Je suis… indiferent

redaktor

Dhjetra qytetarë u nisën të gjithë me nga një palë çizme llastiku drejt jugut! Vullnetarë, OJF-istë, Pëdëistë, Freshistë, studentë, këngëtarë e artistë, qytetarë të thjeshtë e nga ata elitarët, në një ditë të ftohtë shkurti u përfshinë nga ndjenja e solidaritetit.

Televizionet e mëdha prodhuan spote solidariteti edhe më të bukura se ato mes telenovelave turke dhe super programeve nën logon: Ndihmoni vëllezërit tuaj! Biletat që u shitën për një këngëtare greke që i është fik ylli me kohë, shkuan për bamirësi. Elvana Gjata, një nga këngëtaret më të suksesshme në vend, shkruante në instagram se të ardhurat e koncertit do shkonin për fshatarët buzë Semanit të përbindshëm. Tuna, një tjetër artiste e famshme që ishte një nga reklamueset më të mëdha në instagramin e saj për librin e gazetarit Blendi Fevziu kushtuar Zogut Ahmet, këtë herë u shqetësua vërtet për zogjtë e ngordhur fshatrave.

Nga ana tjetër, për herë të parë qeveria nuk bëri për herë të parë propagandë, por vuri në dispozicion të shqiptarëve një numër llogarie dhe një adresë ku mund të dërgoheshin ndihmat për jugun e përmbytur….

Kjo në fakt nuk ndodhi. Asnjë rresht nga të mësipërmit nuk ndodhi. Ishte vetëm një ëndërr imja.

Por para disa muajsh ndodhi diku tjetër, jo shumë larg Adriatikut, në Gjenova të Italisë me të tjerë. Ndodhi fiks kështu kur lumenjtë Bisagno dhe Fereggiano përmbytën fatalisht qytetin e bukur bregdetar. Gjenovezët njihen si “gjirokastritët e Italisë” por në raste fatkeqësish natyrore, qytetari mbetet qytetar.

Po, po, italianët, këta vetullhequr e llafazanë në perceptimin shqiptar, dëshmuan se kanë fisnikëri në vena e shpirt në zemër!

Ishte prekëse kur shihje fëmijë, të rinj e të moshuar që veshën çizmet në qytetin italian ku jetojnë edhe jo pak shqiptarë.

Kam një dajë atje dhe fotot e dy vajzave studente dëshmojnë qartë sesi u rilind qyteti, vetëm me vullnetarizëm e shpirt sakrifice.

Artistë e personazhe të jetës publike bënë donacione për ata që u prekën më rëndë. Ndeshja e famshme Shqipëri-Itali vërtet njihet nga ne për emocionet kuqezi, por pak e dinë se të gjitha fitimet e biletave kanë shkuar në ndihmë të familjeve të përmbytyra nga lumi. Ende edhe sot, në Gjenova solidariteti vazhdon.

Në Shqipëri është e vështirë të gjesh një korpus vullnetar. Duken të gjithë të strukur si pula të lagura nën shi. Këngëtarët apo sportistët e famshëm, (dy kategori tepër ndkuese ne shoqërinë tone që të marrin gjak në vetull po I shave idhullin) ndryshe nga kolegët italianë nuk i sheh të prekur nga kjo fatkeqësi. Asnjë foto, asnjë thirrje solidariteti, asnjë gjest për be! Mbase mendojnë se kjo është një fatkeqësi e jugut dhe e Edi Ramës. Opozita në vend të vishte çizmet ka pushtuar ekranet dhe faqet e online me akuza.

Sa bukur do dukej Albana Vokshi me çizme në Vlorë dhe jo duke u zënë me Alfred Pezën tek Eni Vasili. Kohë e çuar dëm zonja depuetete. Ishte një moment i artë PR për opozitën, ku mund ta nxirrte blof Edi Ramën dhe të tijtë duke dalë nga FB e Tëitter e mbi të gjtha duke dal nga studio e llafeve të kota. Nga ana tjetër qeveria krenohet se askush nuk ka vdekur dhe se ka gjithçka nën kontroll. Kjo e fundit mund të denjojë të hapë të paktën një numër llogarie, t’ju bëjë apel shqiptarëve për solidaritet sepse ne si popull e tregojmë këtë sa herë na e kërkon ndonjë kryeministër (sa inat). E kemi bërë për Kosovën dhe kemi 17 vjet që jemi krenar dhe mirë bëjmë.

E bëmë së fundmi me Charli Hebdo dhe u këputëm nga dhimbja duke shkruar të gjithë: Je suis Charlie. Këtë herë kur fatkeqësia ishte e vëllezërve tanë nuk thamë asgjë. Tek-tuk ndonjë mik më ka kërkuar se mos ndoshta ngaqë jam gazetare duhet të jem në dijeni të ndonjë kontakti apo adrese. Vetë kryeredaktori im Adrian Thano më kërkonte një numër para dy ditësh të Shemsi Prençit, të cilit pas 4 numrave mezi ja gjeta aktualin. Merreni me mend sa e pamundur është për dikë që nuk e gjen dot numrin e kontaktit të duhur. Disa pyesin ne Facebook nësa ka një të tillë! Pra edhe po të duash të jesh njerëzor e të ndihësh ata që janë në nevojë sot nuk ke ku drejtohesh.

Ku janë biznesmenët, këta yje të pafikshëm që mesa duket nuk kanë para për fatkeqësi? Nuk kanë edhe shumë faj ,është kohë e vështirë, po pregatiten për fushatën për të blerë kokat e radhës. Paratë nuk janë për ata të shkretë fshatar në jug! Ku ishte këto ditë Kreshnik Spahiu që tundi Flamurin Kuq e Zi dhe gjithë të tjerët që thonë se të parin kanë Atdheun. Asnjë solidaritet as nga sportitët e famshëm, as nga këngëtarët, as nga gazetarët, as nga aktorët që ju ka rënë perdja e pezmit prej kohësh.

Ku janë edhe vëllezërit Kosovar që në jug udhëtojnë çdo verë tashmë falë autostradës së kombit? E kam fjalën për qytetarët jo për ndonjë deklaratë politike. Apo jemi vëllezër vetëm për pushime?! Shumë pak po e bëjnë diferencën. Madje edhe ata fshatarët e përmbytur nuk duhet të kenë kohë të dalin e të ankohen nëpër mikrofonë por t’i shtrohen punës bashkë me fqinjët e tjerë të cilët po përpiqen me mund të madh.

Një gjë është të ankohesh tërë ditën dhe tjetër të përpiqesh për të bërë diçka për hallin që të ka sjellë sa natyra, aq edhe vetvetja. Zv Kryeministri Peleshi para ca ditësh thoshte se shpreson në një fond nga BE. E pse? Fondin mund ta krijojmë, siç e gjetëm për pritjen e Papës, për këngëtaren britanike Xhejsi Xhei, e për shumë punë të tjera të lavdërueshme. Qeveria nuk ka pse i bie as nga Kina e as nga Brukseli. Të mos lodhet shumë, boll të ulë kokën e të kërkojë ndihmë e ta pranojë kur ajo i ofrohet nga qytetarët e saj. Aq më mirë pastaj, nëse i shfrytëzon burimet, bashkë me BE-në.

Edhe televizionet mund të kishin bërë një spot siç e bëjnë për çdo sallam, djathë, dhe gratë e dhunuara, meqë janë projekte të mira këto gratë që rrihen! Vetëm një apel, një numër llogarie, një përpjekje shpirti qytetar dhe fatkeqësitë përfundojnë si gur të lehtë në fund të Vjosës, Semanit, Drinos. Fatkeqësitë janë edhe moment bashkimi, është njëlloj feste e përbashkimit që vërtet vjen nga një kujë por mbart në vevtvete një çast ngadhnjimi i cili të bën më të fortë e të pastron jetën nga mërzitë e kota. E keni parasysh ku përcillet një njeri për në banesën e fundit; Ka një çast drite kur të gjithë shkëputen nga hallet e tyre.

Është për të hipur në majë të Dajtit dhe të ulërish me sa të mban shpirti, që nuk e kemi fuqinë të dalim mbi ujë. Një ditë, druaj se do mbytemi nga vetja jonë.

 

Pamje nga përmbytjet në Jug të vendit
Pamje nga përmbytjet në Jug të vendit

dele

Sot takova dikë që e quaj shpesh, me pak humor bujk.  Në fakt është një dashnor i tokës, një rritës bagëtish, prodhues bulmeti, një njeri i fiksuar pas ullirit, kafshëve dhe fermave. Quhet Artur Dojaka shumë e njohin edhe si drejtues të partisë Aleanca Popullore.

E pyeta dje nëse kishte një ide për atë çka po ndodhte.

Dojaka tregon për DITA-n sesi mund të menaxhohen bagëtitë e shpëtuara; si mund të zhvendosen ato të ngordhura.

Kush ka shpëtuar, duhet trajtuar në mënyrë emergjente. Me koncentrat i cili u jep energjinë që u duhet;  proteinat për ato që janë ende me qumësht, si edhe ushqim të balancuar për ato që janë para pjelljes. Momenti është delikat, sepse kjo është një fazë ku delet dhe sidomos dhitë janë në fazë pjellore” – thotë ai

Dojaka shton se pas viteve ‘90 është bërë masakër. Lumenjtë janë zbathur komplet nga materiali i tyre guror në tërë këto vite. U janë ndërruar e gërryer shtretërit.

Ai i bashkohet idesë së vullnetarizmit dhe solidaritetit në situatën e krijuar.

Z.Dojaka, si mund të ndërhyhet?

Sigurisht me vullnetarizëm. Mbi të gjitha. Nga qytetari i parë e deri tek fshatari i fundit. Nisur nga ajo që kam parë, për çdo fshat të përmbytur do mjaftonin nga 20 vullnetarë që ta përballojnë gjendjen.

Ju do shkonit?

E kam bërë dhe jam gati ta bëj përsëri. Duhet edhe organizim sigurisht.

Ka munguar krejtësisht mendoni?

Jo. Vënia e hidrovorëve në punë përshembull ishte veprimi i duhur nga Ministria e Bujqësisë. Po të mos ishin vënë në punë hidrovorët, situata do ishte më keq se kaq.

Po çfarë duhet bërë që mos gjendemi kaq të papërgatitur?

Është koha për studime të mirëfillta. Duhet të thirren dhe të merren në konsideratë specialistët e vjetër. Disa prej tyre janë ende gjallë.  Dikur ata kanë bërë që Shqipëria të mos përmbytej. Dhe e dinë më mirë se të gjithë ku duhet ndërhyrë në mënyrë emergjente. Duhet t’i rikthemi databazës së vjetër që për hir të së vërtetës, është e vetmja që kemi patur në rregull. Katrahura e pas ’90-s nuk mund të gjejë justifikim te antikomunizmi.  Në raste të tilla u jap të drejtë atyre që thonë: për disa gjëra rroftë diktatura. Dhe sistemi që disiplinonte rregjimin ujor para 90-s është padyshim një prej këtyre. Shkatërrimi i tij është një krim pa ndëshkim që na ka çuar në situatën e rëndë që po përjetojmë sot.

 

Pamje nga aksioni vullnetar në Xhenova/Itali
Pamje nga aksioni vullnetar në Xhenova/Itali

10961747_10203565122905593_779594035_n

10983429_10203565113345354_7965178109778137972_n

 

Share This Article
62 Comments
    • Shqiptaret jane shume solidar, kjo nuk duhet te vihet ne diskutim. Por ju gazetaret duhet te jeni me realiste dhe te beni analiza me objektive. Ne keto momente nuk duhet te kete debate poliike per situaten , por te vihen ne veprim rerurset e keti vendi per te shpetuar cdo vlere. Te ndihmohen njerezit dhe pastaj diskutojme. Nqs Mira kazhani , do shembuj nga solidariteti i njerezve ne Shqiperi, po i kujtoje ndihmen qe dhane te rinjte e shkodres, lezhes, bile dhe nga gjimnazet e Tiranes( Sami Frasheri etj) ne permbytjet ne zonen e shkodres ne vitin 2010.

      Artikulli eshte i mire, por duhet folur me konkretisht.

  • Dite e premte, babai thote, te djelen, do te shkojme te Kisha e Shen Prokopit, (liqeni artificial i Tiranes), do te vi filani me familjen, filani dhe filanja dhe kuptoja se po beheshim tre deri kater familje, qe do te kalonim nje dite te djele ne piknikun e rradhes.
    Por e bukura ishte se asnje nga keto familje sishin kusherinj apo te aferm, por ishin shoke e shoqe pune, qe bashke me familjet, kushi krijuar nje shoqeri te paster dhe te sinqerte.
    Vinte e shtuna, pa urdher, dilnim ne mengjes heret dhe pastronim, mbillnim lule dhe krijonim nje ambient te paster, te gjithe banoret, se ishim te gjithe te brymosur me ndjenjen e sakrifices, te solidaritetit.
    Skishte fatkeqsi natyrore, qe shqiptaret mos te ngriheshin ne kembe, per ti ardhur ne ndihme, pjeses se prekur nga fatkeqsia, por gjithashtu, ne cdo fatkeqsi, qe sillte edhe pasoja per shkak te neglizhences se ndonje zyrtari, kishte edhe dhenie llogari, deri ne nje.
    24 vjet shkerdhatokraci, shkaterruan shpirtin solidar te shqiptarit, kjo eshte hataja, qe na solli kopili Sali berisha, per kete shqiptaret duhet te cohen dhe ta djegin kete kerme serbofile.

    • O “kaleci bulevardit” shume mllef ke ne shpirt. kujdes shendetin. Sa per dijeni, te shkosh vullnetar ne zona te prekura nga fatkeqesi natyrore, nuk eshte njesoj si te pastrosh rrugen prapa pallatit apo te mbjellesh lule. te ka mbetur ora tek ideologjia. Mjere PS c’mban brenda.

      • Cpate moj tomore, une tregova momente qytetare, jo jeten tate me fqinj arushen, se te solli shpellari ne Tirone, mos kujto se u bone tironc, ai qe ke qen je akoma, vetem se tani si drejto floket me shkum sapuni 15 leksh, por i drejto me xhel, por zhulin e ka akoma ke rrudhat e qafes, ske ci bo, so kollaj me u bo qytetar.
        Shko futi nji aranxhate ke blloki.

        • I ziu ti qe vec mllefi te ka mbetur. Jam 250 vjet qytetar nga Korca dhe sternip i Nuci Nacit si dhe 110 vjet banor i Tiranes (te paret e mi sigurisht). Urime per injorancen e ndarjes te atyre qe jetojne me “arushen” dhe te atyre qe jetojne ne “lluce” Perspektive te madhe ka ky atdheu yne me palaco pa atdhe si soji yt.

          • Tomorr, si sternipi Nuci Nacit a mund te japesh me teper informacion per origjinen e tij, nga ka ardhur famija e tij. Ne nje shkrim flitet qe eshte nga Mokra, por dua te di saktesisht nqs eshte e mundur. ju uroj gjithe te mirat

        • o Qorri qeveritar ,nqs e ke ne gjak dhimbsurine ,nqs ndiqen politikat sociale te duhura nga nje shtet ,nuk te iken ,asgje nuk te iken as nga Saliu ,as nga Ramiu ,
          pse nuk merr cizmet proletare dhe te shkosh atje te futesh bythen tende te siguruar me siguracion kapitalisti ne mes te ujit dhe te ftomes ??
          ti familje vullnetaresh ,pse je ne internet ende ?????
          pse nuk e hapi vilen bunker Idhulli jot zhgaravinapikturash
          te strehoje qofte dhe nje kokepalr te gjore ???
          pse nuk dha shembullin i pari ??????????
          pse HALEati jot qe ka vilen me 13 banjo nuk e hapi shtepine ,te jepte shembullin qe ato leket e bllokut po i pastronte nga balta ??????????
          kjo letra e kesaj gazetares duhet te fillonte keshtu :
          I dashur shtet LEGEN
          Te them LEGEN sepse kam shume vrer te vjell ne ty
          dhe LEGEN MU DUK TERM ME I PERSHTATSHEM
          SE WC
          gjithsesi ti merr e zgjidh vete sepse nuk me ngel hatri
          ti shtet LEGEN ,me ben te urrej dheun meme ,me baltos shpirtin ,jo vetem cizmet ,ti me merr dinjitetin kur me humbet pronen ….e keshtu LEGEN ,LEGEN ,LEGEN
          derisa ti vjell te gjitha ,qe ajo balta tu duket si mjalta
          ……………..
          Nuk ka ende nje llogari bankare ,nuk ka shpallur ende
          GJENDJEN E JASHTEZAKONSHME
          do te ta shkruaj une pse nuk e ben ??
          a e di ligjin ?? A e di mor QORR dhe HORR ???
          te ka ngel ora te saliu ,ujku ujku e cakalli i 1 milion votave po ben kerdine .Fieri eshte kryeqyteti i socialisteve mor qorr tirone ,e degjove deklaraten e prefektit ??
          po i strehojme te te afermit e tyre ….shteti ,kjo eshte pergjigjia e shtetit
          ik mor qorr militant ,mos na trazo me shpirtin
          mjafton balta ….na mbyten tellallet dhe budallet !

          • Nigjo mor pellazg, desert a nastralesh, seshte e thene te dalesh me gjthfarlloj emrash, qe te besh kundershtarin, momente solidariteti, kemi patur me bollek, edhe para se ne Shqiperi te instalohej komunizmi,por mbas 45-ses, shume fatkeqsi natyrore, u perballuan me nje solidaritet te jashtezakonshem dhe jam dakort me nje komentues, ku thote se zonja Kazhani, ska nevoje te shkoje deri ne Itali, per te na treguar se ceshte solidariteti njerezor, se Shqiperia ka mjaft raste ,ku nje popull cohej ne kembe dhe beheshin nji me banoret e zonave.
            Ndersa ti tumor, edhe une simbas kerkimeve kam dale ster, ster, ster e sternipi i Gjergj Kastriotit.

          • Tumorrr shyqyr qe su bera pjese e vaksinimit te saliut, kur erdhi ne pushtet ne vitin 92, qe e ke hengur ti ate vaksine, skam cte bej, mbaje tani.

          • Hahaha sa i frustruar qe je o i ngrate. Je shume zbavites. Kam votuar per here te fundit per referendumin e kushtetutes o ditezi. Pra kam 18 vjet qe jam i ndergjegjshem se cfare klase politike kemi dhe as i qasem kujt. Por ti vazhdo te shkruash se je shume zbavites dhe mua me nxjerr mallin e Sotires qe e kishim kryetare te frontit.
            Vazhdo kalec se ke te ardhme.

          • Ku ha buke Pellazg AAnnus palari ? Mund te kete ndruar lekuren e tij dhe ka rojtur mjekren e tij alla talibance.

          • Nuk e kuptove kete….. Horrin.
            Sa degjon perjudha e komunizmit te
            erresohen syte dhe arsyetimi, nxjer
            “kallazhnikovin” e leshon bresheri.
            Solidaritet e jete sociale ka vetem
            komunizmi. So che non ti piace, ma
            è cosi.
            Kjo Mira Kazhani nuk e njeh realitetin
            Italian, por si diletante medioker ka guximin
            te marre foto nga interneti e te shkruaj.
            Cambia una realtà, per ….cambiare un altra.
            Mos e lexo kete kategori gazetaresh.
            Tu sei meglio……..a volte.
            Mica sempre, come me.

            Ah,
            Ky horri i bulevardit nuk eshte komuniste,
            ky cerek shekull e ka bere nostalgjik per
            Enverin. Beh……comprensibile.
            Capita anche a te. No ?
            A me no. Naturalmente.

          • Shyqyr qe msut gjuh te huj, shko ne plazh shef katunare qe i therrasin fmijve te vet ella dho, vieni cui e lloj lloj gjuhesh.
            Doni me repliku, ketu shkruhet shqip dhe folet shqip, mjaft me na u tregu te jashtem.
            Pordhace katunaresh.

          • Qyfyri i Bulevardit,
            po ti edhe shqipen e ke te cale o derezi e kerkon te japesh mend kur nuk ke per vete.

          • po po ,jete sociale ka vetem komunizmi
            detyrimisht ,ne nje fshat kishte 3 tv ,ndaheshit me turne ,nje pjese shikonte ndeshjen ,nje pjese filmin dhe te i treti shikonit realizimin e planit te preshit .dhe solidaritet do kishe medoemos
            per te bere nje dasem ngrihej ne kembe nje fshat i gjithe ,mblidhnit luge e tenxhere ,karrige e tavolina ,
            enet i lanit fshace ne nje pus .
            Mjaft te lutem ,mjaft !
            e njoh une Italine ,kur ben shkollen aty 1 vit te dergojne ….pune vullnetare .Ne nje qender per tossicodipendenti e kam bere .
            Motren e kam ende atje operativ te Kryqit te Kuq , 2 vjet pune vullnetare .Po shteti i garanton uniformen ,rrogen , i paguan dhe rrogen kur e heq nga vendi i punes qe ka ne normalitet .Sigurisht e falenderon !
            Italia ka problemet e saja ,si dhe kapitalizmi ne pergjithsi ,por eshte i vetmi rend qe funksionon .Komunizmi juaj e trasformoi njeriun dhe deshtoi ne cdo aspekt .
            Deshtoi pikerisht te Njeriu .
            une kam ber 5 vjet pikerisht atje ku del uji ,une e di se cfare heqin dhe cfare i pret ata njerez .Njoh mire dhe B.Zeqon ,kete felliqesire te riformuar nga kalitja e partise .
            Nuk po lexiz as gishtin e vogel …se ka inat me Partine tani .
            Neveri ,Neveri asaj kaste politike !

            Horrit i ka ardhur ne maje te hundes kapitalizmi , sepse i mungon jeta sociale ,tallavate me realizim plani te preshit .Shfrytezojne cdo te mire te kapitalizmit
            dhe vajtojne bunkerin .Te kthehet ,te kthehet atje ,te bej 15 dite ne mes te atyre njerzve
            se pastaj do flase ndryshe ….dhe jo vetem ai
            edhe ti …vecchio comunistta 🙂

          • O Derri i serte,nastradin tan halabaku,ballisti i penduar dhe kafshe te trjera te egra!
            Vetem duke te lexuar ty,o KERME i jap te drejte ENVER HOXHES,qe ju VARI NE LITAR,JU PUSHKATOI,JU BURGOSI,INTERNOI dhe ju thau TRURIN!
            Te je nje KAFSHE pa shirt!
            Edhe gjakun duhet ta kesh uje!
            Ku e ke mbajtur gjithe kete URREJTJE prej egersire,o KAFSHE e ndyre!!
            Habitem se si moderatori te hap rruge ty,o PLEHRE!

          • eshte armiku i kllases dhe moderatori
            🙂 😛
            jane shtuar shume reaksionaret
            nuk na vrau dot te gjithve .[keshtu shpreh dashurine per mua …ma dergo nje foto ketu ,se ku i dihet ]
            une nuk kam urrejtje ,dhe ty te dua shume
            ata me te meta mendore i dua me shume se te gjithe 🙂

          • Na moj linda, mos ju fut pa rradhe moj se nuk ka vend per ty tek treshja tumorr, desert dhe info rakitike, dhe sallakja qe donte me hy, spo arrin dot, se keta e bejn treshe, ti moj linde, je seksi i urryer per treshen e SHQU-it, shko regjistrohu njehere ke lulja e saliut, masnej futu dhe bohuni katershe, po prap ke per tmet e zhgenjyme.

    • Pershendetje Horri i Bulevardit,

      Pergjithesisht kam respekt per komentet e tua dhe arsyetimin per fajtoret e situates qe po perjetojme.

      Gjithsesi nuk mund te mohosh qe Rama po e perdor Sali “kopilin” (sic e quan ti) si GOGOL per popullin, ne vend qe te mobilizoje te gjitha forcat per ta burgosur e per t’i konfiskuar milionat e vjedhura. Dhe nuk eshte detyra e popullit per “ta djegur kete kerme serbofile”, por eshte pikerisht misioni i shokut/shefit tend (dhe e theksoj kete), per te cilin mori besimin e 1 milion votuesve.

      Pa u zbardhur dhe ndeshkuar korrupsioni dhe abuzimi me detyren i te gjithe zyrtareve te larte, platformat antikorrupsion te shpallura se fundi do te jene thjesht nje vrime ne uje.

      Shpresa tek shoku/shefi yt ishte e madhe ne 6 muajt e pare te qeverisjes, por pas kesaj periudhe, po tregon qe i ka hipur gomarit mbrapsht duke e kerkuar korrupsionin tek bakshishet e kamarierve e jo tek milionat e tenderave qe financojne partine e tij.

      Keshtu nuk behet shteti, thjesht mbahet pushteti…

      • Imagjino sikur sot te arrestohet Sali Berisha, do shperthenin komentet dhe do te ngrehej Edi Rama ne qiell, per guximin dhe vendosmerine dhe qe e mbajti fjalen, para 1 miljon votuesve.
        Por gjithashtu imagjino, cfare do te ndodhe po me te njejtit komentues, qe e ngrejten Edi Ramen ne qiell, sikur Sali Berisha, mbas nje ore, te dilte pa lagur nga komisariati i policise, do shperthenin perseri komentet kunder Edi Rames.
        Ta dhashe kete supozim! Jo per te kundershtuar, por ti kujtuar te gjitheve, se pa u zbrazur prokuroria e gjykatat, nga berishianet, kjo gjendje do te vazhdoje.
        Tung.

  • Artikull origjinal Mira, urime. Vetem ki parasysh dicka vajze e mbare; e di ti qe ai “vullnetarizmi” kerkon si shume para? Me ushqim do mbahen ata vullnetaret apo mjaft e kane ujin e gjolit? Po nja 5 ore gjume do ti bejne? Ku do flene? apo ne mullaret e mufatur nga lageshtia? Keto per vullnetaret qe s’kane c’japin pervec vullnetit dhe kontributit fizik. Per ata te tjeret qe permend ti; 100000% dakort. Jazek i pacin nese i kane e si japin.

    • Lekët nuk i jepen më OJQ-ve që nuk i hyjnë në punë askujt, por vetëm atyre që i krijojnë për te vjedhur bashkë me politikanët bastardë!
      Le të lihen telenovelat e shpifura turke që po e çojnë këtë popull drejt injorances e dembellëkut, e të merret shembulli i Europës me sherbimin civil i cili do ndihmonte në aktivizimin e punësimin e të rinjve!

  • Blendi Fevziu bëri një “Opinion” për rrëzimin e pilotit në Spanjë. Pasi e shanë,e fyen,e përgojuan të ndjerin,gruaja e tij pyeti:”Po mirë do na i sjellin trupin se duam ta qajmë e të ketë një varr!”
    Dje Ministria e Jashtme njoftoi Fevziun që t’u thotë famljarëve se kufoma do të vijë pasi të mbarojnë hetimet në Malaga.
    Ndërkohë bëjmë me dije popullin shqiptar që për shumë çështje që s’merr përgjigje të flasë vetëm me Fevzon. Me askënd tjetër.Se nga ai do merrni informacion të shpejtë dhe jo prej shtetit që i dhatë një milion vota.

  • Te cudit mendesia shqiptare ,qe presin, qe cdo gje t’ja u rregulloje shteti! Nje ure i mungon nje drase hajde shtet! Nje papasterti neper oberre te perbashketa -hajde shtet!Shteti dhe Zoti te ndihmon kur ndihmon vehten!PD qe shkateroi Shqiperine thote prap -shteti!Nderton shtepine ne buze te lumit prap -Shteti! Marin ndihme sociale dhe pertojne te pastrojne vendin perreth prap -Shteti! Keshtu i mesoi Berisha per 25 vjet vetem votoni per shtepine e Berishes dhe beni c’te doni!

  • Oj goce na e ke myll gojen me kete artikull….te lumt pena..

    Nuk e kemi ne ndnjejen e solidaritetit…..ne gezohemi kur ngordh lopa komshiut.

    Le te hapin nji llogari bankare qe te ndihmojm te gjith nga pak..

  • Ehu bre. Me shume kane hall kopete politike te dhenve, gomereve, dhive, derrave ku bejne pjese se te sillen si qytetare. Ka pak qytetare Shjqiperia.

  • Po mor po. Se donin te ndertonin shtepite buze lumit me gure, rere dhe zhavorr te vjedhura nga shtrati i lumit, eshte faji i qeverise dhe i atyre qe nuk ndihmojne !!!!

  • Te gjithe ndjejne keqardhje per fatkeqesine qe u ka rene nje pjese,e sic duket po perpiqen me sa munden t’i ndihmojne.Une mora ne tel. nje mikun tim,afer Vlores e pyeta per gjendjen dhe a kish nevoje per ndihme,ai me tha ;jo shyqyr Zotit ner neve nuk e zbrazi inatin se ishim ne hallallin tone,kurse atyre qe na morren tokat e kullotat,i ndeshkoi Zoti.-Pse ?Atyre ja u dha shteti me ligj,i thashe,-po, te mos e pranonin pronen e tjetrit,po ju erdhi mire kur e morren ate qe s’ju takonte(haramin),nuk mjaftoi kjo,por edhe ndertuan ne mes te ares,-pse budallenj qene pleqte tane qe nuk ndertuan as kasolle ne ato vende,e keta grabitqare dolen me te mencur ?-Nga keto qe degjova,e kuptova qe nje hendek i madh eshte hapur midis njerezve,per solidaritet ae qe behet fjale !

  • Kur u permbyt zona e Veriut ne kohen e Saliut,ne buxhetoreve na mbajten nga 1000leke(te reja)nga rroga pa pyet njeri.Tani le te dale dhe Saliu me kopene e tij dhe te jape dhe ai nga rroga e tij.Le te dalin te gjithe qeveritaret,deputet e Florit biznesmenet e te japin dicka se nuk varferohen .Megjithse autorja e shkrimit i ka thene te gjitha qarte dhe sakte.

  • Nisma Thurje po mbledh ndihma, isha dje dhe dhurova. Kishin mbledhur goxha, kjo tregon qe ka pergjigje nga njerezit. Te gjithe duhet te japimnga pak

  • @Kazhani,
    Shqetesimi juaj eshte edhe shqetesimi yne, por, me lejoni tu bej nje vrejtje!
    Jeni munduar shume duke shkuar kaq larg deri ne Gjenove per te gjetur vullnetare. Sikur te me kishit kontaktuar mua, me siguri do tu kisha derguar disa fotografi qe tregojne se si shtepite e Librazhdit, te Dibres dhe te Bacallekut u ngriten brenda muajit sikur ti kishte urdheruar Arapi i perrallave te gjyshes sime……. I kerkoi mbreti djalit te plakes qe edhe ai (djali) te kishte nje pale saraje si te tijat dhe pas kesaj te mund ti jepte vajzen per grua. Djali shkoi ne shtepi, mori myhyrin (unazen) qe i kishte dhene gjarperi, e shkoi tre here nen gushe dhe perpara i doli arapi.- Cfar kerkon zotni? Djali i tha se i duheshin nje pale saraje si te beut (mbretit-se gjyshja ime ishte pa shkolle) deri te nesermen. Arapi punoi per tere naten dhe ne mengjes beu u habit kur pa sarajet e djalit te plakes prej se largu……. Po, …. po, kjo nuk kishte qene nje perrrallle… arapi vullnetar kishte ndertuar edhe shtepite e librazhdasve , edhe te diberaneve edhe te Bahcakllekut….
    Dua te them, nuk duhet te shkojme shume larg per te pasur shembuj te mire prej vullnetaresh, kur vullnetaret fisnike dhe shume fsinike do te doja te thosha, i kemi motra, vellezer, prinder etj etj, Mos shko larg…….por me shume do te thoja: Mos kini frike!….

  • URIME MIRA . PO NUK BESOJ QE DO PREKESH ZEMRAT E ASKUJT . BILE JAM I BINDUR SE DO TE TELEFONOJN E TE SHPREHI MOSDAKORTESIN ME SHKRIMIN

  • ..s’ma merr mendja ,ose une nuk di ndonje rast ,qe i mbyturi te shpetoje te mbyturin..
    —————-
    ..brigjet e lumenjve nuk duhet te preken,se vjen nje dite te vjen gjema.Nuk mund te behen ndertime ne zona te pa studiuara sepse ç’do gje mund te presesh ndonjehere..pemet ..ç’faj kane ato qe i presin?…dhe pastaj mallkojme ndersa paguajme per gabimet tona.
    Natyrisht thirrjet tuaja z Mira duhet tja drejtoni politikaneve perkates ,qe jane zgjedhur historikisht ne keto zona..ka ardhur koha te pergjigjen ç’kane bere dhe ç’kane ndrmend te bejne..demet kane ardhur ..mendoj jo per faj vetem te natyres,por daljes kunder saj..shpreh keqardhje per vuajtjet dhe humbjet.

  • OOOOOOO MMMMIIIRRRAAA,,,,,,,,,,,,,,,,,,, beje bilancin e shkrimit dhe shiko se sa solidaritet do te dale me te permbyturit si nga qeveria dhe nga komuniteti dhe dil ne perfundimin BEN VAKI,BEN……………………………………….

  • shkrim i bukur dhe tema shume e pikasur..i kemi humbur ndjenjat vellazerore dhe te solidaritetit…po na e prish jeten dhe shoqerin kjo politik dhe kta mut politikan qe duan te bejn politik dhe llafe me fatkeqesi shqiptaresh…mezi presin ndonje fatkeqsi me shqiptar dhe ta shrytezojn per interesat e tyre…shyqyr qe kemi gazetar te talentuar qe prekin thelbin e halleve dhe problemeve qe te senzibilizojne shoqerin per ndonje reflektim qytetar pertej politikes percarese qe po bejne zoterinjt me çizme llastiku

  • Te gjitha hahen ose shyhen nga pak…. po prefektja e Vlores ne opinion kur permbytjet ishin ne kulmin e tyre kjo s ka b….. ku te rrije ………….

  • Artikulli shumë interesant dhe fatkeqsisht shumë real. Mirëpo meqë shqiptarët nuk e kanë vullnetarizmin ne kulturen e tyre ky fenomen duhet krijuar. Ne Itali egziston i ashtuquajturi ‘sherbim civil’, te rinjve nga 22-28 vjeç i jepet mundësia që çdo vit te perfshihen ne këto programe dhe te marrin nje pagë mujore minimale por që për të rinjtë është shumë e rëndësishme duke parë edhe papunësinë e lartë midis të rinjve. Kjo politike mund të përdoret edhe ne Shqipëri, qeveria duhet te krijojë një ligj të posaçëm për përfshirjen e të rinjve në një lloj shërbimi civil. Mjaft më me lek te hedhura dëm hajdutave te OJQ-ve te lidhur me politikanët injorant e të korruptuar.
    Ne na duhet kohë të bëjmë këto ndryshime, duhet që të rinjtë që studiojnë dhe kanë studiuar jashtë të bëhen elita e ndryshimit e politikës dhe shoqërisë shqiptare. E vështirë por jo e pamundur.

  • I mire shkrimi dhe sensibilizues, por ketu Mira debati eshte bere me i madh per shkaqet qe sollen ne kete gjendje, se shi ka rene edhe me pare, dimer ka bere edhe me pare. Psh, ju po thoni qe nuk gjenit dot nr e cell. te Premçit, kur duhet te jete dikush nga ky ent qe duhet te mbaje ne korrent publikun me ecurine e emergjences. Ju keni pare çfare bene vullnetaret ne Gjenove, por ndofta nuk keni ndjekur polemiken dhe debatin e forte mbi mungesen e pergjegjesise dhe paaftesine e strukturave te emergjences ne rastin e Gjenoves, u be debat shume i madh dhe botuesi Marco Travaglio doli me shpate te madhe e mjaft aktiviste i vune gishtin paaftesise se qeverisjes dhe strukturave lokale. Pra, e dashur Mira, solidariteti eshte diçka pasionale, e padetyrueshme; mund ta besh ose jo, kurse pergjegjesia eshte e strukturave shteterore dhe lokale. Duhej ngritur ushtria ne kembe – ajo qe ka mbetur – se e kane edhe detyre. Te vihen para pergjegjesise strukturat lokale qe kane lejuar shftytezimin barbar te shtrateve te lumenjve, se ju ndofta nuk e dini me perpikmeri, por Semani eshte lume shume i shkurter, rezultat i bashkimit te Osumit dhe Devollit, ti shikosh keta dy lumenj te gjate se tere gjeresia e Shqiperise do vesh duart ne koke, eshte bere masaker e papare. Pa lere plehrat, Berati dhe Kuçova i hedhin plehrat ne lume, e kam fjalen per entin e Higjienes qe trajton plehrat urbane. Ku jane pritat dhe argjinaturat, qe dikur fuksiononin? Keto jane thelbi i problemit Mira, qe tragjedite mos te perseriten. Padyshim qe ju keni te drejte per mungesen e solidaritetit, por keto sentimente nuk jane me ne mode. Psh,hidhi nje sy ne Wikipedia permbytjes se Firences ne nentor 1966 dhe asaj te Gjenoves tani, do dallosh diference kolosale ne kete drejtim. Atehere Firencen e ndihmoi tere bota, edhe ruset, hungarezet e vendet e bllokut lindor ofruan ndihme, perfshi Richard Burton, qe thote:”Firence i perket tere botes, e keshtu eshte edhe qyteti im”. Ne duhet te ndihemi me solidare, te themi”Burreli eshte edhe qyteti im…”, por jo, na ka hyre virusi i perçarjes. Jemi kthyer ne viktima te dogmave krahinore, ku Sala perfaqeson “maloket” dhe “Edi” i rradhes moçaloret. Suksese edhe njehere, kureshtar jam nese gazeta Dita ofroi ndonje fond te vogel, duke qene se Thano duhet ti ktheje Semanit ate borxhin e plazheve falas te femijerise.

  • Solidariteti i pranishem ne Itali dhe i munguar ne Shqiperi ne rast fatkeqsish ka nje shpjegim. Jo se jane italianet me altruiste e xhentile, as se jemi ne me te ngushte e sarafe! Por se ne Shqiperi, ndryshe nga Italia, ka qene per 47 vjet ne pushtet fara komuniste qe e detyronte popullin drejt nje ” solidariteti ” fallco e te detyruar me zbore, pune prodhuese, aksione misri me kubik e pa kubik, fushata e maskarada te pa fund qe e lodhen dhe merziten aq shume kete popull sa sot nuk duron dot me skena se i sjellin ne mendje kolektivizimin komunist. Kurse ne Itali e gjetke ka patur liri e dinjitet populli prandaj solidaritetin ne fatkeqsi e ka real e jo te shtirur, as te detyruar!

  • Tek AMSHC, (ne krah te shkolles 9 vjeçare “Naim Frasheri” mes pallateve te 21-shit) mund te çoni kontributin tuaj, qofte edhe ca rroba apo batanije apo ushqime te paketuara.

  • “Një ditë, druaj se do mbytemi nga vetja jonë”, thote mes tjerash z/znj.M. Kazhani.
    Hala se paska mare vesh e nderuara se ne jemi te mbytur prej momentit kur prishem, rafshuam, pergojuam, degjeneruam… gjithcka te ndertuar me mundime shqiptare. Kur do ti dale gjumi / bari kesaj z/znj? Shkrimi tend z/znj.,- ndonese i thurrur bukur – eshte petulla me uje. Ciao cara. Ci vediamo al mondo eterno.

  • Per fat te keq ne shqiptaret nuk jemi edukuar me ndjenjen e solidaritetit. Nuk ka ne asnje tekst shkollor, ne asnje nivel te arsimimit tone, edukim per te ndihmuar shoku- shokun.
    Edhe ne vitet para ’90 edukata eshte me shume e imponuar sesa e lindur dhe e edukuar me njeriun. Kurse ne kohet e sotme vendin e solidaritetit e ka zene zilia, urrejtja, xhelozia etj…
    Dhe per te kompletuar te gjithe kuadrin e jetes tone shoqerore media cdo dite na helmon mendjet tona me sjelljet rrugacerore te politikaneve tane, me korrupsionin e hajduterine e pushtetit te djeshem e me arrogancen e mendjemadhesine e pushtetit te paafte te sotem.
    Pashe para nja dy netesh ne TV Klan prefekten e Vlores: e turpshme, gati me doli nga ekrani me arrogancen e saj. I hakerrehej gazetareve qe thoshin se ka shume banore nga zonat e permbytjes qe nuk kane marre akoma asnje ndihme. Dhe cfare beri kjo bretkoca e rradhes e qeverise Rama? Ne vend te interesohej se per cfare zone behej fjale, apo si ka mundesi te kete ndodhur dicka e tille, apo te telefononte ne shtabin e emergjences civilie per te pyetur, kjo majmune e paturpshme kerkonte prova te filmuara sebashku me shpellarin Prenci.
    Cfare duhet te bejme ne te shkretet qe te jetojme me pak qytetari?
    Pyetje retorike apo dikush nga lexuesit e shtypit apo gazetaret kane ndonje pergjigje per mua?

  • Zonja gazetare!
    Shqetesimi qe ngreni ne kete shkrim, nuk eshte vetem i sakte dhe i drejte, por eshte dhe pasqyrim drejtperdrejte i nje realiteti qe po jetojme,
    Per dijenine e ca zagareve qe lehin ketu kot me kot (meshkuj dhe femta pa asnje dallim), do te thoja me bindje te plote, se demi me i madh qe i eshte bere Shqiperise dhe shqiptareve ne keto 25 vjet shkerdhoanarshi qe eshte prezantuar dhe prezantohet si demokraci, eshte pikerisht vrasja makabre qe i eshte bere solidaritetit njerzor veçanerisht ne fatkeqesi te tilla. Nuk do shume mend qe ky eshte produkti antikombetar qe ka prodhuar politika qofte majtas dhe qofte djathtas. Diktatura komuniste, mund te vihet dhe te kryqezohet per mjaft faje dhe gabime dhe kryesisht per fukarallekun, mbylljen dhe luften e klasave. Por kjo shkerdhoanarshi e servirur nga gjithfare sherbetoresh te sherbimeve antishqiptare, ja ka kaluar me kohe gjithe fajeve dhe hajvanlleqeve te diktatures hoxhiste.
    Dikush ketu me lart bene nje replike duke na mbushuir mendjen se solidariteti ne bashkejetesen normale qytetare nuk eshte njellloj me rastet e fatkkeqesive natyrore. Duke qene se jam nje individ qe e kam jetuar ate kohe, do t’i thoja ketyre llapaqeneve, se mund te sjell shume shembuj te asaj kohe qe flasin per nje ndjenje solidariteti qe as qe mund te krahasohet me lotet e krokodilit qofte te shpures se Sali Plehut dhe as me mburraveclleqet e
    Sajmir Tahirit. Ne 15 Prilll 1979, termeti i fuqishem ne Shkoder, ku pati dhe viktima ne njerez per shkak te kohes se renies, rrafshoi komplet lagjen Baçallek te ketij qyteti. Por ishte pikerisht solidariteti njerzor (pa perjashtuar angazhimin e shtetit te athershem dhe strukturave te tij) qe e ngriti nje lagje te tere me ndertime komplet te reja per 30 dite dhe asnje ore me shume. Po keshtu ndodhi edhe ne termetin e Dibres ne 1967, ne ate te Dhivrit, ne bllokimin nga reshjet e debores ne 1985 ne veri, ne permbytjet e 14000 ha toke ne zonen Fier-Vlore nga dalja e Vjoses me 31 Dhjetor 1970 dhe 1 Janar 1971 dhe plot raste te tjera. Ishte vullnetarizmi i qytetareve dhe fshatareve qe u erdhen ne ndihme banorebe te zonave te demtuara qe mundesuann lehtesimin e punes se shtetit per rikthimin e gjendjes normale. Po ne sot jemi bere sikur jemi te gjithe njerez pa nerv dhe pa gjak, Ashtu si dhe politikanet qe i bien daulleve te interesit dhe ne qytetaret e zakonshem i mbajme iso atyre me tifozlleqe idioteske.

  • ne kapitalizem njeriu per njeriun eshte ujk kjo dihet botrisht,vetem nje injorant,ose trafikant ideshe dhe interesash mund te thote te kunderten…solidaritet te vertete ka vetem socializmi .ka me shume se nje argument dhe njemije te tjera qe vertetojne kete argument.ne kapitalizem njeriu eshte i interesuar vetem per veten e tije,sa dhe nje dhimbje dhemballe eshte i gatshem ta shenderroi ne tragjedi botrore!!!..kurse ne socializem individi kujdeset per shoqrine,dhe shoqeria per ty .solidariteti eshte me i madhe ne socializem,qindra vepra kane vulen e vullnetarizimit ne shqipri,njeriu eshte kapitali me i çmuar ,s vdiste kushe ne rruge.Arsimi ka qene falas,shendetesia falas,banesa falas,.po ndodhte nje fatkeqesi te gjithe shteti dhe populli ne kembe u jepej ndihma,kjo eshte e verteta.kishte siguri te madhe sikur ngarkuar me flori te levizje ne pylle naten s te ngacmonte njeri ,kishte dashuri njeriu per njeriun, krimineli denancohej ne çdo kohe nga gjithe njerzit,te gjithe populli ishin aktiv kunder se keçes.!!!!.

  • Mira! Do te mjaftonte “Je suis shqiptar”. Shkrimi eshte ne rregull. Popujt e tjere e deshmojne dashurine per vendin e tyre ne veper. Ne bejme kenge e poezi. Ne rastin e Gjenoves do te kendonim “Moj Gjenove, heroina jone, bijte e Italise do t’i kesh prane gjithmone”.
    Duhet ta themi te verteten. Solidaritet kishte vetem ne kohen e atij BURRIT. S’te pyeste. Te gjithe i vuri ne rresht. Te detyronte te beje mire. Para dhe pas tij soldariteti ndodhi vetem nje rreth shume te ngushte, ate familjar. Per shembull kur makina e ndonje te huaji shtyp lopen del i madhe e i vogel i armatosur per te mbrojtur nderin.

  • Boll me te qara, me te treguar me gisht e me politizime bajate.
    Ne duhet te nxjerrim mesime nga gabimet qe kemi bere dhe nga neglizhencat e pafalshme per kete cerekshekulli.
    Nuk eshte klima qe ka ndryshuar, as lumenjte qe jane cmendur, as ndonje ndeshkim i “Zotit”. Kjo qe po ndodh eshte e parashikueshme dhe jo e papritur. Kjo eshte pasoja e pashmangeshme e rrenimit dhe mosmirembajtjes se sistemit te drenazhimit ekzistues ne shkalle kombetare, prishja e mosfunksionimi i hidrovoreve dhe kanaleve kulluese, vandalizmi masiv dhe ndertimet barbare qe prishen token bujqesore, PASURINE ME TE MADHE qe ka cdo vend i botes, duke perfshire edhe ato me te pasurat, si SHBA dhe GJERMANIA.
    Le ta pranojme kete sjellje tone te papergjegjshme do ta vuajme ne si popull dhe e meritojme hakmarrjen e natyres ndaj nesh si rrenues te saj.
    Per ta rindertuar ate sistem kullimi dhe te mbrojtjes nga permbytjet, sipas llogaritjeve me konservatore duhen 2 miliard dollare, dhe te jemi realiste e te mos genjejme veten: as qeveria e Edi Rames asnje qeveri, per 10 vjet te pakten, nuk do te jete ne gjendje ta rindertoje.ate qe shkaterruam me duart tona.
    Gjeja me e madhe qe do te mund te bejme nderkohe eshte te manaxhojme demet qe do te na shkaktojne permbytjet edhe ne te ardhmen dhe qeveria dhe organizatat joqeveritare te ndihmojne popullsine e zonave te permbytura.
    Mbi te gjitha te nxjerrim mesime nga politika e tokes se djegur dhe cuarjes se vendit ne nivelin zero per ta ngritur pastaj me cekun e bardhe, qe u ndoq per nje shekull, te ruajme ate minimum qe ka mbetur tani qe, me perjashtim te hidrocentraleve qe nuk mund te shiteshin per skrap, praktikisht eshte cbere gjithshka (fabrika, uzina kombinate, rafineri, token are, pyje, plantacione pemesh frutore, etj.), qe u krijua me gjakun, djersen dhe sakrificat e panumerta te popullit tone te shumevuajtur qe fati i keq (Ramiz Alia?) i la ne kurriz nje bande vandale per ta qeverisur.
    Tani qe i humbem te gjitha, le te besojme se kemi fituar nje mesim te madhe nga ky cerekshekulli i PERMBYTJES SE MADHE POLITIKE.

  • Shume bukur Mira, por sa fillova te lexoj shkrimin me shkoi ndermend shprehja: “Oh sa mire (me sakte,oh sa keq) me kene shqiptar”.
    Vullnetarizmin ne Gjenova nuk ka italian ta denonte e ta shante, ndersa nese do te dilnin vullnetare ne Shqiperi, do t’i quanin “mbeturina komuniste”, meqe ne ate kohe vullnetaret kane qene anembane Shqiperise e punonin pa shperblim. U bene fshatra te tera ne Shkoder e Diber vullnetarisht dhe pa asnje shperblim me rastin e termeteve te ’67 e ’79.
    Prandaj s’ka vullnetare tek ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *