SHQIPËRIA NË FRANCË 2016 / Mediat spanjolle, skeptike: Nuk mungojnë ata që na kujtojnë “Markon nga Tropoja”

Saimir Lleshi

Fitorja e skuadrës kombëtare të Shqipërisë në Armeni që e kualifikon për pjesëmarrje në “Francë 2016” është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare.

Vendi ynë merr pjesë për herë të parë në një kampionat të tillë.

E përditshmja më e madhe sportive në Spanjë MARCA shkruan për arritjen e Shqipërisë dhe për festimet në Tiranë dhe në Prishtinë.

Është interesante të lexosh komentet e shumta të lexuesve poshtë shkrimit të MARCA-s.

Disa urojnë Shqipërinë, të tjerët mendojnë se hyrja e skuadrave të vogla në Europian e dëmton cilësinë e tij.

Të tjerë nuk harrojnë të na kujtojnë që jemi vend problematik.

Siç thotë Marko nga Tropoja...
Siç thotë Marko nga Tropoja…

Një nga komentuesit madje ironizon me “Markon nga Tropoja”, personazhi i njohur shqiptar i filmit “Taken” me aktorin Liam Neeson, ku një gangster shqiptar dhe banda e tij rrëmbejnë një vajzë.

Siç thoshte Marko nga Tropoja: Paçi fat – shkruan një komentues

Spanjollja tjetër AS shkruan se: “Evropiani po i hap dyert një kombi pa histori në futboll”.

Më dashamirës me ne, italianët.

Televizioni “Sky Sport” vendosi edhe flamurin e Shqipërisë në sfond teksa transmetonte direkt për ndeshjen gjatë mbrëmjes së shkuar.

Për televizionin në fjalë foli Igli Tare e më pas edhe trajneri i kombëtare De Biazi. “Sky Sport” theksoi faktin që një trajner italian çon për herë të parë Shqipërinë drejt kualifikimit.

Italiania “Gazzetta Dello Sport”, kishte si titull kryesor fitoren e Shqipërisë në Armeni.

Gazeta “Bild” thekson: “Shqipëria për herë të parë në finalet e një Evropiani”.

Sportmediaset.it shkruan për De Biazin: “Ata që qeshnin me idetë e tij para 3 vitesh, tashmë festojnë”. / Dita /

 

Share This Article
30 Comments
  • Mark Hoxha, personazhi tropojan ne filmin Taken me Liam Neeson, eshte nje idiotesi e skenaristit! Sepse nuk ka Mark me mbiemrin Hoxha apo Hoxhe qe te quhet Mark! Kot tremben ne Spanje!

  • Mbuyrremi me skuadren tone kombtare,jane djem te shkelqyer,shkojne ne France me dinjitet dhe krenar qe jane shqiptere,me mijra here faleminderit.Te harrohet ndeshja me Serbine,se humbem ne sport,fituam si popull,se miku ne shtepine nuk preket as fyhet si vepruan Serbet me ekipin tone.Te shkuara e te harruare.

  • Jane keta lojtar te kombetares qe po shkruajne historine e futbollit europian, duke shkelqyer ne klubet me prestigjioze. Edhe Zvicera e kualifikuar tashme shumicen e ekipit i ka shqiptar…Ne France ne dergojme dy kombetare si asnje komb tjeter!!!!

  • …idiotesia e nje populli te perzjere , nje race asnjeher me vlere ne historine Europes …keta jane spanjollet ..sa per filmin…eshte nje idiotesi e Holliwudit e paguar nga Beogradi dhe Athina…

  • Mos harrojne keta spanjollet idiot se sa shqiptar moren pjese ne luften e tyre kunder fashizmit. Apo do ti kujtojme Frankon qe i cperfyroi dhe i vrau si kafshe pa vlere.

  • Nuk eshte cudi nje skepticizem i tille. Per 50 vite ishim te izoluar nga Europa. Kishim vetem perfaqesuas zyrtare. Mungonim ne organizata sportive, ne tubime shkencore… pas komunizmit,, per 20 vita Sali Berisha na drejtoi nga Azia. Tani ngadale po kthahemi aty ku e kemi vendin. Aty ku duhet te gjindet populli shqiptare.
    Doli si me plan. ne ndeshje me Serbine treguam se jemi te civilizuar. ne ndeshje me Armeni u treguam se meritojme Europen

  • po c’rendesi kane ca komente te disa spanjolleve injorante qe as nuk kane lexuar ndonje gje ne jeten e tyre per Shqiperine dhe futbollin shqiptar???
    E rendesishme eshte qe ne u kualifikuam dhe detyra akoma me e rendesishme e DeBiazit eshte te formoje nje skuader dinjitoze per kampionatin
    Forca Shqiperia!!!

  • po ikni o plehra njihni Kosoven ate beni ju muter. Plehra qe vute pasuri duke therrur indigjenet e Amerikes dhe i konvertuat me pishe zjarri ne katolik. Ju muter na i mesuat te gjitha hyneret nga prostitucioni, droga, trafiku etj etj …

  • Spanja eshte nje nga qelbesiart shtete qe nuk njohin Kosoven. Por edhe basket fene po u luajne dhe mire t’ja u bejne se ata qe drejtojne Spanjen dhe keqinformojne popullin-kelyshat e Frankos jane

  • Provojeni me futboll njihere, pastaj po e deshet me marko nga tropoja ketu jemi nuk eshte problem fare. A e kupton ola,ola.

  • Regjizori i filmit ,nuk kishte parasysh ndonji [Mark Hoxha]se nuk ka kombinim te tille emer mbiemer,……..por kishte parasysh NJI SALI BERISHA ,QE KISHTE RREMBYER NJI SHQIPERI TE TERE !

    interpretimi ka qene ….i holle ….

  • Nga kush udhehiqen keta ,mos ka lene gje testament pashiçi ketyre spajholleve?Dikush e ka mbiell edhe atje faren e keqe prandaj nuk e njohin kosoven se u mbiu katalonja.Mendoja se jane ne europe por paska edhe atje shpellare.

  • Jemi ne nje grup me Spanjollet dhe i ka kapur frika nga ne qe tani per eliminatoret e botrorit qe bejn zhurmusin kunder Shqiptarve kjo eshte shenje e mire per futbollin tone

  • Hastalavista liber i PETRO MARKO, kushtuar pjesmaresve shqiptare
    Ne luften antifashiste ne spanje shkuan 35.000 vullnetare nga 53 vende te botes,dhe Shiperia
    shume shqiptare luftuan me spanjollet si gjithe internacionalistet ne mbare boten,si
    MEHMET SHEHU,ish kryeministri i Shqiperise,XHEMAL KADA, ASIM VOKSHI,RAMIZ VARVARICA, MUSA KAME – FRATARI…….
    shqiponjat kuq e zi ,ne France do tregojne vlerat edhe me spanjollet po u ndeshen.

  • Mos u kushtoni kaq rendesi komenteve te gazetave sportive.Tjeter eshte llogjika sportive dhe tjeter eshte populli spanjoll .Nuk me duket llogjike qe e shajme kaq keq pse kane shkruar gazetat sportive.Cdo popull ka historine e tyre.Ne te vlersojme ato qe jane per tu marr ne konsiderate.
    Nese nuk njohin Kosoven kjo eshte ceshtje qe u perket atyre dhe dipllomacise sone.Ato qe kemi bere ne ,duke kontribuar ne luften antifashiste ,nuk na i mohojne.Nga ato pak kontakte me spanjoll dhe autoritete me kane lene pershtypje me pozitive sesa nga vendet qe na rrethojne.Si popull jane dashamires .Futbolli i tyre apo komentet e gazetave nuk tregojne sesa dashamires jane me ne kur lidhjet tona kane munguar me shekuj.Ckerkojme ne kur pjesa me e madhe e spanjollve edhe pas 25 viteve hapje ,nuk dine se cfare popull jemi.Eshte ky rasti ,i kombtares sone te futbollit, qe ka per te zgjuar interesin per te mesuar me shume rrethe vendit tone.

  • I lexova gazetat e Spanjes ku flasin per Shqiperine. Ne pergjithesi artikullshkruesit tregohen realiste, biles ne El Pais na kane lavderuar. Tjeter te thuash “shtypi spanjoll skeptik” dhe tjeter te thuash “komentuesit e shtypit spanjoll skeptike”. Mos i ngaterroni gjerat se ngaterroni dhe njerezit. Shumica e spanjolleve per Shqiperine ose s’kane nohuri ose jane dashamires. Ata qe flasin keq per ne jane meksikanet, argjentinasit dhe serbo-greket qe ka me shumice ne Spanje. Do tju lutesha redaktorit dhe gazetareve te shkruajne dhe te shfaqin realitetin, jo mendimin e tyre.

  • po kujt po i rruhet se ca thone spanjollet??Ne do shkruajme histori edhe ne france,une besoj.Kanalet greke te pakten i bejne elozhe kombetares tone,sidomos ote sport qe transmeton edhe ndeshjet e shqiperise .Per here te pare ne greqi pas 25 vjetesh u ndjeva krenar per vleresimin e kombetares nga pjesa me e madhe grekeve.O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR .

  • Edhe Spanja vete pas 100 vjetesh beri histori dhe ne kampionatin e fundit Boteror u eleminuan qe ne ndeshjet e grupit dhe iken si ekip skerbythe, kur ne 2010 ishin kampione bote.

  • Mediat spanjolle vertet lavderonin futbollin tone, por kane nje mendesi shume te gabuar per vendin tone. AS-i na pershkruante ne fund te shkrimit per kualifikimin si nje vend te lindjes se mesme.

  • Personazhi ”Mark Hoxha” eshte Saliu qe metaforikisht mori peng nje ”vajze” qe ne fakt pa
    metafore, ky Saliu mori peng nje komb, kombin shqiptar ne pergjithesi,si dhe shtetin shqiptar
    ne vecanti permes mustaqemutit ne seli ….!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *