Dhjetëra aktivistë të nismës “Qytetarët për Parkut” kanë vijuar protestën përpara Kryeministrisë me qëllim mbrojtjen e Parkut të Tiranës.
“Je suis Parku” ka qenë motoja e protestuesve të cilët prej muajsh me radhë kërkojnë nga institucionet vendimmarrëse ndalimin e ndërtimeve poshtë digës ëe Liqenit Artificial të Tiranës.
Pjesë e kësaj proteste, përvecc aktivistëve të rinj, ishte dhe publicisti Fatos Lubonja. Tirana sipas matjeve të fundit rezulton të ketë 0,5 metra katror gjelbërim për banor, plot 14 herë më pak se normat minimale mjedisore që janë 7 metra për banor.
