Tash u bë një kohë,
gati tri vjeçare,
që ne po jetojmë,
parajsën shqiptare!
Qiellin e Shtatë,
të gjithë përjetojmë,
jemi shumë të lumtur,
por dot s’e kuptojmë!
Plasëm nga bollëku,
dhe nga pasuria,
por këto tamam,
i sheh qeveria!
Në çdo skaj të Botës,
na ka shkuar fama,
po lumturinë tonë,
e sheh vetëm Rama!
Katër ditë të javës,
rri në aeroplan,
tre ditët që kthehet,
ngulet në ekran!
Thotë në të vërtetë,
gjëra të çuditshme,
që dhe mund të marrin,
kuptime të ndryshme!
Ai na flet vetëm,
me eufemizma,
dhe shkarkon një det,
plot euforizma!
Zvarrë dhe vetëm zvarrë,
dhe një vit na iku,
po nga lart na sheh,
Ed-euforiku!
Kur u bë çdo gjë,
baltë dhe më baltë,
ai jep medalje,
për “Bletën e artë!”
Emër për t’u tallur,
është “Bleta e artë”,
se ato lloj bletësh,
s’bëjnë kurrë mjaltë!
Dhe si për të shtuar,
këtu ulërimën,
shteti-dekoratë,
dha edhe për “Vrimën!”
Kështu u ngrit lart,
Shqipëria ime,
“Bleta” edhe “Vrima”,
qenë super zhvillime!
Nga këto zhvillime,
nuk merr vesh mileti,
ato i kupton,
veç Rama dhe Shteti!
Që jemi të lumtur,
veç ata e dinë,
po sytë e të liqve,
shohin varfërinë!
Shohin varfërinë,
që po ulërin,
po shteti-ah shteti,
nga reklamat ndrin!
Vendit i ka vajtur,
thika gjer në eshtër,
shteti çdo minutë,
thotë nga një gënjeshtër!
Mashtrimet u bënë,
lumë i pambaruar,
saqë e vërteta,
këtu është harruar!
Në parajsë të tyre,
gjembat edhe ferrat,
një nga një po bien,
që të gjitha vlerat!
Që të gjitha vlerat,
që kishim njëherë,
sot-kur çdo pisllëk,
na shitet si vlerë!
Enigma s’ka mbetur,
për asnjë njeri,
të jetosh në Ferr,
ose Shqipëri!
Në Ferr-a këtu,
është e njëjta punë,
dhe tani këtë,
s’e them vetëm unë!
Po ne kot i themi,
gjithnjë të vërtetat,
sepse Edi Rama,
s’i lexon gazetat!
S’i lexon gazetat,
dhe s’ka faj-o xhan,
dhe aq pak sa rri,
ngulet në ekran!
Po duhet t’ia thonë,
se nuk është skandal,
shumica-prej Ramës,
ndërrojnë kanal!
Rroftë “Dixhitalbi”,
që na është gjendur,
se po mos e kishim,
krejt do ishim çmendur!
Se gjithë TV-të,
që ka Republika,
janë të fiksuar,
veç tek politika!

Cerek shekulli shkoi,
plot me alibi,
ky mjerane shqiptare,
nuk do qeveri!
Ngrehin dhe rezojne
qevrite mjeranet,
tamam poresi kurvat,
qe ndryshojne jaranet!
Ne cdo vend te botes,
na ka dale nami,
se ky vend nuk behet,
eshte streh shejtani!
Ne harte e gjithe bota,
na tregon me gishte,
ja, ketu prodhoje,
vetem xhihadiste!
Dhe jo xhihadiste,
nga ata me thika,
se me te rezikshem,
prodhon politika!
Po dhe politike,
si thua tamame,
se ketu tek ne,
bejne biznes me trame!
Shkateruam c’kishim,
nga kohe e kaluar,
se cekun e bardhe,
na kishin premtuar!
E po kjo nuk eshte
faj i qeverise,
po I vete shqiptareve,
qe cdo gje e prishene!
Dogjen, vodhen, shiten,
me plote zhurme e buje,
tani na Kane lene
si peshku pa uje!
Me duart e shtrira,
nen nje rreze dielli,
presim mos na bie,
ndonje kocke nga qielli!
Pune e qeverise,
eshte te ruaj shtetin,
po kjo mavri jona,
na shiti dhe detin!?
E presim nga Rama
qe I vume spaleta,
te na bej cudira,
si ne barcaleta!
Flasim shpesh nga zverku,
e nuk dime c’themi,
po ne mendjen tone,
shume te qarte e kemi!
Edhe ne se zbrete,
Perendia vete,
se ben dot Shqiparine,
as per 30 vjete!
Eheee, s’ke gje. Ne se na shan qeverine dhe kryeministrin turist, nuk komenton asnjeri. Zgjidhja? Versulju Berishes!
Tek ne pololitikanet sa hipin ne fron kethehen ne egersira te tmershme dhe kllounet
me te shemtuar te planetit duke pozuar neper tv si prostitutat para semofoneve_Me shpetuam
nga gomari(Berisha) po na doli zagari(Rama) ku tregojne fytyrat dhe rgerdhien e hungerdhijne se i digjet shpirti per popullin kur ne fakt po e shkelin me kembe dhe po e shtypin ne menyren me ¢njerezore dhe duke u tallallur me te.