Përshëndetje DITA. Jemi banorë të kërcënuar të një pallati 5 kate në qytetin Vlorës. Ia kemi drejtuar shqetësimin tonë edhe drejtorit të policisë, të Qarkut Vlorë, në nr. e telefonit të publikuar, në komunikim me qytetarët, si dhe i kemi bërë me dije K/ Ministrit në detyrë dhe K/ Ministrit të zgjedhur! Bashkisë së Qytetit- Vlorë, etj.
Shkurtazi teksti: Duke shpresuar në misionin tuaj publik ju bëjmë me dije hatanë që po kanoset nga çasti në çast për rrëzimin e pallatit nr 1212- me pesë kate, në Lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës nga ndërhyrjet abuzive, nga njerëz që kanë zaptuar dhe mbajnë ende të pushtuar, institucionet publike shëndetësore qysh prej vitit 1997. Sikur të mos mjaftonte kjo. Thyerjet e themeleve, arkitrarëve, mureve hapja e portave, dritareve jashtë projektit etje, për zgjerim pushtim, zaptimi nga papërgjegjshmëria e tyre edhe vet ata që do të qëndrojnë aty, dhe ata që punojnë, do të jenë të parët që do ti zërë pallati nën vete, do të gjenden nën rrënojë.
Nga mëngjesi, në mbas dite dy efektiv të policisë, ia bëhen në komunikim me banorë dëgjuan dhe e panë katrahurën edhe përpara syve të tyre. Së fundi morën telefonin e njerëzve në hall për të komunikuar me shefin e tyre.
-Ritual i njohur. Banorët i janë drejtuar dhe me parë qeverisë së tyre për të njëjtin kërcënim. Kanë marrë komunikim me njerëz të dërguar. Ata i kanë përcjellë tek shefi më lartë. Më pas. U kanë çuar ndonjë pusullë në derë dhunuesve dhe shkelësve të ligjit dhe janë larguar… Ra shiu dhe piu dheu. Harbutëri-Lukunia ka vazhduar në të tyren. Këtu cikli mbyllet. Plaga mbetet e hapur.
Njerëzit që ngrenë zërin, tek shteti i tyre dhe i 23 Qershorit nuk mund të pranojnë më RPT ( përsëritje)- të ritualit, sa fyes, dhe i pabesueshëm shumëfish. Ky është cikli, që shpresojnë dhe votuan shqiptarët dhe këta banorë, të mbyllet dhe po mbetet i hapur!
-Për shqiptarët ndonëse u hoqën “gardhet” me vendet e tjera, vizat dhe kalojnë pa pengesa në traun doganor të vendeve të botës, por shumë prej tyre dhe banorët e këtij pallati, dhe jo vetëm, janë të rrethuar nga telat me gjemba, gardhet që ka ngritur harbutëri- lukunia, kanë rrethuar territorin e pallateve, ngrenë me shqetësimin e tej zgjatur dhe protestojnë banorët, përpara autoriteteve të ligjit.
Si shumë qytetarë shqiptarë dhe pjesa e tyre shkuan më 23 qershor votuan për RILINDJEN, e lindur nga Vlora dhe e gjithë Shqipëria për shtetin, tu dal zot shtetasve, për tu prerë hovin mizorëve, që kërcënojnë çdo ditë e çast paqen sociale, rendin, qetësin dhe ligjin! Të marrëve tu presim udhët, jo tu hapim udhë?!… Për të liruar institucionet e pushtuara, prishur gardhet, kasollet rrotull që kanë thurur pallatin, edhe nga pushteti lokal u kanë çuar shumë pusulla zaptues-pushtuesve, duket me “shkelje syri” deri më tani- thonë jo pa dhimbje qytetarët e asaj lagjeje! Kjo është dhe mbetet një luftë midis Qytetarisë dhe Harbutëri -Lukunisë, shenjtërimit të ligjit dhe dhunuesve të ligjit!
Qytetaria vlonjate është në solidaritet të plotë ndaj aksionit të Bashkisë së Vlorës, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme, dhe për çlirimin e institucioneve publike të pushtuara nga zaptues-pushtuesit.
Nga banorë të Lagjes ”24 Maji”-Vlorë