Jemi në udhëkryq për tema madhore

anazapta

Email në adresën

[email protected]

U shuan komentet dhe reagimet pas vrasjes së një të riu nga policia në Durrës. Nuk po e komentoj ngjarjen specifike, sepse nuk ishte ky qëllimi im. Një koment më shumë, ose më pak, nuk do ta sqaronte situatën e krijuar dhe nuk do ta shuante debatin e ndezur. Dritë duhet të hedhin organet dhe institucionet kompetente. Mbi të gjitha, desha të theksoj se në rrëmujën dhe zhurmën e përgjithshme, ajo që mungoi ishte analiza e qetë e disa temave kardinale për shoqërinë shqiptare.

Në fakt, jo vetëm ngjarja, por edhe reagimet e komentet, dëshmojnë më mirë se çdo analizë sociologjike se ne shqiptarët jemi ende në udhëkryq për tema madhore të së ardhmes si: respektimi i ligjit, konceptimi i drejtësisë, prezumimi i pafajësisë, zbatimi i ligjit, hakmarrja personale, paragjykimet shoqërore, ndarja jug veri, forcat e rendit, ndarja e pushteteve, të drejtat qytetare, marrëdhëniet e qytetarit me shtetin, autoriteti shtetëror, respektimi i tjetrit, dënimi me vdekje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *