kurdohere ne vendin e ngjarjes’ edhe per te fituar poena per karrieren e tij ´jurnalistiké ´ u ba shkaktar i masakrese se tyre ne koshare
Edhe drejtuesi i emisionit ka faj.