Një raketë goditi hotelin ku qëndronte presidenti dhe disa anëtarë të kabinetit qeveritar në Jemen.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se nga ngjarja ka pasur disa persona të vdekur pas saktësuar numrin e tyre, por megjithatë zyrtarët e lartë të shtetit nuk kanë pasur lëndime.
Presidenti i Jemenit Abd-Rabbu Mansour Hadi dhe kabineti qeveritar kanë qëndruar në ekzil prej disa muajsh që kurse rebelët shi’it morën nën kontroll kryeqytetin e vendit.
Presidenti dhe ministrat po qëndronin në qytetin Aden, në momentin kur hoteli u godit nga një raketë.
Jemeni ndodhet në trazira prej disa muajsh që kurse rebelët e mbështetur nga Irani nisën kryengritjen. Arabia Saudite nga ana tjetër ka ndërmarrë sulme ndaj tyre, ndërsa ka marrëdhënie të ngushta me qeverinë legjitime të vendit e drejtuar nga Presidenti Mansour Hadi.