Jemi me “tru” të fikur, të fundit në rajon për kërkimin shkencor

Ori

Niveli i lartë i edukimit dhe kërkimit shkencor e ndihmon një shtet të orientohet me lehtë drejt zhvillimit ekonomik dhe shfrytëzimit me efikasitet të kapitelit njerëzor dhe burimeve natyrore.

Por Shqipëria duket se edhe në këtë drejtim është shumë dobët në raport me vendet e Europës por edhe në rajon.

Shqipëria ka numrin më të ulët të personelit në fushën e kërkim-zhvillimit ( R&D) në rajon e për rrjedhojë është e fundit për sa u përket fondeve që ka përfituar nga programi europian Horizon 2020, sipas një studimi të fundit mbi Edukimin dhe Kërkimin në Ballkanin Perëndimor.

Horizon Europe është një nismë 7-vjeçare e Bashkimit Europian për kërkimin shkencor që synon të aplikohet nëpërmjet programit aktual Horizon 2020. Komisioni Europian ka hartuar dhe miratuar një plan për Horizon Europe për të rritur nivelet e shpenzimeve të shkencës së BE nga 50% gjatë viteve 2021-2027.

Të dhënat tregojnë se Serbia ka numrin më të lartë të personelit shkencor në  rajon me rreth 2030 persona për 1 milion banorë. Më pas në renditje vjen Mali i Zi me 847 persona të aktivizuar në R&D për 1 milion banorë, Maqedonia me 754 persona për 1 mln banorë, Bosnja 366 persona për 1 mln banorë dhe e fundit renditet Shqipëria më 262 persona në fushën e kërkim-zhvillimit për 1 mln banorë.

Për rrjedhojë, Shqipëria  renditet e fundit në rajon për fondet që Bashkimi Europian ka vënë për kërkimin shkencor gjatë periudhës 2014-2017.

Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria përfitoi vetëm, 1 9 milionë euro, ndërsa Serbia 60 milionë euro. Maqedonia dhe Bosnja përfituan secila nga 5.3 dhe 3.8 milionë euro.

o.p. /dita

Share This Article
10 Comments
  • te gjitha institutet e kerkimeve shkencore te ndertuara me mund e intelekt nga bijte me te mire te ketij populli, gjate viteve te komunizmit, i shkaterroi shpellari SALI MALOK BERISHA me bandat e tija.

    • Ekzakt,
      por institutet qe projektonin kolegjalisht zhvillimin e vendor dhe qe ishin investim afatgjate I Popullit Shqiptar u shkaterruan nga tere spektri politik krethemeles I pas-nentedhjetes
      Si do mbillej,rritej e selitej korrupsioni dhe antiligji me njerzit e kualifikuar neper kembe?

  • Po si kujtuat.
    Berisha me te marre sefte frenat e pushtetit.Te paren gje qe bani shpartalloi akademin e shkencave.Te dyten shkrumoci sigurimin e shtetit dhe e zevendesoi me Fazllica,ica e vica deri me te fameshmin Arkani qe i bante shoqerim turizem nga ( veriu ne jug) nga Shkodra ne gjirokaster.

  • Or budalla i gjithe,gjithe bota e di ,qe shumica jone ne vend te trurit,ka nje cope muti,qe asnjehere nuk thahet,por kundermon,antihumanizem,antikombetarizem,dembelizem,shpifje,spiunizem,hajduteri etj,

  • Vetem Greqia ia kalon Shqiperise per njerez te kualifikuar ne Ballkan. Problemi eshte se gjithe keta shqiptare te kulifikuar jane duke punuar per Italine, Greqine, Gjermanine, Angline, etj.

    Qeveria shqiptare ka dy zgjidhje:

    1) Te krijoje kushte qe nje perqindje e mire nga keta shqiptare jashte vendit te kthehen.

    2) Te mbyllen universitetet dhe kolegjet qe funksionojne si skema hajduterie dhe nuk prodhojne tru ne Shqiperi.

    • Era, shtoji dhe kushtin e trete:
      3) Te mbyllet qeveria qe promovon krimin dhe korrupsionin duke penguar edukimin cilesor dhe duke vjedhur pasurite kombetare.

  • PREJ SHKEPUTJES NGA PERNDORIA OSMANE,

    NUK KA LISTE ME TE ZEZA QE NUK KRYESOJME.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK

  • Gjithe teurin shqiptar e ke ne pozicione kerkinore shkencore ne vende te ndryahme jashte shtetit.
    Kerkimi shkencor ne Shqiperi eshte kthyer per fat te keq ne nje “Joke”

  • Shqiperise po i iken truri, qeverise i vjen oreksi per koncesione.
    Tani po kerkon te hane dhe ate krom qe ka ngelur. Kane dale kompanite ne gare kush do i marre, e muret vesh apo jo?
    Bashke me trurin po ikin dhe pasurite kombetare, nafta, kromi, mineralet e tjera, lumenjte, pyjet, detet..
    500 mije tone ne vit Eksporton kompania, (Shqiperia)..
    Ku vene te ardhurat. A ka ndonje bilanc te shpenzimeve per shfrytezim, fitimet, taksat dhe kush i menaxhon keto biznese.
    U lodhem duke komentuar per Bashen, Ramutin dhe Voltanen..
    Per vjedhjen kush duhet te flasi?
    Gazetar…ke ndonje ide, apo vetem kronologji batutash dhe kafshesh me dy kembe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *