Jeleku bëhet… modë :)

Dita

Ditët e fundit është hapur një debat i madh për pajisjet e shoferëve me objekte të ndihmës së shpejtë. (Ja ra ndonjë meteor nga qielli- do thoshte Mishel Platini) Policia e Shtetit ose siç quhen tashmë në zhargonin e përditshëm, çunat e Sajmes, kanë filluar të vendosin gjoba pa fund për shoferët që nuk kanë kutinë e ndihmës së shpejtë dhe jelekun fosforeshent.

Aq është përkeqësuar situata saqë të gjithë janë duke shfryrë me mllef ndaj policisë. Megjithatë jelekun fosforeshent nuk e veshin vetëm shoferët, por dhe ministrja e Turizmit. Egla Gjermeni është shfaqur dje në një aktivitet publik e veshur me një jelek jo të zakonshëm.

E gjendur në krah të kryebashkiakes së Burrelit, Gjermeni ka zhvilluar një inspektim të punimeve që po kryhen në qytetin e Burrelit dhe ka pasur takim e në Zyrën e Shërbimit Turistik të Bashkisë. Nuk kuptohet qartë pse është veshur Gjermeni me jelek, për të zbatuar është përveshur punëve me themel; apo e ka blerë përgjatë rrugës nacionale të veriut, ku çdo dhjetë metra shitës ambulantë tani shesin kësi sendesh? 🙂

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *