a je shpirti
a je ti hëna
a je shikimi
apo je mëma
a je ti babë
a je fëmi
a je ti tokë
apo liri
a je ti qielli
apo reja
a je ti ikja
apo neja
a jam unë deti
apo vala
a jam unë era
apo falja
mos vallë jam hije në një breg
a ngrohtësia kur të prek
a jom shkëlqim
në sytë e verbër
kush është sot botë
për dikë tjetër
jemi mjerim i botës ne?
veç kjo e fundit ti nuk je
****
Jetë Zhitia
Autorja është shkrimtare e re shqiptaro-gjermane. Poezi të tjera prej Jetës mund të lexoni duke klikuar KËTU

Oh…Poezi;
Ti Mengjes i Mengjeseve ,
ti Pranver e Puthjeve ,
nate e neteve,
Trendafil i Majit …!
Ti puhi mbi lekure
qe s’te ndjeva pran kurre..
Ti keng bilbili ne mengjes ,
pran aromes Trendafilit,
ti Puthja e njom me Nektar a Ves,
embelsia mbi buzet e bilbilit .
Ti dit qe shkon
ti nat qe vjen
ti mengjes qe kerkon
ate qe ktu se gjen …!
Ti trendafil
qe s’te ndjej me pran
Ti kenga ime qe tingellon sot si denese
ti Gjemb i pameshirshem ngul mbi kte Plage
trishtim zgjuar kte Mengjese…
tI Moment Nostalgjik …!
Dhe n’se i pa fre,
ky mall ne Flak drejt Poezise fluturon,
si zemerimi perlaset mbi Porten qe mbyll qendron,
ai pasin i cmendur mbi Trupin tend fle…!
jam …
melodia fshehur n’ate “Not”,
zemra varur mbi pentagram,
dhimbja qe nga ty s’shpetova dot ,
jam…
ritmi qe brenda gjoksit tend gufon,
deshir e marr qe qetesi s’gjen ,
qe ate cels “Sol ” kerkon 😛