Jemi të dënuar si gjarpëri i Biblës

redaktor

Letër e nënshkruar,

Nasho Bakalli

 

Ecuria e shtetit shqiptar 25 vitet e fundit, tregon se po mungoi puna e vërtetë mendore dhe praktike e ministrave, ligjbërësve, gjyqtarëve – masa popullore është e dënuar, si gjarpëri i Biblës, të zvarritet tërë jetën në baltë.

Por ç’bëjnë disa ministra? Duke përshtatur një shprehje hebraike mund të them se: “Masa popullore bën plane – ministrat qeshin”. Them qeshin sepse edhe sot, pas 2 vitesh në detyrë, ata, herë pas here, përcjellin për publikun mesazhe anadollake. Që do të thotë se ata grijnë në masmedia, lëndë për luftën kundër korupsionit, varfërisë, vrasjeve, etj, etj, pa i denoncuar ato te institucionet përkatëse. Kjo sjellje, me dy standarde, ushqen te populli dyshime. Me të drejtë masa popullore tronditet e pyet: “Nuk paska në këtë vend ca ‘burra’, që me mbështetjen tonë masive të marrin nisma ligjore, për ti pastruar gjirizet e shtetit”? Eshtë tamam koha që pyetja të marrë përgjigje, në çdo formë qoftë!

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *