Jemi në hiçkund dhe i ushqejmë vetes idenë se jemi më të mirët

redaktor

Nga Ylli Çabiri

Po të analizohet me kujdes Strategjia Ndërsektoriale e Reformës së Administratës Publike (2015-2020) zbulohet se në të mungojnë çështje shumë të rëndësishme e prioritare për t’u zgjidhur, pa të cilat Administrata Publike shqiptare vështirë se mund të shndërrohet në një Administratë moderne perëndimore.

Projektet kanë qenë të drejtpërdrejta, në ndihmë të Reformës së Administratës Publike shqiptare, ose kanë qenë financime për SIGMA-n, një institucion europian i specializuar në fushën e Reformave të qeverisjes me qendër në Paris.

SIGMA ka botuar një Raport mbi Shqipërinë, i cili ka qenë edhe bibla për Strategjinë Ndërsektoriale të Reformës së Administratës Publike 2015 – 2020 në Shqipëri. Ky dokument është paraprirë nga një proces absolutisht korrekt vlerësimi i gjendjes së Administratës sonë.

Prioritetet e identifikuara nuk janë vërtetësisht ato që duhen. Ekspertët kanë propozuar katër synime kryesore për t‘u përmbushur deri në vitin 2020:

(I) Zhvillimi i kapaciteteve për hartim politikash dhe për draftim Legjislacioni;

(II) Punë më e madhe për adaptimin e Acquis Communitaire, megjithëse Shqipëria ka tashmë një Administratë Publike, që përbëhet nga institucione efiçente dhe efektive, ku shërbejnë punonjës të shërbimit civil profesional, që veprojnë në mënyrë të pavarur dhe kontribuojnë në afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian;

(III) Përmirësimi i mëtejshëm i sistemit të blerjeve publike, përfshirë koncesionet PPP, bazuar në sistemin ekzistues, plotësisht operacional, dhe që konsiderohet i ndershëm nga shumica e operatorëve dhe nga organizatat e shoqërisë civile;

dhe (IV) Forcimi dhe perfeksionimi i kontrollit financiar publik, përfshirë fondet e Bashkimit Europian, duke shfrytëzuar instrumente tashmë funksionale si: Programi i Buxhetit Afatmesëm dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Këto synime kanë shërbyer si bazë për zbërthimin e mëtejshëm të detyrave sipas viteve dhe hartimin e një Strategjie të plotë e të gjithëpranuar, të shoqëruar me një Plan Veprimi të detajuar. Nëse të gjitha këto bëhen siç kanë thënë ekspertët e SIGMA-s, viti 2020 do ta gjejë Shqipërinë vërtet me një Administratë Publike moderne?

Jo! Jam i prerë në këtë përgjigje.

Arsyeja nuk lidhet me një kriticizëm apo skepticizëm të zakonshëm eksperti. Puna është se në këtë dokument nuk flitet asnjë fjalë për të paktën tri komponente themelore, që nuk duhet kurrsesi të harroheshin. Asnjë fjalë për Strukturat e Institucioneve, që duhen rindërtuar në bazë të analizave funksionale dhe në bazë standardesh të njësuara e të miratuara. Asnjë fjalë për shtrirjen e shërbimit civil me synime sasiore konkrete, megjithëse kjo është domosdoshmëri absolute.

Nuk ristrukturohet Instituti Shqiptar i Trajnimit të Administratës Publike. Ky mund të ketë të paktën dy nivele trajnimesh dhe duhet nxitur sektori i ofruesve privatë për nivelin e dytë.
Pikërisht këto janë prioritetet e vërteta të Reformës së Administratës Publike në Shqipëri, që ekspertët nuk i kanë shqyrtuar aspak. Pa i përmbushur ato është e kotë të vazhdohet e të bëhet sikur. Harxhim kohe dhe parash!

Përse janë neglizhuar? Nuk e kanë kuptuar? Mbase nëpunësit tanë nuk ua kanë mbushur syrin dhe u janë dukur si të një vendi humbëtirë, ku SIGMA kontribuon. A e kanë lexuar shefat e SIGMA-s raportin e tyre? Nëse po, duhet të japin dorëheqjen, sepse kanë shpërdoruar paratë e taksapaguesve europianë. Në mes të Parisit. Nëse jo, të japin dorëheqjen, sepse nuk kanë bërë detyrën e tyre, duke e lejuar ekspertizën të tallet me një vend të vogël e të varfër si Shqipëria.

Në të dyja rastet duhet të ikin.

Është bërë zakon që çfarë thuhet nga Ndërkombëtarët, duhet kryer si detyrë shtëpie, dhe kjo punë duket e mbyllur deri më 2020. Pastaj vjen një ekip vlerësimi e na thotë: keni punuar shumë mirë, keni bërë hapa përpara, por keni ende për të bërë. Dhe, një Strategji 5-vjeçare tjetër. Dhe ca miliona të tjerë të taksapaguesve europianë.

Sfida dhe problemi kryesor i Administratës sonë Publike nuk është rritja e kapacitetit të saj për të hartuar Legjislacionin dhe matur impaktin e tij, siç kanë këmbëngulur pa të drejtë ekspertët e SIGMA-s. Mund të kemi ligje të përsosura, por nuk angazhohemi sa duhet për t‘i zbatuar ato. Nga ana tjetër, më duket përçmuese që dikush vjen si ekspert i “madh” i fushës dhe lë një dokument të tillë, pas të cilit vrapojnë të gjithë me shumë seriozitet.

Para kësaj Strategjie, ka qenë Strategjia e Refomës së Administratës Publike 2009-2013 e cila, sipas vlerësimeve, ka qenë fokusuar vetëm tek Shërbimi civil dhe ka lënë jashtë disa komponentë të tjerë të rëndësishëm. Ikën 4 vjet. Tani kemi Strategjinë deri në vitin 2020 dhe përsëri kemi lënë jashtë disa komponentë. Do ikin edhe 5-6 vjet.
Kështu janë shtyrë 27 vjet! Është shumë. Pafalshëm shumë!

Profesionalizëm i cunguar

Modeli i Strukturave organizative të Ministrive është e nevojshme të jetë shumë më i standardizuar dhe shumë më pak i rastit. Ai nuk duhet të lihet në dorë titullarësh të paditur, që nuk kanë as njohuritë bazë të kësaj shkence, e cila ndikon shumë për optimizimin e potencialit institucional.

Duhen respektuar me rigorozitet aktet ligjore përkatëse të miratuara më parë. Para se të zbatohen, kërkohet që këto akte të njihen mirë dhe të zbërthehen në çdo detaj të tyre.

Departamenti i Administratës Publike duhet të vihet në një rol të ri, atë të trajnuesit të cilitdo që do të ketë të bëjë me strukturat organizative, të oponentit të propozimeve që i vijnë kryeministrit për miratim dhe të monitoruesit të zbatimit të urdhrave mbi Strukturat organizative të Ministrive.

Pse? Nga studimi i Strukturave aktuale të Ministrive mund të renditen disa të meta mbizotëruese dhe të dukshme.

Hierarkia piramidale mungon plotësisht. Strukturat janë përzierje pa rregulla e strukturave horizontale me ato piramidale, duke e rritur artificialisht hapësirën menaxhuese të drejtuesve dhe ulur ndjeshëm efiçencën e punës së tyre.
Më saktë, efiçenca e punës së Ministrive me struktura të tilla i është lënë spontanitetit. Kjo lloj arkitekture organizative nuk ekziston askund.

Ahqetësuese është struktura organizative e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sot aty ka 6 Drejtori pa sektorë përbërës (Drejtoria e Europës dhe Azisë Qendrore, Drejtoria e Rajonit dhe Vendeve Fqinjë, Drejtoria e Amerikave, Paqësorit, Azisë dhe Afrikës, Drejtoria e Traktateve dhe së Drejtës Ndërkombëtare, Drejtoria e Arkivit Historik dhe Dokumentacionit, Drejtoria e Auditimit të Brendshëm). Ndërsa nga Sekretari i Përgjithshëm varen drejtpërdrejt 10 drejtorë, nga të cilët dy janë Drejtorë të Përgjithshëm.

Në Qeverinë aktuale ka gjithsej 39 Drejtori të tilla pa Sektorë. Ministria e Punëve të Jashtme ndiqet nga vetë Kryeministria dhe nga Ministria e Financave, që kanë nga 5 Drejtori të tilla. Më pas renditen Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, me 4 Drejtori secila.

Në Vendimin e Qeverisë përcaktohet shumë qartë: Një Drejtori mund të krijohet nëse ka në përbërje të saj të paktën dy Sektorë ose nëse ka të paktën 5 punonjës. A e ka lexuar ndokush nga Departamenti i Administratës Publike dhe nga Ministrat këtë Vendim? Po? Përse atëhere nuk është kërkuar zbatimi i tij?

Duhet kuptuar qartë se Strukturat organizative nuk janë të sheshta. Nuk mund të jenë të tilla. Një Drejtori ka kuptim vetëm nëse ka të paktën dy Sektorë. Ndryshe s’ka pse të krijohet. Në varësi të Sekretarit të Përgjithshëm duhet të ketë vetëm Drejtorë të Përgjithshëm dhe jo Drejtorë.

Nuk mjafton të thuash se i ke krijuar drejtoritë pa sektorë, sepse nuk e dije. Është shkelur një Vendim i qartë i Këshillit të Ministrave dhe duhet lëshuar karrigia. Pa një pa dy! Ky duhet të jetë standardi.

Numri i institucioneve në varësi të Ministrive dhe Kryeministrit, duket se nuk kontrollohet më. Janë të paktën 160 institucione të tilla, nga të cilat 19 varen nga Kryeministri. Por më alarmues është numri total i punonjësve në këto institucione: mbi 7500 veta, prej të cilëve rreth 648 janë punonjës të institucioneve në varësi të Kryeministrit.

Shumë prej funksioneve që kryejnë këto Institucione janë të domosdoshme, por si ka mundësi që Ministria e Kulturës me rreth 120 punonjës gjithsej, nga të cilët rreth 28 punonjës nuk kanë asnjë lidhje me misionin e Ministrisë, apo 38 punonjës u takojnë Shërbimeve mbështetëse (plus Financës, plus Emergjencave civile, plus Auditimit të brendshëm), të ketë në varësi 23 institucione me rreth 930 punonjës?

Nuk besoj se Muzetë e shumtë, për shembull, të kenë njëfarë lidhje me Ministrinë nga varen (përjashtuar emërimet dhe ç’emërimet, apo financimet e huaja për Projekte). Ndryshe nuk do të ishte kjo gjendje e menaxhimit të Muzeve. Nuk do të vazhdohej që Parku i Butrintit të administrohej vetëm nga një Zyrë Administrimi dhe Koordinimi dhe do të ishte evituar dublimi i financimit të huaj për Fototekën kombëtare “Marubi”, që i ndihet era deri përtej oqeanit.

Kjo gjendje reflekton mendësinë e Qeverisjes për të nxjerrë jashtë Ministrisë funksione tipike për të. Ministria tani ka staf të vogël (qeverisja e vogël!), përgjegjësia shkarkohet drejtpërdrejt tek

Drejtuesit e Institucionit të varësisë, të cilët hiqen dhe ndërrohen sipas “stinës”.
Pothuaj në të gjitha strukturat e miratuara, Drejtoria e Financës (me 2-3 sektorë) pra është paradoksalisht jashtë Drejtorisë së Përgjithme të Shërbimeve Mbështetëse. Megjithëse financa është një shërbim mbështetës që i shërben të gjithë Ministrisë, duke mbështetur veprimtarinë e Drejtorive të tjera “funksionale”.

Nuk ka asnjë kuptim që kjo të jetë një Drejtori e veçuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse ose e ndryshme nga Drejtoria Juridike.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse e Strukturës së vitit 2016 nuk është ndërtuar profesionalisht.

Shërbime mbështetëse duhet të konsiderohen: (i) Burimet njerëzore – rekrutimi, ngritja në përgjegjësi, asistenca pas përfundimit të kontratës, hartimi i përshkrimit të pozicionit, vlerësimi i performancës, pagat, menaxhimi i të drejtave dhe administrimi i raporteve mjeksore; (ii) Financa – mbajtja e librave të llogarisë, pagat, kontratat, prokurimet, pagesat, menaxhimi i bilancit të cash-it, propozimet për alokim fondesh, përgatitja e buxhetit, planifikimi financiar; (iii) Teknologjia e Informacionit – përcaktimi i nevojave, instalimi i sistemeve të informacionit, teknologjia e informacionit, mirëmbajtja e sistemeve; (iv) Shërbimet ligjore– hartimi i ligjeve, projekt-vendimeve të Qeverisë dhe Urdhrave të Ministrit, asistenca për hartimin e kontratave dhe përfaqësimi ligjor; (v) Protokolli – menaxhimi i dokumentacionit, shkresat, arkivimi, shërbime të bibliotekës; dhe (vi) Shërbimet e përgjithshme – mirëmbajtja, pastrimi, transporti dhe shoferët, shërbimet postare dhe korrierët.

Grupimi i shërbimeve mbështetëse nën një çadër të vetme krijon avantazhin e ndarjes së pastër të burimeve njerëzore e financiare në dispozicion të menaxherëve.
Në këto shërbime nuk mund të ketë më shumë specialistë se ato që bëjnë punët kryesore të Ministrisë.

Imagjinoni sikur diku të kishte më pak specialistë që bënin punën, se sa specialistë që u shërbenin këtyre për t’u lehtësuar punën! Në këtë rast Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse bëhet pjesë lehtësuese dhe pjesëmarrëse aktive e të gjithë punës së Ministrisë dhe jo më një shtojcë e madhe dhe e harruar stafi.
Drejtori i Përgjithshëm do të perceptohej si pjesëtar i rëndësishëm i grupit të menaxhimit strategjik të Ministrisë dhe jo thjesht si përgjegjës i shoferëve të Ministrisë. Grupimi i Shërbimeve mbështetëse krijon kushte edhe për standardizimin e tyre, si nga ana cilësore e shërbimeve, ashtu edhe nga ana sasiore, duke patur ndikim absolut në madhësinë e institucionit dhe në produktivitetin e punës së tij.

Standardi më i përdorshëm nga ana sasiore është raporti i numrit të punonjësve të Shërbimeve Mbështetëse me numrin gjithsej të punonjësve të Institucionit. Në vitin 2007 në tri Ministri: Ministria e Industrisë dhe Energjetikës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Ministria e Financave ky raport ishte përkatësisht 63%, 62%, dhe 41%.

Shprehur ndryshe, në Ministrinë e Industrisë dhe Energjetikës 79 persona mbështesnin punën e 45 punonjësve; në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve 49 persona mbështesnin punën e 30 punonjësve; ndërsa në Ministrinë e Financave 73 persona sigurojnë Shërbimet mbështetëse për 105 punonjës.

Në të gjitha Ministritë e kësaj kohe ky raport ndryshon nga 37% në 75%. Dhjetë vjet më vonë raportet në të njëjtat Ministri janë përmirësuar diçka. Krahas shërbimeve tipike të mësipërme ka edhe të paktën dy kategori shërbimesh që konsiderohen të ndara: (i) Menaxhimi i Projekteve – formulimi, negociimi, kontraktimi, ndjekja e zbatimit dhe shërbimet e kontrollit dhe të vlerësimit; dhe (ii) Kontrolli i brendshëm – monitorimi dhe analiza e ndjekjes së procedurave dhe politikave, identifikimi i rasteve të mos përputhshmërisë ligjore dhe kontrolli i performancës.

Përse janë miratuar ligje e vendime të “dedikuara” për t’i veçuar këto shërbime nga trungu kryesor i shërbimeve? Menaxhimi i Projekteve u është bashkëngjitur Drejtorive të Marrëdhënieve me Jashtë, por këto të fundit merren vetëm me Projektet e Bashkimit Europian dhe Partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
Drejtoria e Auditimit nuk konsiderohet si Drejtori Shërbimesh mbështetëse, por është Drejtori më vete që varet drejtpërdrejt nga Ministri (përjashtim bën vetëm Ministria e Punëve të Jashtme që këtë Drejtori e ka vënë në varësi të Sekretarit të Përgjithshëm).

Në Qeverinë aktuale 14 Ministri kanë Drejtori Finance të veçantë nga shërbimet mbështetëse, një Ministri ka Drejtori Buxheti e Finance (përsëri të veçantë), ndërsa Ministria e 16-të është vetë Ministria e Financave. Si është lejuar diçka e tillë nga Departamenti i Administratës Publike?

Para ca vitesh është rekomanduar në bazë të mundësive konkrete, shkallës së kualifikimit, traditës dhe madhësisë së Administratës Publike shqiptare një raport 33% midis numrit të personave të shërbimeve mbështetëse dhe numrit total të punonjësve të Ministrisë. Ky mund të ishte një hap i parë i arsyeshëm për ristrukturimin e Ministrive dhe standardizimin e Shërbimeve mbështetëse në to.

Me këtë standard numri i përgjithshëm i punonjësve “efektivë” në Ministritë aktuale mund të rritet deri 50% pa asnjë shpenzim shtesë. Për ta mbyllur këtë argument, janë përcaktuar edhe disa “standarde” për numrin e numrin e punonjësve sipas llojit të Shërbimeve Mbështetëse.

***

Por nga duhet filluar? Mendësi të tilla lidhen ngushtë me sistemet përkatëse. Këto sisteme do të duhet të ndryshojnë patjetër. Duke ndryshuar sistemin mund të arrihen rezultate të qëndrueshme, si dhe të shpresohet e garantohet mospërsëritja dhe moskthimi i së keqes. Kjo teori nuk do të thotë se këtej e tutje çdo Reformë do të mbështetet me financime dhe ekspertizë për ngritje sistemi apo sistemesh dhe jo më për gjë tjetër.

Në këtë aspekt, tingëllon një “teori” e rrezikshme që na lë sërish mbrapa, siç na la “teoria” e Bankës Botërore: “Ristrukturim më parë dhe më pas privatizim”, që jo vetëm na përpiu ca miliona dollarë, por mbi të gjitha na vonoi privatizimet disa vjet, aq sa fabrikat u shkatërruan.

Do të hartohen përsëri nga fillimi strategji (afatmesme e afatgjata) për ngritjen e sistemeve të reja, bashkëkohore, perëndimore, për reformimin e sistemeve ekzistuese dhe do të “harrohen” e lihen mënjanë gjëra të tjera të rëndësishme, si më pak të rëndësishme.

Shpesh dëgjon të thuhet se: Ne duhet të ngremë Sistemin, se njerëzit nuk i kemi të këqij por i “prish” Sistemi. Ndryshimi i të menduarit tonë varet nga Sistemi? Në disa vende të Bashkimit Europian Qeveritë bien, por Sistemi mbetet i pandryshuar, stoik, ndërsa vazhdimësia mbetet e garantuar.

Ne jemi në hiçkund, sepse ushqejmë idenë se jemi më të mirët, se jemi të përsosur, se dimë të vendosim siç duhet e për gjithë ç‘duhet. Të thënat: Sistemi dhe jo njerëzit, sistemi po na i sjell të këqijat etj, janë parazite, boshe dhe përdoren për të fituar kohë. Nuk kam asgjë kundër atyre që këmbëngulin se më parë duhet reformuar Sistemi e pastaj “me të parë e me të bërë”.

Por druaj se na ikin edhe disa vite të tjera për të gjetur daljen nga labirinti dhe pa e ngritur dot Sistemin.

Jemi ne ata që rifillojmë çdo gjë nga e para, sepse gjithë ç’është bërë, është “për skrap”. Jemi ne ata që shfaqemi në kronikat televizive të hequr e të lodhur nga papritshmëria e asaj që gjetëm kur filluam punën. Jemi ne që vendosim mbrapsht, por edhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, që nuk i njohin ende rrugicat ku kalojmë, sepse ata na japin paratë dhe idetë…

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
32 Comments
  • Dhi e zgjebosur e bishtin perpjete,krenari e dhjere. Rinija sot kudo ne bote dhe ne Shqiperi,ka ne dore shansin ti vere shpatullat kombit fatkeq e te vuajtur Shqipetar, ta filloje nga e para,qe bijat e nipat e Shqipes te perfaqesohen krenar e te denje ne kulturen e familjes sone europiane.Zoti e bekofte token tone te shenjte Shqiperine ! Zoti i bekofte gjithe femijet tane !

  • Kemi 100 vjet që nuk jemi askush dhe shesim pordhë
    dhe shajmë gjithë botën. Të dhier në brekë,dhe fodullë bosh.

  • Nuk ekziston termi hiçkund ne shqip. Po ky siç shpik fjale te panevojshme fillon e derdellis pa dhene nje ide konkrete.
    As e marr mundimin te lexoj nje artikull me fjale idiote brenda

    • Duhet ndaluar çekiçi qe copeton faqen e vendit.Nje ligj mjaftonte ;qe ne ta bejme(benim).
      Çforedo qofshin te drejtat e pronesise,shkaterimi i nje monumenti historik dhe madheshtor
      z’duhet t’ju lejohet ketyre spekulluesve te ndyre qe interesi i tyre verbon nderin e tyre;burra mizerable ,dhe po aq budallenj sa ata s’kuptojne aspak qe ata jane barbare.

      Viktor HUGO, Lufte shkatrimtareve (rrenueseve) me 1825.

      je t’aime LILI!!!

  • Z.Ylli,ju jap te drejte,por ju jeni i pa perfillur nga kryeministri aventurier!
    Sidoqofte keto,qe thoni ju jane probleme teknike,qe per shumicen e lexuesve,por nga ana tjeter tek ne mungon plotesisht….SISTEMI!
    Ne gjykimin tim 30 vjetet e fundit jane hedhur ne koshin e plehrave dhe klikat politike ne pushtet kane sunduar e jo qeverisur!
    Cdo gje ka deshtuar dhe duhet nisur nga THEMELET,pra nga e para!
    Bashke me klikat politike kane deshtuar edhe nderkombetaret,qe moren persiper monitorimin e cdo gjeje,por qe ne fakt jane bere ortake me cdo gje te keqe qe kane bere sulltanet shqiptare qe nga Sali Berisha e deri tek halldupi Edi Rama!
    As nderkombetaret nuk kerkuan,qe e para gje qe duhej te ishte bere ne Shqiperi do te ishte hartimi dhe miratimi me Referendum Popullor i nje “STRATEGJIE KOMBETARE TE KALIMIT NGA SOCIALIZMI NE KAPITALIZEM”!
    Kjo nuk u be ,por ne themel te gjithckaje u vu parulla “LUFTE KUNDER KOMUNIZMIT”!
    Kjo beri,qe sulltani Berisha t’i vinte zjarrin Shqiperise,te grabitej e gjithe pasuria kombetare,te percahej populli duke nxitur urrejtjen midis tyre duke u ndare ne dhjetra parti, fe,krahina,dialekte gjuhesore etj,etj aq sa sot ketu ka marre fund cdo gje!
    Gjuha e urrejtjes u be mbizoteruese qe nga maja e pushtetit e deri ne popull!
    Dhe sot kane vdekur sindikatat,OJQ-te,drejtesia ka marre fund,administrata qendrore dhe vendore eshte e rrenuar dhe kulmi fare esjhte se nje shtet,si ky i sulltanit Rama,qe cdo gje e ka privatizuar,pra eshte kthyer ne nje TAKSIDAR i kohes se sulltaneve turq,akoma mban 16 ministri dhjetra agjensi e inspektoriate dhe mijra rrogtare qe nuk dine se si ta kalojne kohen e punes!
    Askujt,nuk i ka bere pershtypje ,se nuk e kane ndjere efektin kriminal te sajeses amorfe te fantazmes se ashtuquajtures “bashkeqeverisje me qytetaret”,qe ka futur kancerin ne shtet,duke shkaterruar shtetin ligjor dhe lulezuar korrupsionin!
    Kjo bashkeqeverisje u ka mbyllur gojen miliona qytetareve,aq sa sot,si askund ne bote,nuk gjendet nje zyre qe te degjoje e zgjidhe ankesat e qytetareve!
    Bile e tmerreshme eshte kjo ne pushtetin vendor,qe eshte i lidhur me nje milion fije me hallet e qytetareve,por Bashkia e Tiranes jo vetem pritje populli nuk ben,si dikur ne kohen e diktatrures komuniste,por edhe kur vete zyrtaret e saj te vjedhin,askush nuk te degjon!

    • Peza,kalimit nga diktatura ne demokraci.Pikerisht ajo nuk u be,ballafaqimi(jo lufta) me te shkuaren,Shqiperia ndroj karrocen por kaloresit po te njejtit ngelen. “Zenginet e ri” te partise se punes jane,dje baballaret sot te bijte,dje te thekur komuniste,sot “te zotet” kapitaliste. Ky eshte realiteti,horrat e kishin partesyne me dy ane,te brendshmen te kuqe te jashtmen e kane blu

  • PER CFARE DUHET ADMINISTRATA KUR PER CDO GJE VENDOS BOSI?

    Ne jemi në hiçkund, sepse ushqejmë idenë se jemi te vetmit ne Bote qe 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit vazhdojme te qajme dhe vajtojme si kukumjacka pylli per LANC-in kriminal te Enverit qe e beri Shqypnine si nje kam perqendrimi Auschwitz te Hitlerit, mbushi lumenj me gjak njeriu, falimentoi ekonomine me tollona dhe bunkere dhe i la shqyptaret si nje fis prej Afrike Zulu qe nuk ka administrate ne Bote qe ta fuse ne shina demokracie.

    KU GJEN NJE KRYEMINISTER TJETER NE BOTE QE E KA BABANE KILLER, VRASTAR QE KA URDHERUAR NE VITIN 1988 VARJEN NE LITAR TE NJE POETI DISIDENTI ANTIKOMUNIST SI HAVZI NELA?

    • Ha mut ha o kukuvajka INTELOBOLE e Fisit Zulu te bashkepunetoreve dhe provokatoreve te Sigurimit te Shtetit qe bashke me ty dhe disa te tjere shoke te tu kujtojne me “nostalgji te shkuaren tuaj heroike” duke bere paralele me te tashmen qe po ecen “ngadale” por drejte, duam apo sduam ne…Mjaft me ..Fack off plehre qe nje e dy hap kapakun e hales gojore per cdo njeri dhe problem..

      • Beji te fala Bashkim Ulajt se te terrheqe ai te te ecesh me shpejte drejt majave te ndritura….te hajnise se 50 vjecare te Enverit dhe Rilindjes se tij te shpifur te kanabisit dhe kokaines se importit sot 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit.

        Keshtu si puna jote cirreshin spiunet dhe xhelatet e Sigurimit te Stalinit kur vrane dhe groposen si skutha te pabese mbi 22 mije intelektuale polake ne Katyn qe kundershtuan mareveshjen famekeqe Molotov-Ribbentrop midis Hitlerit dhe Stalinit ne 1939 per ndarjen e Polonise si “byreku ne tepsi” ja cfare thonin:

        VRASJET E KA KRYER GESTAPO

        Keshtu si puna jote ne kete forum o spiun i Sigurimit te Enverit qe i ke mesuar fintet e pabesise tek Partia e Punes, prandaj mund t’i besh te fala edhe Kristaq Rames se eshte nga dora juaj e spiuneve te Enverit:

        QE E KANE HALLATIN
        SA BLENDI FEVZIU SHTATIN

        • Te befte mire me qe e di masen sa e do Hallatin,por bisedo me pare me Fevziun per madhesine e tij..Ok..Te fala Shefit te “grupit te punes se Gazetes Inteldebil” me kronikat e te Semurit psiqik INTELOBOLE…..Ju falemnderit Gazetes se nerume Dita per humorin e perditshem me te ashtuquajturin INTELEKTUALI….

  • Hera e pare qe lexoj nje analize konkrete, te detajuar e me profesionalizem.Pse nuk thirren njerez te tille neper institucione lart ,qe mos te vuajme ne zyrtaret lokal me thagmat qe dergojne ata lart…..e per pasoje populli ..

    • “Gimi nuk është doktor shkencash, Gimi ( Agim Kajmaku) është si puna ime. Gimi është kokëfortë, e për kokëfortë jemi një grup i mirë këtu ne”, – shprehej Rama në Vorë gjatë hapjes së fushatës për votimet e 30 qershorit!Eshte e qarte kush eshte primare,kush eshte vlere per Ramen,te jeshe “kokëfortë”!Rama stimulon “kokëfortësinë” dhe injorancen me vetetdije,te programuar,vetem per jetegjatesine e pushttetit te tij.Ketu fillon edhe tragjedia e Shtetit shqiptare,qe eshte ne dore vetem te nje njeriu,Kryeministrit.Ke te drejte kur thua se Z.Çabiri ka bere nje analize profesionaliste,nje scanim perfekt te”funksionimit”te Shtetit shqiptare.Por,pyetjes tende se,”Pse nuk thirren njerez te tille neper institucione lart”,nuk i jep pergjigje.Vertete,”Pse nuk thirren njerez te tille neper institucione lart”?Sepse interesat Partiake jan vene mbi ata Shtetrore.Deri edhe sherbyesit largohen nga puna per tu zevendesuar me militantet e rinj kur nderrohen Qeverite!Mbi 50 veta kan bere vetvrasje nga largimi i padrejte nga puna qe nga 2013-ta!Mijera militante te PD-s dhe pa Parti te larguar nga puna pa arsye.Nje masaker e vertete,qe takspaguesve shqiptare i ka kushtuar mbi 100 milion Euro,pa llogaritur abuzimin me drejtesine per shkeljet flagrante te drejtave te punonjesve publike.Kjo nuk mund te imagjinohet ne diktature,e jo me ne demokraci.Kjo pasiguri eshte edhe nje nga shkaqet e emigrimit masiv vitet e fundit,sepse drejtesia ka vdekur.Tragjikja ne kete emigrim nuk eshte vetem numri madh,por kualiteti,po ikin me te ndershmit,me puntoret dhe me intelektualet.Dhe mbrapa mbetet shkretetire,holbat,gangsterat ordinere dhe politike,si dhe militantet qe kan nje vend pune vetem per nje “merite”,jan militante.Kriminelat dhe injorantet Kryetare Bashkie dhe Deputete!Keshilla e Edvin D’Rames qe para se te vinte ne pushttet ka qene,se nuk kemi nevoje per te zgjuar dhe te ndershem,por vetem per persona qe kan ego,pa marre parasysh se kush jane.Gangsteri,hajduti,
      rrugaçi,krimineli Tom Doshi,Deputet!Dhe ketij banditi,Edvin Escobar D’Rama i dha çelsat e socialisteve te Qytetit te kultures,Shkodres,qe
      eshte e njejta gje sikur t’ja besoje Al Capones.Çfar mund te diskutoje nje intelektual i ndershem me Tom Doshin?Banditi Doshi eshte denuar dy here per plagosje,pa shkolle dhe pasurine e ka vene ne menyre te padrejte,prandaj edhe i eshte ndaluar hyrja ne SHBA.E megjithate,ai mbetet socialisti me i preferuar i Rames,dhe jo ata shkodrane intelektuale dhe te ndershem qe besojn vertete ne idealet socialiste.

  • Me dy fjale zoti Cabiri,mund ta thoshje te verteten,qe e ndjejne dhe e perjetojne gjithe qytetaret:
    Sundohemi nga nje shtet qe vazhdon ta bej jeten rrumpalle,per banden e Saliut,per banden e panumert te ´´biznesmeneve´´,qe vjedhin dhe rrenojne ne diten me diell,buxhetin e shtetit dhe natyren e ketij vendi.
    Mbasi ben kerdine keto banda,per vite te tera(para disa vitesh e kam ngritur vet kete shqetesim),tani kryeveziri ben fushate sezonale,ku dalin masakra te verteteta me buxhetin dhe vecanerisht me detin,qe tregojne qe shteti ka qene fare inekzistenc dhe i vdekur.
    Dhe é gjitha kjo,eshte lejuar nga nje qenie kryeminstrore,narcist dhe ne te njejten kohe frikacak i semure,qe eshte perqendruar,ne investime gjigande,me pare te marra borxh,qe i takojne koheve te mepastajme,dhe qe behen,para syve dhe barqeve te zbrazta,te te papuneve shqiptare.
    Ky zuzar i paskrupullt,perfiton nga ajo qe bagetia-popull,qetesisht vazhdon ti lejoje atij ti bej shurren dhe mutin ne koke.
    Asnjehere ky sharlatan ordiner,ne tere keto vite,nuk ka dale para kesaj tufe,qe tu flase konkretisht,per fajet dhe gabimet e bera,nga tufa e ´´politikaneve´´dhe ´´shtetareve´´,qe i sundon si te doje,mbasi i hedh kocken e majme.
    Dhe ne vazhdim,nuk denjon te ktheje as pergjigje,per problemet kruciale te vendit,por vazhdon te merret me ndonje alabake rruge dhe me ndonje pune lloj leshteriku,qe shqeteson kembet e ndonje kosovari(se per shqiptarin nuk i kercet fare ketij),ne plazh.
    Vetem shteti,nuk mund ti thosh ketij.

  • Ku ishe? Kurkundi! E kush ka vullnet te lexoje keso carcafesh…Me permbledhtas, me permbledhtas, esence, qe dhe ne mos na shperndahet vemendja, megjithese ceshtja eshte per kujt I adresohet shkrimi.

  • Reforma ne administrate????
    40 % e te punesuareve me aresim 8-12 vjeçar, 10% me diploma fallco e te blera= 50%.
    Ka shtet ne bote qe do zhvillim me nje administrate injorante?
    Rezultati: vjedhje,grabitje,varferi,largim i te arsimuareve,mjeke,infermjere doktore e njerez specialiste,sa çdo fushe e prodhimit ka filluar te ndjeje falimentimin.Te na roje udheheqja jone,deputetet qe s’kane lene gje pa grabitur,pushtetaret tane si thote Nikoll Lesi,sot: Lereni krevatin e ministres,po kethejuni thaseve me euro qe po mbajne ne shtepi shtetaret tane te zgjuar.

  • Edi Rama ke te fala nga Zace Islami nga Vlora dhe 100 mijra te tjere qe protestojne per ate memorialen turke tek Kodrat e Liqenit pa pike lidhje !
    Sa para ke marr per ate memorial ? Si skeni turp qe merni vendime pa pyetur parlamentin dhe polullin pa pyetur historianet akademiket shqiptare !
    kryeminister i shitur bashke me te gjithe kryeministrat e tjere !

  • Jemi ne Hicgjekundi? Jo ore Ylli jo, jemi ne epoken e Skenderbeut te Shek. 21, pyet shoqe Spiropalen per me teper…

  • Jemi ne hickund = s’jemi gjekund. Por shteti u be ama, qekur kokeministri vuri mend dhe u martua me Gjithkundin

  • “Ne jemi në hiçkund, sepse ushqejmë idenë se jemi më të mirët, se jemi të përsosur, se dimë të vendosim siç duhet e për gjithë ç‘duhet.”
    përse ndodh një gjë e tillë??
    po ti hyjmë me themel këtij mentaliteti do të shohim se ne si po pull kemi një EGO të tmerrshme!
    një ego që bazohet në atë thënjen “se gjithkush është mbret për veten e tij”!!
    këtë vlersim për vetveten e ka çdo njeri!gjithkush në këtë planet,por këtë mendim dhe vetvlersim shumica e shumicës e mban brënda e vë në kandar me pjesën tjetër të botës!pra bën një vetvlersim në lidhje me të tërë ambientin!!
    shqiptari!?jo!!i është mbret dhe me pjesën tjetër të botës!ai e ushqen vetem me vetkënaqsi,me vetshërbim!!
    shqiptari jo vetëm që e quan vetveten mbi të tjerët si individ,por dhe tërë shqiptarët mbi të gjithë të tjerët!!dhe për të arsyetuar prapambetjen e theksuar që ka,si në mendim ashtu dhe në tërë fushat e jetës,fajin nuk ja lë mentalitetit të tij por të tjerëve që janë të gjithë,por fare fare(braçe)kundër tij!!
    ky është mentaliteti i një njeriu,i një kombi që zhgënjimi nga vetvetja e ka çuar në nivelin që të urrejë vetveten duke e mbivlersuar në hiperbolizëm,dhe të adhurojë të tjerët duke i urryer!!
    kjo manifestohet tek shqiptari në shqipëri,pjesa e parë dhe tek shqiptari jashtë saj!!
    shqiptari në shqipëri-i ditur,i zgjuar,i urtë,trim etje,etje!
    shqiptari jahstë saj-vetëm shqiptar nuk do të jetë!ndërron gjuhë e zakone mohn nënë e babë!!
    ps:nuk flas për rraste të veçanta si puna e bastardëve nastrosumsapuni,pela robqiri a turkun e kamufluar si arben shqiptar!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *