Jemi katandisur në një vend pa zot

anazapta

Të dashur vëllezër të gazetës Dita, nuk di për në Titranë (vrasje po dëgjojmë përditë dhe andej) por këtej nga ne jeta është bërë e vështirë dhe shumë e frikshme. Gjendja ekonomike është e mjerueshme. Në anën tjetër vriten njerëz çdo ditë në pikë të ditës. As në luftë nuk ndihesh kaq i pasigurtë. Ky vend ka mbetur pa zot, ky popull ka ngelur pa drejtues, pa qeveri. Shteti ka rënë, pasi nuk ka fuqi më për të drejtuar, sepse është plotësisht i dështuar.

Mjerë ky popull që përbuzet dhe është i pambrojtur. Është për të ardhur keq të katandisemi përsëri kështu pas shumë vitesh “demokraci”.

Ne nuk e meritojmë këtë përdhunim që po na bëhet prandaj nuk duhet ta durojmë më. Është e pafalshme. Uroj dhe shpresoj që Zoti të vërë dorë mbi shqiptarët dhe të dalim nga kjo situatë shumë e rëndë. Me respekt nga Puka, G.Meta

 

SMS në DITA në 0689073730

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *