Entela Resuli
Një anketim i publikuar ditën e djeshme, na riktheu në një temë që e kemi përzemër; punën.
U tha se, 51 për qind e shqiptarëve (në Shqipëri dhe Kosovë) janë të pakënaqur nga puna e tyre.
Por përpara se të analizojmë shifrat, bëjmë një vëzhgim se çfarë ndodh rreth e rrotull.
Është krijuar ideja se, nëse je indiferent, nuk mbështet një forcë politike, nuk punon për ardhjen e saj në pushtet ose do të mbetesh i papunë ose duhet të bësh përpjekje prej gladiatori që t’ia dalësh, të mbash familjen dhe veten më të ardhura.
E dëgjojmë shpesh këtë përfundim, madje dhe e shohim si fenomen. Por sa penalizuse është kjo frymë dhe deri kur do të ecet me militantizëm. Sa prej atyre që janë në pritje të një punë paguajnë para nën dorë për të siguruar një vend që një Zot e di se sa jetëgjatësi do të këtë në të dhe që, mbi të gjitha, nuk ka asnjë garanci që një ditë, nuk do të shfaqet një “mik” më i fortë e ta spostojë njërin për të vendosur tjetrin në një x karrige!?
-Një tjetër qasje e rinisë në Shqipëri, gjë që vihet re edhe në anketat që janë bërë për punësimit është fakti se, shumë prej tyre duan dhe kërkojnë një punë në shtet. “Dua një punë zyre që të jem rehat”, citohet një i ri 26-vjeçar në një pyetësor punësimi. Të jesh 26 vjeç dhe të duash të rrish rehat (!) nuk mund të ketë Tokë që ta mbajë këtë dëshirë të rinisë pasive.
-Ekziston edhe model i keq dhe i gatshëm që në ditët e sotme është shumë e thjeshtë të të dalë përpara syve e të të tundojë. Rrjetet sociale i kanë dhënë mundësi shumë personazheve të shfaqur nga hiçi të krijojnë një jetë luksi brenda Facebook-ut apo Instagramit. Dikush që e sheh, kërkon të jetë si ai apo ajo, që bënë pushime luksoze, lëvizë me makinë shumë të mirë, shfaqet duke bërë blerje të majme në dyqane dhe firma të shtrenjta! Ky është një virus. Janë të shumtë ata që duan të bëhen si shoku apo shoqja, pavarësisht kanë apo nuk kanë aq mundësi ekonomike.
-Në vitin 2008, Ambasada Amerikane në Tiranë e përshkruante kështu popullin tonë: “Shqiptarët janë përtacë të kultivuar ndër shekuj me një ëndërr të madhe për t’u pasuruar në një kohë shumë të shkurtër pa bërë asnjë punë”.
Pavarësisht shpirtit të admirueshëm të sipërmarrësit që kanë treguar disa shqiptarë, ende pas më shumë se 20 vitesh disa ngjarje konfirmojnë ekzistencën e ëndrrës shumë të përhapur për t’u pasuruar brenda natës.
Pjesëmarrja masive në skemat piramidale në fund të viteve 1990 ishte prova më tragjike. Përfshirja në aktivitete ilegale si trafikimi i njerëzve dhe armëve është një tjetër provë. Ka shumë shembuj të përditshëm nga shoqëria jonë, të cilat mund të përmblidhen vetëm në një fjalë: Korrupsion, i cili shkon dorë më dorë së bashku me paratë e lehta. Pyetje është: kur, kur do të ndryshojmë?!
31% në moshë produktiviteti, “Jo” punës
Pagat më të ulëta në Europë e rajon, rendja drejt emigrimit dhe të ardhurat që marrin nga të afërmit jashtë, duket se i mbajnë shqiptarët me dëshirë jashtë tregut të punës.
Më shumë se 31 popullsisë në moshë pune (15-64 vjeç) nuk ishte ekonomikisht aktive gjatë vitit 2018, çka do të thotë se kjo kategori nuk është në kërkim të një pune. Më të dekurajuar janë meshkujt.
Sipas INSTAT, struktura e popullsisë jashtë forcave të punës është e dominuar nga nxënësit/studentët, 38,7 %. Në këtë grup-moshë, pjesa që zënë personat e papunë të cilët nuk po kërkojnë punë për arsye se besojnë se nuk ka punë të disponueshme është 8,7 %.
Nga popullsia në moshë pune, gati 12 për qind e popullsisë joaktive në tregun janë pension të parakohshëm, ndërsa 10 për qind janë në paaftësi të përhershme për të përballuar një punë, ndërsa 10 për qind tjetër janë larguar nga tregu i punës për arsye të shumëfishta.
Ndër popullsinë e grave të moshës 15-64 vjeç ekonomikisht jo aktive 30,8 % e tyre janë duke përmbushur detyrat shtëpiake, ndërsa tek burrat e kësaj kategorie kjo përqindje është 1,6 %.
Vitet e fundit popullsia në moshe punë ka rritur angazhimin për marrë pjesë në forcën e punës, por sërisht përqindja jashtë tregut të punës është e lartë në raport me vendet e zhvilluara.
Në vitin 2018, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç as në punësim e as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 28,6 % të të rinjve gjithsej. Në këtë grup, 36,6 % e të rinjve janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (11,7 %), duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (22,0 %) ose për arsye të tjera (29,6 %).
Një punonjës në moshë pune (15-65 vjeç) në Shqipëri dhe në Ballkan harxhon në dembelizëm të plotë 20-30 vite të jetës së tij. Përllogaritjen e ka bërë Banka Botërore në Raportin e rregullt Ekonomik për Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në Rajonet e tjera ky tregues është më i ulët.
Vitet e fundit pjesa e njerëzve që nuk dëshirojnë të punojnë ka rënë, por gjithsesi mbetet shumë e lartë. Madje në disa vende të Ballkanit të tilla si Kosova, papunësia raportohet në rënie pikërisht për shkak se njerëzit nuk duan të punojnë dhe për rrjedhojë as nuk raportohen si të papunë.
Por nga ana tjetër tregjet e punës në Ballkan përballen me mungesa. Kosova dhe Serbia kanë raportuan mungesa në sektorin e iT, ndërsa ne Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë dhe Maqedoninë Veriore ka mungesë mjekësh.
Anketa
Sipas një sondazhi të fundit mbi nivelin e kënaqësisë dhe angazhimit në punë, 51 për qind shqiptarë (në Shqipëri dhe Kosovë) janë të pakënaqur nga puna e tyre, 9 për qind shumë të pakënaqur, 32 për qind të kënaqur dhe 8 për qind shumë të kënaqur.
Anketa u bë e mundur nga EP & Partners Consultancy shpk (EPPC) me pjesëmarrjen e qytetarëve që kanë aktualisht një pozicion pune në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës.
Kështu, në Shqipëri dhe Kosovë, kjo shifër ka një rënie krahasuar me sondazhin e dy viteve më parë ku pakënaqësia ishte në nivelin 64 % në të dy vendet.
Erald Pashaj, nga EPPC shpjegon se çdo pjesëmarrës iu përgjigj 19 pyetjeve gjithsej, nga të cilat 8 kishin të bënin me të dhëna klasifikuese dhe 11 me perceptimin e të anketuarve mbi punën.
Pyetjet e lidhura me punën, ishin një test për të kuptuar sa ndjehen komodë dhe sa të angazhuar janë me institucionin apo kompaninë që ata punojnë.
Pjesëmarrësit në sondazhin e realizuar në Shqipëri dhe Kosovë, u pyetën se sa të kënaqur ishin nga puna aktuale dhe sa mundësi kishte që brenda një viti të kërkonin punë diku tjetër.
Erald Pashaj, administrator dhe themelues i EPPC, tha: “Sikurse tregohet edhe në grafikët e detajuar, kënaqësia është më e lartë mes punonjësve me paga të mesme e të larta, punonjësve me përvojë dhe atyre që banojnë në Kosovë.
Kurse pakënaqësia është më e lartë mes punonjësve me paga të ulëta, të punësuarit me kohë të pjesshme dhe kryesisht grupmoshës 30 – 39 vjec.
Pashaj evidenton edhe faktin se 57% e shohin si të mundur të ndërrojnë punë në vitin e ardhshëm, kryesisht për një pagë më të lartë, mundësi karriere, vlerësim dhe një punë më të mirë dhe më pak stresuese. Mes arsyeve të kërkimit të një pune të re, balanca punë-jetë private ka rritjen më të madhe në krahasim me sondazhin e kryer dy vite më parë. Kjo tregon fokusin në rritje të shqiptarëve për aktivitete jashtë pune dhe fokus në familje, sikurse edhe trendi global.
Nga 12 arsyet e ofruara për të kuptuar çfarë i shtyn të anketuarit që të kërkojnë punë të re, edhe këtë vit rezultoi se paga është faktori më i rëndësishëm.
Nga të dhënat rezultoi se ka një hendek të thellë midis rëndësisë që i japin punonjësit faktorëve të ndryshëm dhe nivelin të kënaqësisë me këta faktorë në punën aktuale. Kjo shpjegon edhe nivelin e lartë të pakënaqësisë me punën në tërësi, në vlerën 60% në 2019 – tha Z.Pashaj.
“Vlerësimi për punën që bëj” së bashku me “Paga” kanë hendekun më të madh mes rëndësisë dhe kënaqësisë në nivelin 62%, ndjekur nga “Respektimi i punonjësve në çdo nivel” (59%). – vazhdoi ai.
Risi për këtë vit ishte matja e nivelit të angazhimit që punonjësit kanë me punën në të dyja vendet. Pjesëmarrësit u pyetën se sa të angazhuar ndihen ata me punën, karrierën, kolegët, eprorët, ku rezultoi se vetëm 39.5 % e punonjësve në Shqipëri dhe Kosovë ndjehen të angazhuar në punë. Angazhimi në punë ka vlera nën mesatare për të gjithë faktorët e matur, pasi pjesa më e madhe e punonjësve ndjehen të pavlerësuar për punën që kryejnë, pa mundësi për rritje profesionale dhe karrierë, si edhe me besim të ulët tek kolegët dhe veçanërisht eprorët.
Gjithashtu, dukuri serioze që u vu re në sondazh ishte puna gjatë fundjavës / festave zyrtare. Konkretisht 72% e punonjësve të punësuar në kompani private deklarojnë se punojnë në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare. Ndër ta 24% deklarojnë që ndodh gjithmonë, 17% shpesh dhe 31% ndonjëherë. Në institucione publike ndodh më rrallë, konkretisht në 55% të rasteve dhe në vetëm 5% të rasteve, gjithmonë.

Krahasoji perqindjet me oferten per pune moj zocke e ambasades.
Si rendni mbas nje fjale te gjithe, me vrap.
Shqipot jashte jane nga me punetoret.
Ketu i ha te gjithe politika e ndyre e shtetit..
Venin punonin Gerdeci me gjithe femije kur shpertheu dhe i vrau po me gjithe gra e femije apo harrove.
E ke fiksuar ate fjalen e Ambasades Amerikene qe ne 2008 dhe e kthen ne mit. Mit kafenesh.
Shko gjej nje pune per te qene per vete se gazetare mezi e kalon klasen. Me mik dhe kete, meqe je e Bedriut.
Ata te punesuarit qe punen e kane mjet jetese jane te kenaqur me punen dhe ja bejne yzmetin asaj. Ata qe punen ua ka dhene partia ne pushtet kerkojne rehatllekun e rroges pa vajtur ne pune fare. Te tille fatkeqsisht ka plot kudo. Nje i tille ishte p.sh ish shoferi atentator i kreut Bashkise Lushnje qe paguhej atje pa qene ne pune.
Turq,boshnjake,Kosovarë,marokene,Nigerians,los latinos,shqiptare,jevgjit e Italise se jugut.Eh bote e ngaterruar te gjithe duan nje Rolls Royce ose Mercedes SLK ose Ferrari dhe I rrethuar me blonde natyrale(ruse ose suedeze) jo bjonde te zeshketa syzeza.Perpara me sulm!
Anketim pa baza. Po pagat qe jane me te uleta ne rajon a i di kjo Resuli, apo di te thote vetem qe jemi popull dembel dhe ja ve fajin samarit?
Pse emigrantet shqiptare jane nder me punetoret jasht shteti dhe kane sipermarrje private?
Sepse paguhen!
Sondazhet jane sondazhe ! Edhe kurt’i marrish punet bythprape te tregojne cdo gje mbrapsht se qillimi eshte aty: Shqiperia nuk behet , ikni sa ma shpejt!
Qe shqiptaret jane punetore e tregojne ma se miri punet edhe arritjet e tyre ne diaspore ku nga hici po krijojne jeten e tyre mbrenda nje gjenerate!
Pse nukbehet kjo ne Shqiperi?! Sepse pengesat politike edhe oligarkike e kane kapur kete shtetin e nuk lejojne ehvillimin e shtetit! Kemi shembull me mija ku pasuria e krijuar ndershmerisht nga njereze qe cdo dite kane punuar, eshte rafshuar per nje dite sepse i bejke hije mikut te partise apo pengojke investimet e oligarkut! Punon bujku gjithe diten edhe vjen oligarku te sjell tomate e patate e zarzavate plot helm nga serbija grekia etj Rrit pulzt e vjen oligarku te sjell pula plot helm e salmonella prej brazilit edhe te le pa asnje euro per djersen e mundin tend.. Nuk punohet kot kur edhe mundi te shkon dem nga konkurrenca e pandershme qe i sherben vetem oligarket ,
Per kete ky sondazh a ka ba ndonje pyetje?!
Pfff sondazhet qe sherbejne vetem per me harxhuar pare per ´miqté qe keta poroff se itese te sondazhe duan me favori zuar e fuqizuar per neser per veti!!
Gazetares nuk ia ve fajin po e pyeti: ti si gazetare cfare ke deshire te bejsh per publikû?! Sigurisht se ke endra per nje informim te vertete? Cka te pengon ty me ba ate pune si pershembull nje reportazh mbi minatoret te kuptojme pse po protestojne e po na sjellin nje ndryshim ne sherbim te punetoreve e jo te uzurpueset qe edhe pronat e pushimit te sindikatave i kane uzurpuar?! Nuk do te priisheh me pronarîn e gazetes?! Nuk do te jesh e etiketuar si gazetare e lire e ndershme?! Pse nuk e hap ti e shoket e tu qe enderojne nje gazetari ndryshe nje gazete ? Sot ne internet ju ofrohet kjo mundesi ma shume se dje! Pse ´pertonî me e ba?!
Allez , filloni nga vetja e mos u helmoni kot me sondazhe idioteske!