“Jemi të shokuar”, Meta e Rama reagojnë për krimet makabre në Bucha

redaktor

 

Presidenti dhe Kryeministri i Shqipërisë kanë reaguar për pamjet e tmerrshme që shokuan sot botën nga qyteti ukrainas i Buchas.

“I shokuar nga mizoritë e ushtrisë ruse në Bucha dhe rajone të tjera të Ukrainës. Civilët e masakruar, varret masive dhe përdhunimet janë evidenca të pakundërshtueshme të genocidit që Rusia po zbaton në Ukrainë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të shumëfishojë përpjekjet për të ndaluar makinerinë vrasëse të Kremlinit.

Krimet kundër njerëzimit të kryera nga Rusia dhe që po tmerrojnë mbarë njerëzimin duhet të hetohen si të tilla.  Si vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria do të japë kontributin e saj në këtë drejtim”, shkruan Meta.

Edhe Rama ka një postim:

“Imazhet e tmerrshme të civilëve të vrarë në #Bucha Massacre, #Ukrainë, nga ushtria #ruse janë tronditëse. Duhet bërë gjithçka për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme. Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë. Sa dhimbje dhe sa turp! – shkruan ai.

n.s. / dita

Share This Article
6 Comments
  • OKB duhet te nderhyje me forca shumekombeshe…
    Jo bomba atomike,jo bomba me vakum,,Po ku do gjeje vrime te futet Putana dhe ku do perfundoje populli sllavorus qe ka 200 cjet e me shume qe kafshon boten dhe heroiizohet..Me principaten e Moskes do perfundoje,,atje ku e nisi ne mesjete Ivani tmerrshem,..Cfare kane zaptuar nuk jane te ruseve.
    Turp!Nje popull legen qe 80% mbeshtet putanen..
    Boll mashtruat boten me nazizmin me Hitlerion,se edhe Hitleri nuk po e duronte ezpansionin sllavo-rus ne Evrope,prandaj shkoi deri ne Moske,por nuk e lane Anglo-amerikanet.

  • Edhe qirje- tavarish ilir meta qenka I indinjuar ! Po qirje Janulla ka ndonje plan per homazhe ne marianopolis apo ka pune me kishat dhe shkolla greke ne Allvania.

  • folen dhe dy gomeren tane qe jane shokuar,si duket i harruan masakrat ne Kosove,kush i ka pare ne Kosove keto te Ruseve i duken lule,te gjithe sllavet jane njesoj,Shqiptaret nuk shokohen,i kane pare te Greket se si vrane SAhqiptaret e camerise,e i pane te Serbet se si vrane Shqiptaret e Kosoves.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *