“Jelekëverdhët” nuk i rreshtin protestat në Francë

Leda Hysa

Rreth 44 persona u arrestuan gjatë protestave të “jelekëve të verdhë” që u mbajtën të shtunën në të gjithë Francën, për të 15-ën javë me radhë. Në mbarë vendin në rrugë dolën 46.600 protestues.

Protestat e para u mbajtën më 17 nëntor 2018, ku arsyeja ishte paralajmërimi i rritjes së çmimit të karburantit. Megjithatë, protestat u shndërruan në pakënaqësi të përgjithshme me politikat e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ashtu si javët e kaluara, protestuesit u mblodhën në Champs-Elysees të Parisit duke marshuar drejt Sheshit Trocadero pranë kullës Eiffel. Gurëve dhe shisheve të protestuesve policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • KU JANE FSHEHUR NDERKOMBETARET ALLA ALBANEZE?

    Ore po si nuk u pa i gjalle asnje Nderkombetar famoz alla albanez kunder opozites franceze te Jelek-Verdheve Agresive tejet te dhunueshem ndaj pushtetit arrogant te KAQOLIT Macron qe eshte martuar me GJYSHEN e tij?

    Ne dallim:

    Nga Protestat e katunareve dru me pre Jelek-Bluve te opozites se Saliut, Lulit dhe Monikes qe u ngriten ne kembe kunder KAQOLIT tone pa shkolle dhe arrogant, Edvin Droga qe eshte martuar 4 here me ARTISTET e tij qe i nderron si “Mbreti grate”?

  • Ne rrojme per te tjeret kurse stili alla francez nuk pyet se ç’ tbote bota se boten e kane komanduar vete.
    E keqja me e madhe ketu tek ne eshte se po te iki Lena do vi Prena . Duhet alternative po ketu s’ ka se te gnithe nga te dy anet kane gelltitur nje luge çorbe dhe s’bejne gne po vjellin dhe vetem vjellin ne surratin e njeri-tnetrit dhe popullin e lene te ngrohet ne diell.
    France sa larg te kemi…. eh…

  • Jelekdheret jane revolte popullore e cila edhe pse e tille ka 14.000 vete te arestuar dhe kohet e fundit ka degraduar dhe ne qendrime raciste si parullat antisrmite!

    I thashe keto per te bere dallimin dhe per te kuptuar militantet e PD-LSI se nuk kane asnje lidhje per te justifikuar dhunen e tyre me revoltat popullore ne France.

    Mitingu i opozites ishte nje miting militantrsh partie dhe jo proteste popullore. Proteste popullore ne dy raste ka pare Shqiperia qe pas renies se komunozmit!
    Ajo kunder denontimit te armeve kimike dhe protesta e studenteve

  • Jelekverdhet nuk jane albanistaneze qe asnje pune nuk e perfundojne si duhet. Ato jane franceze,qe dine cka eshte nje revolucion.

  • Po prifti çfare eshte? Ata qe iu shkojne mbrapa popull jane dhe po te na pyesesh te gjithe shkojme po keta qe jane ne pushtet dhe ata qe duan pushtet nuk eshte se mendojne per turmen por kane hall kush do futet i pari ne burg.
    Kete frike nuk e kane nga reforma ne “drejtesi” se vetem reforme nuk eshte por nga komandat e klaneve te jashtme e te brendshme se politika kuçke e tyre eshte.
    Kujt do ti bjere 10!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *