Jeff Bezos dhe tre shoqërues udhëtojnë sot në hapësirë, fluturimi zgjat 11 minuta

Edlira Shehu
Jeff Bezos, chief executive officer of Amazon.com Inc. and founder of Blue Origin LLC, smiles while speaking at the unveiling of the Blue Origin New Shepard system during the Space Symposium in Colorado Springs, Colorado, U.S., on Wednesday, April 5, 2017. Bezos has been reinvesting money he made at Amazon since he started his space exploration company more than a decade ago, and has plans to launch paying tourists into space within two years. Photographer: Matthew Staver/Bloomberg via Getty Images

Miliarderi amerikan, Jeff Bezos, do të udhëtojë sot në hapësirë me anijen raketë të ndërtuar nga kompania e tij, Blue Origin. Ai do të shoqërohet nga vëllai i tij, Mark, një pilote 82-vjeçare, Wally Funk, dhe një student 18-vjeçar, Oliver Daemen.

Fluturimi i tyre do të zgjasë 11 minuta.

“Ta shohësh Tokën nga hapësira, është një gjë që ju ndryshon. Ju ndryshon marrëdhënien tuaj me këtë planet, me njerëzimin”, tha Bezos për kanalin televiziv CBS.

“Është një gjë që kam dashur ta bëj gjithë jetën time”, shtoi ai. Bezos ka themeluar kompaninë e tij hapësinore Blue Origin në vitin 2000, për të zhvilluar turizmin e fluturimit hapësinor.

Blue Origin pritet të nisë shitjen e biletave shpejt pas fluturimit të Bezos, por kompania nuk e ka zbuluar ende koston e një udhëtimi.

Bezos, shef i Amazonit – kompanisë së shitjeve online – është një nga njerëzit më të pasur në botë. Sipas revistës amerikane Forbes, pasuria e tij neto kap vlerën e 186.2 miliardë dollarëve.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *