Jemeni sulm terrorist me dron në Arabinë Saudite! Disa të vdekur dhe të plagosur

Amelda Amelda

Një sulm me dron ka lënë tre të vdekur në Abu Dabi dhe ka shkaktuar shpërthime të shumta në qytetin në Arabinë Saudite.

Policia e Abu Dabit në një deklaratë ka thënë se tre kamionë cisternë që transportonin karburant shpërthyen në zonën Mussafah të emiratit pasi morën flakë, dhe hetimet paraprake tregojnë se bëhet fjalë për një sulm me dron.

Një pakistanez dhe dy indianë u vranë, tha agjencia zyrtare e lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe, WAM. Tetë të tjerë u plagosën, duke përfshirë dy punonjës të aeroportit dhe gjashtë persona në një vend tjetër shpërthimi, sipas deklaratës së policisë.

Zëdhënësi i rebelëve Houthi të Jemenit, mbështetur nga Irani mori përgjegjësinë për sulmin, duke paralajmëruar se “Emiratet e Bashkuara Arabe janë një shtet i pasigurt për sa kohë që përshkallëzimi i tij agresiv kundër Jemenit vazhdon”.

Të enjten e kaluar, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite tha se zbuloi dronë të shumtë të ngarkuar me eksploziv të nisur nga aeroporti në kryeqytetin e Jemenit Sanaa, i cili kontrollohet nga Houthis.

Të hënën, zëdhënësi i Houthi-ve, Mohammad Abdulsalam, i quajti Emiratet e Bashkuara Arabe një “shtet” që “është i dëshpëruar për t’i shërbyer SHBA-së dhe Izraelit”.

Arabia Saudite dënoi sulmin në një deklaratë.

“Ne dënojmë me fjalët më të forta sulmin frikacak terrorist që synoi Aeroportin Ndërkombëtar të Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë.

“Mbretëria thekson gjithashtu se ky sulm terrorist pas të cilit qëndron milicia Houthi rikonfirmon rrezikun që paraqet ky grup terrorist dhe kërcënimin e tij për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në botë”.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *