Ryszard Legutko është Docent Filozofie në Universitetin Jagellon të Krakovit dhe eurodeputet i Partisë Ligj dhe Drejtësi, e cila nga viti 2015 qeveris Poloninë.
Specialist i Filozofisë së Lashtë dhe i Teorisë Politike, ka hyrë në Parlamentin polak në 2005, ku ka qenë zëvendëspresident i Senatit. Ka mbuluar për disa muaj postin e Ministrit të Arsimit në 2007 dhe më pas ka qenë Sekretar Shteti në kancelarinë e Presidentit Lech Kaczynski nga 2007 në 2009, vit kur është zgjedhur në Parlamentin Europian, ku aktualisht është Bashpëpresident i Grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë.
Autor librash filozofie të lashtë mbi Sokratin dhe Platonin, në 2016 ka botuar në anglisht The Demon in Democracy, ku zhvillon tezën e tij provokatore mbi konvergjencën midis komunizmit të së kaluarës dhe liberal – demokracisë së sotme.
Është një prej intelektualëve europianë që kanë firmosur Deklaratën e Parisit “Një Europë tek e cila mund të besojmë” në tetorin e kaluar.
Kjo më poshtë është një analizë e tij e sjellë në shqip nga bota.al. Titulli është i Ditës:
n.s. / dita
*****
Teza e librit tim The Demon in Democracy është e thjeshtë: pavarësisht diferencave të mëdha, ekziston një ngjashmëri e konsiderueshme midis komunizmit dhe liberal – demokracisë. Teza është e thjeshtë, por tërësia e argumentimeve që e mbështet është në fakt tejet komplekse. Ajo që pasi është argumentimi më sintetik i mundshëm për sa pohoj. Ajo që e bën të ngjashëm komunizmin dhe liberal – demokracinë është se në të dyja rastet sistemi politik është aq dominues sa që e depërton të gjithë ngrehinën sociale, të gjitha institucionet, normat dhe mentalitetin. Ashtu si komunizmi përfaqësonte kuadrin final referues të gjithçkaje që ndodhte në një shoqëri komuniste, ashtu edhe liberal – demokracia përfaqëson kuadrin referues final për gjithçka që ndodh në një shoqëri liberal – demokratike.
Me fjalë të tjera, ishte në natyrën e regjimit të vjetër që çdo gjë duhej të ishte komuniste dhe duhej të quhej komuniste. Nuk kishte familje, por familje komuniste; nuk ekzistonte edukimi, por edukimi komunist; nuk kishte shoqëri, por shoqëri komuniste; nuk kishte moral, por moral komunist; nuk kishte art, por art komunist. Më vonë, kur në vendin tonë është afirmuar sistemi i ri, kam zbuluar me një pakënaqësi të caktuar se edhe në një shoqëri liberal – demokratike kërkohet që çdo gjë të reflektojë një logjikë liberal – demokratike: familja duhet të bëhet liberale dhe e demokratizuar, dhe një gjë e tillë duhet të ndodhë edhe për shkollat, moralin, normat sociale. Jepet si e mirëqenë që edhe feja dhe Kisha duhet të bëhen më liberale e më demokratike në praktikat dhe në doktrinën e tyre; edhe Zoti ka arritur që të ngjajë me një liberal – demokrat, ashtu si në komunizëm Zoti, edhe pse nuk ekzistonte, ishte gjithsesi një komunist i mirë. Në komunizëm, termi “komunist” ishte një fjalë që përfshinte gjithçka: gjithçka që ishte komuniste, ishte superior ndaj çdo gjëje jokomuniste. Kam kuptuar se edhe në demokracinë moderne “demokratike” është bërë një fjalë që përfshin gjithçka, ashtu si “jodemokratike” është një shprehje e rëndë dënimi.
E gjitha kjo më ka bërë që të formuloj tezën se të dy sistemet kanë një tendencë të pandalshme që ta politizojnë të gjithë jetën; domethënë që të dy sistemet tentojnë që të imponojnë strukturat, parimet e tyre, premisa mbi çdo aspekt të shoqërisë, mbi jetët, mendimet dhe veprimet e njerëzve. Jo vetëm që këto dy sisteme imponojnë strukturat, procedurat, parimet, premisat e tyre, por besojnë fuqimisht se ky imponim është përfitues, i nevojshëm, i dëshirueshëm nga ana e njerëzve dhe se është në sintoni edhe më korrentin e përgjithshëm të qytetërimit.
Kriteri i detyrueshëm
Politizimi komunist kishte një aspekt aplikimi global dhe ishte dhimbshëm depërtues. Asnjë mrekulli që disave t’u rezultonte i padurueshëm. Prandaj njerëz që donin t’i rezistonin kërkonin zona të ekzistencës jo akoma të prekura nga politika në të cilat mund të gjenin strehim nga agresioni politik: këto zona mund të ishin jeta private, arti, aktivitetet intelektuale, feja. Por në praktikë gjetja e një strehimi rezultoi mjaft e vështirë: autoritetet komuniste qenë të vetëdijshme për strategjitë e arratisë dhe bënë maksimumin e tyre për t’i aneksuar ato zona dhe t’i inkorporonin në domenin e tyre politik.
Familja dhe jeta private dukej se ishin kështjella të natyrshme brenda të cilave do të mund të gjendej paqe dhe siguri nga prania e kudondodhur e ideologjisë dhe e propagandës zyrtare. Ekzistonin edhe kështjella të tjera – kujtesa historike ose kujtesa individuale e ruajtur në rrëfime të ndara mes miqsh. Ekzistonin arti dhe bukuria – njerëzit kërkonin shpëtim nga shëmtia dhe nga mërzia e padurueshme e ideologjisë në poezinë klasike, në muzikë, në kryeveprat e mjeshtërve të mëdhenj dhe i shmangeshin vulgaritetit të epërm të gjuhës së re komuniste duke mbajtur mend përmendësh poezi të vjetra, duke lexuar letërsi klasike apo duke vajtur në kishë për t’u zhytur në liturgji, në fjalën e Ungjillit, në mister dhe në spiritualitet. Ekzistenca e Kishës në vendin tim ka qenë një fakt me rëndësi themelore për shpëtimin e shpirtit të kombit.
Por komunistët, siç e kam thënë, qenë plotësisht të vetëdijshëm për këto strategji dhe bënë gjithçka mundeshin për t’i pushtuar këto territore. Kjo qe sidomos e vërtetë në vitet e para e mbretërimit të tyre, kur vëllimi i ideologjisë së re ishte shurdhues dhe intensiteti i saj i tillë sa të bënte budalla. Në atë kohë sulmi ndaj jetës private dhe ndaj jetës familjare qe jashtëzakonisht i fortë. Atëhere komunistët ishin në pararojën botërore e proceseve të ndryshimit: qenë të parët që e bënë lehtësisht të aksesueshëm divorcin, të parët që futën abortin me kërkesë, të parët që u dhanë pushtet të rinjve ndaj të vjetërve, studentëve ndaj mësuesve, fëmijëve ndaj prindërve. Por më vonë partia komuniste hoqi dorë dhe dara e politikës u zbut. Pas periudhës së tiranisë të të ashtuquajturit realizëm socialist, arti u bë më i lirë; studimet huaniste, në fillim tërësisht të nënshtruara ndaj sistemit, më vonë fituan pak pavarësi; gjuha, që në fillim ishte vënë nën survejim të rreptë dhe e transformuar në gjuhë të re, më vonë u emancipua ndjeshëm nga zinxhirat e ideologjisë.
Metoda për të marrë kontrollin mbi këto gjëra – familjen, jetën private, artin, moralin, gjuhën – qe që të futej dhe më pas të bëhej i detyrueshëm një kriter: kriteri i korrektësisë. Nga momenti që gjithçka ishte politike dhe nga momenti që politika rregullohej nga ideologjia, ishte e qartë se gjithçka duhej të ishte në pajtim me parimet themelore e kësaj ideologjie dhe nuk lejoheshin nota stonuese. Nuk ekzistonin më vëzhgime apo akte të padëmshme, pasi gjithçka ishte qartazi koherente ose qartazi jokoherente me ideologjinë. Koherenca me doktrinën quhej korrektësi dhe korrektësia zëvendësoi të vërtetën, të bukurë, elegancën dhe stilin. Gjithmonë dhe në çdo situatë – qoftë të kishim të bënim me një përvojë private, me një mendim, me një diskutim, me një poezi apo me një pohim filozofik – kjo koherencë duhet të ishte e dukshme, e qartë, e lehtë për t’u perceptuar nga të gjithë. Kjo do të thotë se secili në gjithçka bënte apo toshte duhej të bënte një pëprjekje për ta treguar këtë koherencë, për ta demonstruar me një shprehje, një gjest, një simbol, me qëllim që të parandalonte dyshime dhe akuza të mundshme. Dhe saktësisht pse njerëzit qenë detyruar që të demonstronin korrktësinë e tyre, shumë panë tek ajo një mundësi për të gjurmuar dhe nxjerrë ata që qenë tepër të ndrojtur, tepër kokëshkretë apo tepër naivë për ta bërë të qartë korrektësinë e tyre ose, e tmerrshme ta thuash, e injoronin qëllimisht.
Nuk ka kështjellë që duron
Tani më lejoni të them disa gjëra lidhur me liberal – demokracinë. Ajo që është thënë për gjithpranishmërinë e parimeve liberal – demokratike në shoqëritë perëndimore është e vërtetë. Do të ishte e natyrshme të zbulohej sesa janë forta kështjellat eventuale në të cilat disa prej nesh, të neveritur nga valët e reja e ofensivave liberal – demokratike, mund të kërkonim të fshiheshim. Për shembull, sa janë të forta sfera private dhe jeta familjare ndaj kryqëzatave politike liberal – demokratike? A janë jetët tona më të sigurta tani nga sa qenë 20 apo 30 vite më parë? Në çfarë mase mendimet tona janë të mbrujtura me ide liberale dhe demokratike kur mendojmë për familjen, kërkojmë të organizojmë jetën tonë familjare apo t’u japim këshilla miqve tanë lidhur me çështje familjare? Jemi më shumë apo më pak të prirur se më parë të flasim për familje duke përdorur fjalë me konotacion politik si “pushtet”, “dhënie pushteti”, “barazi”, “të drejta”, “gender”? Ligji është më shumë apo më pak i implikuar se më parë në rregullimin e marrëdhënieve familjare?
Le të marrim seksin, që është – do të thuhej – gjëja private më intime e të gjitha gjërave private intime. Gjatë dekadave të fundit seksi është bërë një çështje pakashumë e rregulluar dhe e përvetësuar nga qeveritë, nga legjislativi, nga gjykatat e drejtësisë dhe nga çdo lloj agjencie? Le të marrim kështjella apo vendstrehime të tjera të mundshme: artin, besimin fetar, gjuhën, historinë, kujtesën. Sot ato përfitojnë një mbrojtje më të madhe apo më të vogël kundër politikave liberal – demokratike? Gjuha është e lirë nga kushtëzimet politike apo gjithnjë e më shumë politikisht e kontrollueshme? A mund të botohet lehtësisht një libër apo një artikull që nuk është dakord me zhargonin politikisht të pranueshëm? Kufizimet janë më shumë apo më pak të ashpra sesa ato të së kaluarës? Universitetet tona janë monumente lirie dhe hapjeje akademike, të mbajtura nga njerëz të përkorë si Kardinali Neëman apo po largohen nga këto standarde? Gjuha që mësohet nëpër shkolla është e njëjta gjuhë e letërsisë angleze dhe amerikane apo është një gjuhë që ngjan gjithnjë e më shumë më zhargonin e pakuptueshëm e ideologjive aktuale politike?
Fatkeqësisht, përgjigjet ndaj gjithë këtyre pyetjeve justifikojnë konkluzionin që në dekadat e fundit në brendësi të shoqërive liberal – demokratike kanë ndodhur zhvillime të krahasueshme me ato të shoqërive komuniste. Koncepti i korrektësisë ideologjike është rishfaqur dhe i është dhënë një rëndësi e frikshme. Gjykatat e drejtësisë, universitetet, pushtetet legjislative dhe institucione të tjera i kanë bashkuar forcat e tyre për të shtrënguar vidat ideologjike dhe e gjitha kjo ka ndodhur në prezumimin se po na japin më shumë liri e më shumë drejtësi. Mund të themi më pak gjëra se më parë, jemi gjithnjë e më shumë të homologuar, mendjet tona janë stërvitur me konformizëm, por duhet besuar se e gjitha kjo shërben për të pasur një botë më të mirë.
Këto zhvillime nuk duhet të na befasojnë, nga momenti që pasqyrojnë natyrën e sistemit liberal – demokratik. Sigurisht që nuk është e vërtetë, siç thonë disa dhe shumë shumë prej nesh e pranojnë pa reflektuar, se sistemi liberal – demokrat është neutral karshi çdo lloj ideje që mbështeten dhe avancohen në brendësinë e tij: qofshin monarkikë, aristokratikë, komunistë, konservatorë, nihilistë. Në realitet, si demokracia, ashtu edhe liberalizmi tentojnë që ta politizojnë shoqërinë në një masë të tillë sa që pluralizmi pushon së qëni i mundur.
Të gjithë të njëjtën pikëpamje
Demokracia përmban një mekanizëm të brendshëm politizimi pasi përfshin në procesin politik më shumë njerëz se çdo sistem tjetër. Nuk ka asgjë në natyrën e demokracisë që mund ta pengojë “demosin” apo elitat dominuese që të imponojnë markën e politikës mbi ndodhitë private për t’ua nënshtruar kulteve politike të momentit. Njerëzit demokratikë – siç e ka shpjeguar Tocqueville më saktësi supreme – tentojnë që të jenë gjithnjë e më të ngjashëm dhe, për pasojë, të jenë gjithnjë e më shumë të bindur se çdo njeri i shëndoshë nga mendja duhet të ketë njëlloj pikëpamjet e tyre. për pasojë, janë gjithnjë e më shumë të padisponueshëm që të njohin legjitimitetin e asaj që shkon përtej imagjinatës së tyre dhe ta tolerojnë.
Për sa i përket liberalizmit, gjëja është akoma më e dukshme. Liberalizmi ka pasur gjithmonë dy karakteristika që e bëjnë të papajtueshëm me neutralitetin, edhe në çështje tradicionalisht të konsideruara si jopolitike. Në radhë të parë, koncepti i tij për natyrën njerëzore është ai i një personi privat, në kundërshtim me njeriun politik, për të përdorur një koncept aristotelian. Në radhë të dytë, liberalizmi është thelbësisht politik pasi pavarësisht deklarimeve të tij në sens të kundërt, qëllimi i tij është që t’ia imponojë rendin e tij në totalitetit të aseteve njerëzore; liberalizmi vendoset gjithmonë mbi llojet e tjera të aseteve, pasi e konsideron vetëveten më të gjërin, më të madhin dhe më gjithëpërfshirësin, një meta – sistem, një sistem të rendit të tyrë, më të përshtatshmin për të organizuar jetën e të tjerëve. Është thellësisht politik edhe pse është i ndërtuar dhe e merr forcën e tij nga një dikotomi: autonomi kundër arbitraritetit, liri kundër despotizmit, të drejta individuale kundër prerogativave të qeverisë.
Ky kombinacion paradoksal – nga njëra anë një njeri liberal që është një person privat i cili merret me objektiva individuale (para, pronë, karrierë, kënaqësi private), nga ana tjetër natyra thelbësisht politike e sistemit – nuk mund të mos i shkatërronte bastionet që rrethin aspektin e privates dhe ta barste me përmbajtje politike. Për pasojë, opinion im është se liberalizmi, nga John Locke e këtej, ka qenë instrumenti kryesor që i ka nxjerrë çështjet private në sheshin public dhe i ka bërë jashtëzakonisht politike. Revolucioni seksual, për të dhënë një shembull të qartë, që i ka atribuar një përmbajtje fortësisht politike më privates së të gjitha çështjeve, është pjellë legjitime e liberalizmit (si edhe e socializmit). E njëjta gjë thuhej për artin e politizuar, që komunistët besonin se duhej të luante një rol në luftën e klasave dhe që liberalët e përdorin si një armë në luftërat e tyre të lidhura me gender dhe me ndërmarrje të ngjashme emancipimi.
Me të përcaktuar se ajo që e bën të ngjashëm komunizmin dhe liberal – demokracinë është një gradë pazakonshmërisht e lartë politizimi, ndodhemi përballë dy mundësishë. Mundësia e parë është të pranohet se komunistët kishin të drejtë në bindjen e tyre se një sistem politik duhej të dominonte jetët tona dhe të infiltronte të gjithë ngrehinën sociale, por kanë bërë një gabim – sigurisht i kushtueshëm – që e kanë treguar systemin si sistemi që do të duhej të luante një rol të tillë. Me fjalë të tjera, nuk do të kishte asgjë të gabuar në gjithëpranishmërinë e politikës, boll që sistemi politik të jetë ai i miri. Nga momenti që komunizmi nuk ishte i mirë, nuk ishte as infiltrueshmëria e politikës komuniste. Mundësia e dytë është që komunistët e kishin gabim në të dyja aspektet. Jo vetëm sistemi ishte i keq, por politizimi si i tillë është gjithmonë një gjë e gabuar, pavarësisht nga sistemi. Nëqoftëse zgjidhet mundësia e parë, teza e librit tim bie. Mund të thuhet se nuk ka asnjë të gabuar në faktin që ekzistojnë ngjashmëri midis komunizmit dhe liberal – demokracisë, pasi janë thjesht formale dhe jothelbësore. Format mund të jenë të ngjashme – gjithëprania e ideologjisë dhe e politikës – por thelbi i secilit prej këtyre dy sistemeve është i ndryshëm: politika demokratike është e mirë, ndërsa politika komuniste është e keqe.
4 dëshmi aspak të natyrshme
Por nëqoftëse zgjedhim mundësinë e dytë dhe themi se pushtimi nga çdo anë dhe e çarë nga ana e politikës është një gjë e gabuar, pavarësisht nga natyra e sistemit politik, atëhere ndodhemi në pozicionin e ngritjes të një objeksioni serioz kundër liberal – demokracisë, duke e akuzuar për ambicie totalitare. Nga ana e saj, kjo hap një problem serioz teorik dhe institucional, domethënë sit ë mbahen nën fre këto ambicie dhe çfarë instrumentash na ofron sistemi liberal – demokratik. Bëhet fjalë vërtet për një problem themelor. Liberal – demokracia është një sistem që plotëson të gjitha kriteret e një rendit të mirë (kritere që komunizmi, nuk duhet të jetë nevoja ta themi, nuk i plotësonte): pluralizëm partishë politike, liri kushtetuese shtypi, liri kushtetuese formim shoqatash, ndarje të pushteteve, rol të Parlamentit, zgjedhje. Megjithatë e gjitha kjo duket se prodhon rezultate të kundërta. Sistemi është demonstruar i paaftë që të gjenerojë çfarëdo forme vetëkufizimi. Megjithatë, mund edhe të jetë rasti që problemi të mos jetë strukturor e të mos ketë një zgjidhje strukturore dhe të ndodhet më në thellësi, në ato komponente të përvojës njerëzore që janë shumë më rezistente ndaj veprimit njerëzor. Duket se ajo që bashkon komunizmin dhe liberal – demokracinë intelektualisht në një nivel më të thellë dhe më filozofik janë disa premisa të përgjithshme, rrallë të vëna në pikëpyetje, që shumë prej nesh i pranojnë si vetëevidente, por që janë larg të qëni të natyrshme. Në realitet janë një pjesë e rëndësishme e problemit.
- Komunizmi dhe liberal – demokracia kanë qenë dy prej ëndërrave më të mëdha politike të historisë moderne. Asnjë projekt tjetër politik nuk është ekzaltuar kaq universalisht si realizimi përfundimtar i aspiratave të njerëzve. Raca njerëzore – është besuar dhe besohet akoma – nuk mund të shkojë përtej në evolucionin politik nga sa ka shkuar me komunizmin sipas dissave, me liberal – demokracinë sipas të tjerëve. Ajo që ka bashkuar dhe bashkon mënyrën e të menduarit të mbështetësve të të dyja sistemeve është mungesa logjike dhe historike e çdo forme alternative të asetit politik sot apo në të ardhmen dhe, duke pasur parasysh zhdukjen e të gjitha alternativave, nuk ka asnjë arësye të mirë për të cilën këto sisteme të mos mund të shtrihen kudo dhe për të cilën kjo shtrirje gjithnjë e më e thellë e më gjerë nuk duhet të paraqitet si fitimprurëse dhe e arësyeshme. Me fjalë të tjera, komunistët e impenjuar dhe liberal – demokratët e impenjuar vuajnë të njëjtin gabim, gabimin e ëndërrimtarëve të mëdhenj, që mund ta përkufizojmë si një vendosje e gabuar e përsosmërisë: përsosmëria e vërtetë qëndron tjetërkund, jo tek politika, dhe sigurisht jo në asetet politike.
- Nga momenti që të dy sistemet konsiderohen definitivë, nuk ka mundësi kompromisi me kritikët e tyre. Kush i kritikon nuk është thjesht kritik, por armik. Asnjë diskutim serioz nuk është i mundur me një joliberal apo me një jodemokratik, ashtu siç komunisti nuk diskutonte kurrë seriozisht me një jokomunist. Por pasoja e kësaj është shfaqja e diçkaje të ngjashme me një front të bashkuar. Në kohën e komunizmit kemi pasur fronte të bashkuar rreth partisë komuniste. Diçka të ngjashme e kemi sot. Kjo është sidomos e vërtetë për Bashkimin Europian, i udhëhequr nga e njëjta mazhorancë permanente që është si politike, ashtu edhe ideologjike. Kjo nga ana e saj prish ose e bën të parëndësishme ndarjen klasike midis të majtës dhe të djathtës, që është zëvendësuar nga mainstream politik, ekuivalenti modern i rolit drejtues të partisë. Ky mainstream politik ka monopolizuar skenën politike dhe ka krijuar një ortodoksi të qeverisë, duke e bërë kështu mekanizmin e alternimit demokratik i prapambetur dhe të tepërt, nganjëherë edhe të dëmshëm. Kushdo që nuk i përket mainstream ose është i çmendur, ose është fashist. Për një arësye të tillë, Bashkimit Europian nuk i pëlqejnë mospajtuesit. Por jo vetëm Bashkimit Europian. Edhe në pjesën më të madhe të vendeve të Europës Perëndimore kemi një mainstream politik faktik, i dominuar nga e majta politike nga momenti që e djathta politike ka humbur luftën e ideve dhe ka kapitulluar.
- Të dy sistemet konsiderohen si eksperimenti më i madh i modernizimit, që një grup e identifikon me komunizmin dhe tjetri me liberal – demokracinë. Të dy janë kundër të vjetrës dhe në favor të së resë. Të dy e kërkojnë legjitimitetin e tyre në tejkalimin e së kaluarës. E kaluara është diçka që duhet me dyshim të përzier me përçmim. Sapo dikotomia e vjetër/ e re futet mjaft në thellësi të mendjes së njerëzve, këta të fundit janë të gatshëm që t’ia aplikojnë jo vetëm teknologjisë e makinave, por edhe mjedisit të tyre social e kulturor, strukturave sociale, moralit, edukimit, mendimit, artit. Gjithçka duhet të jetë e modernizuar dhe modernizimi mundëson një depërtim të thellë në asetet sociale ekzistuese, në mënyrën e të menduarit të njerëzve. Lind kështu tundimi për të krijuar jo vetëm një lloj të ri shoqërie, por edhe një lloj të ri qëniesh njerëzore dhe një lloj të ri marrëdhëniesh njerëzore. Komunistët dhe liberal – demokratët, sit ë gjithë modernizuesit entuziastë, janë arrogantë dhe nuk provojnë gjë tjetër përveç përçmimit për barrierat, limitet, kufizimet natyrore, tabùtë, normat e bazuara historikisht. Komunistët kanë kërkuar që të kthejnë në të kundërt rrjedhën e lumenjve të Siberisë, liberal – demokratët të ripërkufizojnë martesën dhe familjen.
- Të dy sistemet kanë të përbashkët të njëjtën antropologji reduktuese, që i katandis qëniet njerëzore në karakteristika të thjeshta: krijesa në fakt të thata të privuara nga dimensioni metafizik. Në të dyja sistemet, antropologjia është barazitare. Besohet tek barazia si kusht natyror; jo vetëm barazia e njerëzve, por edhe barazia e vetëdijes njerëzore apo e shpirtit njerëzor, në të cilin nuk ka më dallim midis asaj që është më e lartë dhe asaj që është më e ulët. Kjo është një filozofi e njeriut të thjeshtë, të zakonshëm, në kundërvënie me një filozofi të njeriut fisnik, që mund të gjendet tek Aristoteli apo tek Ortega y Gasset. Zakonshmëria nënkupton se asnjë aspiratë më e lartë nuk është e regjistruar në natyrën njerëzore; nëse aspirate të kësaj natyre karakterizojnë disa njerëz, bëhet fjalë për një fakt kontigjent, jo për një kriter të nevojshëm të humanizmit. Problemi i zakonshmërisë i nënkuptuar kështu është se çon tek konformiteti dhe tek uniformiteti. Tocqueville ka qenë një prej të parëve e kohëve moderne që e ka vërejtur. Nga ana e saj, zakonshmëria gjeneron një ngushtim perspektive dhe ky ngushtim perspektive implikon vetëkënaqësinë që përjashton prirjen për të marrë në konsideratë çdo faktor të jashtëm dhe të konsultojë çdo gjykatë tjetër përveçse të veten. Me fjalë të tjera, komunizmi dhe liberal – demokracia kanë qenë dhe janë sistemet e njeriut të thjeshtë, të zakonshëm. Kjo nuk e kundërshton prirjen ndaj arogancës e të dy sistemeve. Njeriu i zakonshëm mund të jetë arrogant si tiran sidomos kur beson se jeton në më të mirin e sistemeve politike dhe se ky sistem e asnjë tjetër është autoriteti më i lartë në referim me atë që është e drejtë dhe atë që është e gabuar.
Nëqoftëse analiza e shpalosur më sipër është korrekte, nuk ekziston asnjë rrugë e lehtë për të përmbysur proceset shqetësuese që janë zhvilluar në shoqëritë liberal – demokratike. Megjithatë, kjo nuk jemi të dënuar të jetojmë në një botë gjithnjë e më homogjene, të rregulluar dhe ideologjikisht mbytëse. Kushdo që beson se historia është një proces pa një fund të paracaktuar duhet edhe të besojë se një ndryshim është i mundur. Por një ndryshim i tillë duhet të fillojë me një riorientim të thellë filozofik që na mundëson të shikojmë përtej shoqërive liberal – demokratike nga një perspektivë e jashtme. Nga ana e saj, kjo implikon nevojën për ta çliruar mendjen tonë nga rrjeta e trashë e supersticioneve të sotme.

O redaktor, mavria !!!!!
Concentrat.
A-ja e gazetarise. Mos ver romane ne gazete se nuk te lexojne.
Le qe ku e njihje ti Belulin ?
DITA ;
e di si pergjigjet SALLAKJA kur i thua qe komunizmi ka vrare 20 milione njerez ???
-Nuk ka qene komunizmi i vertete ….
mos ja merrni shume per baze komentet, se libri me me shume faqe qe ka lexuar eshte ‘Sikur te isha djale ‘ 😛
Sallake , paragrafi 2 te nentitulli ‘4 deshmi aspak te natyrshme’ i ben nje foto realitetit te sotem dhe nqs dikush vendos syzet, thellohet pak me teper, do shohe jo vetem nje foto por dhe rrezikshmerine qe paraqet e sotmja (sepse e sotmja eshte e ardhme …. )
Demonet Demokratik ose per shkurt u be vite qe une e shkruaj DemoNkraci, a kane legjitimitet ??
Kjo kaste politike, nje supershtet, nje Europe e Bashkuar, a eshte ajo legjitime?
Eshte nje shtet i te drejtes apo i me te fortit ???
Jemi duke ecur drejt nje ‘barazie’ apo ne fakt kemi nevoje per équitabilité ?? (ndjese po se vendos dot ne shqip kte fjale)
jam duke lexuar nje nga ata ‘armiqte’ qe mainstream politik e deboi jashte, e shpallen ‘marksist’, ”rebel’ ‘dashnor i kaosit’, mire qe kishte dhe nje femer ne krah, se duke qene grek, mund te dilte me keq… jam duke lexuar Varoufakis, dhe ne nje moment, ne fillimet e librit te tij, shkruan nje pergjigje te (pijedashesit) J.C.Juncker –
“Quand les choses deviennent sérieuses, il faut mentir”
dhe ne mes ishin 1 trilion euro per mos te thene te verteten, qe me thjesht dmth qe Greqia mos te shpallte banqueroute – falimentimin (sepse ne fakt falimenton dhe huadhensi) …
a eshte demoNkracia diktatura e shumices ???
a po kthehet mainstream politik ne nje rrezikshmeri shoqerore ??
Sallake kursem prologun dhe mos me akuzo si marksiste (enveriste e pranoj 😛 )
DITA
faleminderit qe me kte artikull na kujtoni dhe ne njerzit e thjeshte qe lexojme artikuj te komplikuar 😛
Beh, va bene. Importante e che sei viva.
Veramente hai bisogno di sentire cosa pensa un filosofo Polacco su comunismo e democrazia ? Io no. Per due motivi; stanco, e stufo.
Su questa tematica ho letto tantissimo, filosofi e non, ho l’impressione che le mie idee sono le migliori. Le tue un po’ meno, comunque validissime.(soprattutto quando sei arrabbiata)
Quella di Rita Marko non mi è piaciuta.
Ka vertet liber Sikur te isha djale ?
“Sikur te isha djale” eshte roman i Haki Stermillit. Nje redaktor i Times kur venin stazhieret u jepte teme shkrimi. Ata mbushnin 10 faqe. Ua jepte ta koncenteinin ne 5 faqe, pastaj ne dy faqe, etj, gjersa perfundonte ne 2 rreshta. Keahtu reportazhi transformohej ne lajm. Po deshe ta reduktosh librin e polakut ne 2 fjadj, ta jep mundesine tek titulli i librit, varet c’kerkon. Black swan e do lajmin reportazh, ti do te kunderten, e arsyeshmja rri ne mes…. persh mancino, edhe une sallaks kam qene, si ne futboll ashtu edhe ne ide.
vivissima e ..giovanissima 😛
per te kuptuar komunizmin duhet te lexosh Marksin..
pergjithsisht lexoj çdo gje, jam ende me studime (ekonomi-politike) dhe piket me te mira, tani do te gajas, i mora ne punen e….Marksit (18/20)
nuk kam dyshim qe lexon shume, prandaj te pergjigjem, pergjithsisht dua komente konstruktive (sono una donna,e voglio troppo ahahahahahhaaa)
s’kisha dyshim qe s’te pelqeu ajo per shoqen Rita e shokun Marko 😛 … per librin pyet qunin e hitlerit, ai eshte diplomuar te filoloqyli me netin 😛 …
une i shpetova kesaj pjese, jam ende giovanissima e …arrabiatissima 😛
sic eshte “Sikur te isha djale” roman i H.Stermillit eshte edhe nje recete italiane “Penne all’arrabbiaarr, po zakonisht ne shqip bejne gabimin fatal kur e shkruajne me nje “n” ne vend te dopjo “n”-se.
kam nje propozim per kete autorin qe jeton ne perendim dhe dyshon per sa me lart….
te shkoj ne Korene e Veriut dhe pastaj te flasi per dyshimet e tij.
Sallakja! Shum e vertet. Keta gazetar harrojne qe misioni baze i gazetes eshte informimi! Nese nuk kane me cfare ti mbushin faqet e gazetes eshte tjeter pune. Keta kujtojne se duke botuar kete carcaf ne faqet e gazetes, i denje per nje leksion ne fakultetin filozofik, njerezit e zakonshem, por edhe ata qe nuk kane njohuri te mjaftushme per kete teme, do te rrine tere diten mbi faqet e gazetes, per te marre vesh se cfare ka dashur te thoj autori!?
Jimi dhe Sallakja i duan artikujt si reviste per femije: Me pak tekst dhe me figura 🙂
Kaq.mendje kane dhe ate pak qe kane nuk duan ta lodhin.
Jane nje nga shembujt pse ka deshtuar demokracia. I ka bere njerezit idiote qe nuk lexojne dot me shume se nje faqe
Një polici në provimin me gojë që duhet të bënte për t’u rritur në gradë, dmth t’i rritej paga, iu kërkua të numuronte deri në 100. Dhe polici filloj gjithë qejf nga që iu duk punë që bëhej kollaj. Po filloj ta ngadalësojë rritmin kur numërimi rritej. Aty nga 25-a po i mbahej goja, dhe në 35 i ra koka në tavolinë, gulçoi dhe nxorri shkumë nga goja. Komisioni i shqetësuar thirri urgjencën, mjeku i së cilës mbasi e vizitoi policin u tha atyre, që të mos shqetësoheshin, sepse gjëndja e tij kishte ardhur nga stresi i fortë. (Problemi ishte shumë i vështirë për të!). Kështu dhe puna e atyre që nuk lexojnë dot tema, për ta të vështira. Gazeta/gazetat kanë plot rubrika dhe për ta sipas shijeve, durimit, aftësive nxënëse, kuriozitete, zbavitje etj. Por ja që ka edhe lexues si Black Swan, që e kanë jo vetëm aftësinë dhe durimin të lexojnë tema, të vështira, por edhe të komentojnë, duke plotësuar shkrimin/shkrimet e ndryshme, me mendime të vlefshme. Sepse gazetat dhe në përgjithësi Mediat nuk janë monopol i askujt.
Bureto !
Barcaleta me polic, nuk ishte e bukur.
Ajo tjetra poshte dicka me mire.
Po te vazhdosh keshtu ne fund te vitit do maresh titullin Medioker.
Sallake! Nuk është nevoja të pres fundin e vitit që të meritoj epitetin mediokër (titull quhet tjetër gjë) , sepse nuk pretendoj as për nivel të lartë, por as i atij të ultë nuk jam, sepse mediokrët wëndrpjnë diku aty në mes. Këtu futen shumica e njerëzve me shkollë përfshirë edhe atë universitar, të cilët jo domosdoshmërisht janë të nivelit të lartë. Këta të fundit, duhet të jenë shumë mirë të arsimuar, të specializuar në fusha të caktuara si ekspertë të fudhës dhe të jenë me tituj shkencorë si Phd, profesorë apo akademikë. Unë pretendoj asnjë nga kpto edhe pse mund t’i kisha arritur por kushtet dhe rrethanat e kohës kur unë isha relativisht në moshë që mund të synojë kpto nivele nuk më lejuan. Sepse siç mund ta dish zotëri edhe kpto përfitoheshin dhe jepeshin në rradhë të parë po të plotësoje kriterin politik (biografinë). Megjithatë, falë një inteligjence të lartë, që më fali natyra,mbarova me medalje ari një nga gjimnazet më të mira të Tiranës dhe përfundova, po ashtu me rezultate të larta, një fakultet në shkencat e aplikuara, në ato fusha ku kërkohej pa
dyshim një inteligjencë mbinormale. E megjithëatë unë edhe pse e quaj veten të mirë lexuar, jam mediokër. Uroj që ti mos jesh nga ata që i djeg barcaleta jo e bukur që tregova në komentin e parë. Gjithsesi, faleminderit për komentin.Përshëndetje.
Sallakja
Ka shume te drejte:Mos ver romane ne gazete se nuk te lexojne.
Nese duhet ekziston vertet liri demokraci.Njerezimi duhet te gershetoje se bashku te dy sistemet ne nji sistem te ri universal.Ku shoqeria te gezoj si sistemin human socialist ashtu dhe ate ekonomis tregut.Kuptohet qe asnjeri sistem nuk duhet permbajtur strikt normave dhe parimeve si ne te kaluemen.Por ti pershtaten kerkesave emancipuese qe i sherbejne individit deri tek ato te shoqerise ne tanesi.
Vetem kur te ekzistojne te dy keto dy krahet e vertet qe perfaqesojne te majten dhe te djathten do kete demokraci per njerezimin.Sot per sot propoganda e cfare do qendre asht gafe emancipuese genjeshter politike,qe i kane zane vendin mungeses te dy sistemeve qe duan apo nuk duan jane perfaqesuesit e denje te shoqerise ne prespektive per te ardhmen.
Sot sa do i majte te jesh e te perfaqesosh.Nuk ke nga te ndryshosh.Je komplet ne sistemin kapitalist.Pra kemi nji sistem te vecant gjasme demokratik po i gjithi asht kapitalist.Mungon krahu tjeter i majte ai socialist.I cili mbron humanizmin shoqerore.
Për të ilustruar gjendjen tmerrësisht kaotike që na e bëri peshqesh DEMOKRATURA që u instalua para 28 viteve prej pardesybardhëve katovicarë, për këtë do të mjaftonte t’i hidhej një vështrim gjendjes së sotme ekonomike si dhe politikës aktuale, si shprehja e koncentruar e saj.
ShqUpëria e shkatërruar me themel prej kameleoneve salinistë arriti deri aty sa të shitej si bagëtia për vetëm 1€. Imagjinoni tani se sa “e shtrenjtë” ishte dhe ka mbetur politika e dirigjuar prej pasuesve të tyre të papërgjegjshëm.
Majtizmi ka levizur gjithmone ndermjet sharlatanizmit dhe teatrales.
Eshte e habitshme sesi djallezisht marrin defektet dhe problematikat e Demokracise dhe bejne krahasimin me sistemin Komunist.
Keta “revolucionare luksi” me kujtojne disa filozofe perendimore dhe sidomos franceze
te viteve 60 dhe 70 me ne krye Sartrin ,qe nen mireqenien kapitaliste dhe ne luksin e kafeneve te Parisit lavderonin sukseset e BS.
Vetem se kur ktheheshin nga BS ,sigurisht te zhgenjyer dhe per te justifikuar palacolleqet e tyre ,shpiken teorin tjeter…..qe komunizmi akoma nuk eshte zbatuar siç duhet.
Dy lloj njerezish presin zgjidhjen nga qielli ….hebrenjte Mesian e vertete dhe komunistet ,Komunizmin e vertete.
Sa te pafytyre….me qindra miliona viktima nga diktaturat komuniste dhe gjejne guxim te thone qe komunizmi i vertete eshte duke ardhur ??!!??
Per keta tipa ,Demokracia duhet te kete disa Spaçra e Qafe – Bari….ti futesh aty dhe tu thuash ; kjo eshte endrra juaj komuniste.
Mos harro po ashtu se edhe kapitalizmi ka shkaktuar me qindra milione viktime. Kolonializmi eshte njeri nga shembujt e shumte. Dhe mos harro, dhe ngule mire te koka se kapitalizmi u be me human edhe nga frika e sistemit komunist. Po per te diskutuar per majtizmin dhe kapitalizmin duhet qe me pare te bihet dakort se çfare eshte dhe çfare perfaqeson majtizmi dhe çfare eshte dhe çfare perfaqeson kapitalizmi. Pastaj gjerat bihen me te qarta.
Mua me thene te drejten ky shkrim i ketij polaku psikopat me duket si:
DACIBAO E LEJ FENIT PER REVOLUCIONIN KINEZ
Sipas kauzes komuniste:
Shkruaj plot llogje fillozofike llafoqyli per te mos thene kurgje, njesoj sic i shkruante letrat e hapura Enver Hoxha kur kishte vendosur t’i priste koken ndonje shoku te vet qe Rita Marko i kishte zbuluar si ARMIQ te popullit dhe Partise.
CFARE KONKLUZIONI MUND TE BESH PASI TE KESH LEXUAR KETE CARCAF PREJ BUDALLI?
Kush eshte me i mire Kapitalizmi i eger dhe liberal apo Komunizmi social dhe skllaverues?
sepse:
Kjo pyetje po mundon sot shqyptaret, 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit qe nuk provuan fare BUTESINE e Socializmit me “Fytyre Njeriu” sic e permend autori qe ndodhi pas 1956 ne Poloni dhe ne vendet e tjera ish komuniste te kampit socialist, por Socializmin enverist dhe stalinist bolshevik shqyptar me “Fytyre Kafshe” qe i transformoi shqyptaret si kafshe dhe skllever me pune te detyruar ne vendin e vet dhe e rrethoi Vatanin me tela me gjemba duke e izoluar nga Bota si nje Kamp Perqendrimi ne Rusi, prandaj pyetja:
“Kush eshte me i mire Kapitalizmi apo Komunizmi?”
Mund te permblidhet vetem me nje fjali dhe nuk ka nevoje per DACIBAO fillozofike si llogje te llafoqylit:
KOMUNIZMI NGORDHI, KAPITALIZMI VAZHDON TE JETOJE
Kush nuk e kupton kete te shkoje te jetoje ne Korene e Veriut te Kimi qe eshte kopje e Enverit.
Kapitalizmi te lejon te marresh fryme , ndoshta fjala ‘jeton’ eshte disi me pak e gjetur, ne mbijetojme i nderuar,
mbijetesa eshte e thjeshte ,te jetosh eshte e veshtire….
gjetet drejtesi ne kapitalizem ??
fajtoret a u pergjigjen per fajet e tyre ?? lere Shqiperine,
por gjyko pak ata qe vendosin fatet e Shiperise dhe botes me gjere, a jane te drejte ne vendimet e tyre ??
mos valle duhet te kthehemi te Kant, nje shtet i te drejtes, si gur themelor per ekzistencen e njerzimit ….???
mos harroni kuptimin e fjale Philosohie
philos-dua , sophie – dituri….pa keto te dya nuk ka kuptim asgje ….
e sidoqofte ‘ nje komunist eshte i mire kur eshte nje komunist i vdekur ….
(jo se nje sherr me Intelektualin e evitoj ne çdo rast 🙂
E nderumja Mjellma e Zeze,
Do te beja nje pergjigje te gjate fillozofike pa sherr, por per fat te keq po fillon ndeshja e Anglise qe eshte ekipi im favorit, prandaj po i bie shkurt:
Shesh udhetoj ne Vrocllav te Polonise qe njihet edhe si Kryeqyteti i Silezise, nje qytet i jashtezakonshem qe ka ruajtur me fanatizem arkitekturen dhe trashegimnine kulturore, kam nje mik atje qe ka qene edhe kryetar Bashkie, jo si mashtruesi Erion Veliaj i Edvinit qe kur i flet per komunizmin ma kthen:
KOMUNIZMI ESHTE SI VODKA FALLCO QE TE BEN QORR DHE NUK SHEH REALITETIN
tani po me thote qe preferon me shume futbollin se mua ???
mah, s’merren me vesh burrat e sotem 😛
I Nderuar Intelektual;
per komunizmin nuk kemi asnje dyshim, problemi ngelet mos valle duke u fshehur pas nje armiku qe tashme ka ngele pa dhembe, jemi duke ngritur ne fuqi nje perbindesh me te madh ?? dike qe te jep iluzionin e mirqenies, lumturise, lirise ??
nuk mjafton me e kaluara (jone)per te justifikuar te tashmen; po ju bej nje shembull banal,
kur shof frutat ne shpi qe jane duke u prishur, i them femijve, -haje shpejt kiwin se po prishet, haje se une kur isha sa ty se dija as çfare ishte ; pergjigjia eshte -ma, mund ti hash tani dhe ato qe s’ke ngrene e vogel .. ka plot njerez dhe sot e s’kane per te ngrene, s’ke nevoje te kujtosh kur ti ke qene e vogel ….
ka diçka qe nuk po funksionon me ne kete sistemin tone, ka diçka inhumane ky sistem, e ka paralel me gulaget,
ata te vrisnin me mjerimin, ky eshte me keq
Te vret me shkelqimin !!!
E nirumja laraske bishtgjate e harkut te triumfit. Kesaj here do ta kisha meshtet gjer ne ronx te veshit… mendimin, pooooor kete s’ta them dot fare hapur ne sy te miletit, se nofka jote me le te kuptoj se nga shpirti duhet te jesh bloze e kaluar blozez… 😉 Imagjino se cfare lumi sharrjesh do vershonte nga laptopi shekullor i intelektualit tone zemerbardhe si bora e Spacit 😉
Qe shkelqimi rilindjot, kjo fasade false dhe i shtirur, vret me shume se mjerimi qe duket sheshit, ate s’e lot as topi dhe pike. Kete kemi vite qe e themi dhe e sterthemi, por c’ti besh ca kricave 24-karatesh, te cilet deri para pak kohesh preferonin me mire t’i thurrte lavde poeteve te oborrit dhe mediokritetit, se sa te dorezoheshin pa kushte para ne “proletareve” te cfilitur.
i nerumi Efendi Nastradin dhe
fort e nerumja Haneme Mjellme e zeze .
eshte Alarmante , Automatizimi nuk do te
pyes per asnje , edhe ata qe kane pune te sofistikuar Rrezikohen .
Edhe gazetaret do te ngelen te pa pune ,
Do te shkruajne Robotet .
Keshilla ime per Ju ballistat e Enjtur nga Kestet eshte ::
Ne qoftese nuk keni nje APP ,
ose nje dyqan per tregti , Do te beheni
proletar e kaluar Proletarirt…………….
e gjitha politike e avanzuar [ kjo e shqiperise
nuk bene pjese ]
e Pranon ———–
”’ Technological Disprution changes EVERYTHING ”
KJO do te nderoje shume shpejt jeten Tone ,
si edhe ate te femijve Tane .
Ata qe kane ne dore ”’çelsat ”’ e jetes
se progresit Human ,
NUK KANE LIDHJE
ME STRUKTUREN E KAPITALIZMIT INDUSTRIAL …
kapitalizmin e mundi Teknologjia ,
dhe nuk mund ta frenojme …………….
Tashti do ta kuptosh Enverin
se sa i shenjte ishte ………………………..
Ore ti proletar i Marksit po ti me Enver Budallin mbete mo mavri? Po Enver Injoranti nuk ishte as komuniast dhe as marksist, nuk kishte lexusr asnje veper shkencore per fillozofine boterore dhe ad nuke kish haberinper ekonomine, Enveri Yt ishte vetem nje QELEPIRXHI si Edi Rama qe nuk dinte se nga lidhet gamori qe voli dhe moli dashnoret e ti komuniste dhe kur mbeti vetem ne Dimrin e Vetmise se Madhe i thonte i depresionuar Dallkaukut Adil Carcani:
NA DUHEN DOLLARO O ADIL, DOLLARO
Po pse me Enverin ne balle do te hyje Edi Rama ne BE?
black swan, me duket se ne greqisht philo= filo= mik,( jo atij qe rri fshehur..), jo “dua” siç e thua ti, dmth mik i Dijes, jo “dua Dijen”: Ashtu filoqyla. dmth miq te Qylit dhe jo “duam Qyl” jemi ne, po ca gjera te vogla i dime akoma. hahahaaaa. Penne all’arrabbiata apo Pennette alla vodka deshironi ju lutem? hahhahahaa, edhe recetat kane filozofine e tyre, mikesha te formes, se permbajtja eshte pothuaj njesoj.
ç’te them mar gjerman i fundit
kur lexon kte “il pene” me siper, alla vodka va bene 😛
(per philon te keshilloj ta fillosh qylin nga fillimi )
Te nderuar din-shume djhe poliedrite lexues & comentues:
.
Pas 1991 po na i peshtirosin luften kunder kamunizmit shqiptar jo vetem keto lindoret e Polonise por dhe ata pornodimoret e Anglo euro amerikise.Pse :
.
.E PARA:
Ky i ashtuquajturi ‘KAMUNIZEM” qe u instalua ne Shqiperi pas 1945 nuk ishte si rezultat i teorise KMarksit por si rezultat i ndarjes se Europes nga kasapet Churchill -Stalin ne tetor 1944..biles ata e ndane Europen nen avujt e VODKES dhe WISKIT ( ne ate kohe Amerika kishte rol episodik)
.
E DYTA
Si mund te ndertohej fuckomunizmi ne nje vend ku rreth 90% ishin analfabete-malarike..I VETMI vend ne Europe pa universitet pa hekurudha pa flote detare apo ajrore ku qerrja dhe karroca me kale me falni plus gomeret ishin mjete transporti bio…
.
.E TRETA
Si mund te ndertohej fuckomunizmi ne nje vend ku si rezultat i nje rrethimi kriminal e perseris KRIMINAL nga amerika-anglia-jugoserbia-greqia nga 1946-1955 u sulmua ai vend duke e detyruar udheheqjen e asja kohe qe 30-40 % e buxhetit te shkone per mbrojtje dhe sherbime inteligjente…
.
E KATERTA
Si mund te ndertohej fuckumizmi ne ate vend ku mbizoteronte Kanuni i Lek Dukagjinit ne zonat malore….
.kur dhe sot nje
PERBINDESH ME EMRIN
SALEH ROMBERISHAJ
mburret se do vriste shefin e opozites si vrau kater kokpalare ne 21 janar 2011 biles duke poshtruar dhe dipllomatin e Usa-s..
Pra cfare m.ut demonkracie eshte kjo kur nje palo ish president & ish kryminister akoma flet me gjuhen e shekullit XV dhe nje fare Donald Lububuja zgerdhihet me keto deklarata makabre te burrit shtetit te faqeziut Arvizi !!
E FUNDIT:
.
Mallkuar kush quan komunizem periudhen 1944-1990 dhe demokraci kete koleren berishiane pas 1992…
.Nuk mund te lavderoj kohen e Enverit
.
POR JEMI TE SIGURTE
se ne krahesim me kete regjim ambasadorial demonkratik me Sali Bythishen si pit bull te tyre ajo kohe ishte vite drite larg…
Nje teme interesante!
Duket qe studjuesi polak e njeh filozofine antike, por edhe ate te sotme dhe perpiqet te gjej pikat e perbashketa te te ashtuquajturit sistem komunist dhe sistemeve liberal-demokratike te sotme.
Por ky polaku e tjerr gjate idene e vet dhe nuk niset nga ajo qe perben bazen e cdo sistemi, mardheniet e pronesise.
Qe sistemi i ashtuquajtur komunist, qe enderronte barazine, dhe mbolli Utopine, qe i dobishem per vende relativisht te prapambetura, te cilave u duhej dhe u sherbeu sistemi njepartiak per te disiplinuar shoqerine dhe per te rritur prodhimin.
Fakt eshte se ne shume vende ai sistem ndryshoi shume gjendjen ne zhvillimin ekonomik dhe shoqeror, por gradualisht u burokratizua, humbi interesin e njerzve per te zhvilluar prodhimin, krijoi nje gjendje absurde ku prona deklarohej e te gjitheve, POR NE FAKT ISHTE E ASKUJT…
Historikisht e majta eshte dominuar nga dy koncepte per ndryshimin e botes, ndryshimin me revolucion me dhune dhe ndryshimin nepermjet zhvillimit te forcave prodhuese.
Ato shtete qe zgjodhen ndryshimin me dhune dhe shoqerizimin e mjeteve te prodhimit duke krijuar vetem sistemin socialist ku pronari i vertete ishte shteti dhe drejtuesi dhe frymezuesi i sistemin udheheqja e nje partie, edhe pse per nje periudhe kohe lulezoi, sidomos ne vende te varfera, fakt eshte se u amortizua shpejt dhe kapitulloi.
Por dhe sistemi liberal-demokratik dhe ekonomia e tregut qe krijoi epersi ne shume nga vendet e zhvilluara, perseri sic thote me te drejte autori ka tendence te monopolizoje gjithcka dhe te frenoje e kontrolloje gjithe jeten politike dhe shoqerore, pjeserisht ngjashem me sistemin socialist.
E thene shkurt, sot bota po tregon se sistemi liberalo-demokratik, ka sukses atje ku kombinon me te dy krahet e politikes, dhe sidomos me ROLIN QE PO MERR SHTETI SI ZBUTES I TENSIONEVE SOCIALE DHE RREGULLATOR I MBAREVAJTJES SE GJITHE JETES SE NJE SHOQERIE…
Shume komentues e indentifikojne socializmin e vertete me praktikat tona edhe ne Shqiperi.Sot , me mire dhe me qarte po duket se edhe sistemi i djeshem nuk ish gje tjeter vecse nje shtet monopolist, ku gjithcka e kontrollonte ai, ku njeriun e thjeshte e zhvaste brutalisht, duke i paguar diten e Punes sa vlera e nje Pakete cigare…Natyrisht, dikush mund te thote se ai sistem te ardhurat nuk i vodhi , por i investoi fuqishem ne te mire te gjithe shoqerise.Dakord, por ne shperndarjen e te ardhurave krijoi nje katastrofe te vertete, sepse e varferoi brutalisht njeriun e Punes, ate qe mban mbi shpatulla vet jeten e shoqerise.
Kjo nga njera ane dhe nga ana tjeter humbja e interesit per pronen, sipas parimit famkeq PRONA E TE GJITHEVE DHE E ASKUJT…beri qe sistemi te deshtoje.
Por edhe vet sistemi demokratik – liberal qe u vendos tek ne, i udhehequr nga njerez dhe qeveri pa koke, pa ide dhe pa disipline, por me anarshi dhe korrupsion, beri qe sitemi i ri te falimentoje keq.
I varferi u be me i varfer dhe i pasuri me i pasur!
Shqiptaret e shkrete rane nga Shiu ne bresher.
Por jo vetem shqiptaret, por pothuajse te gjitha vendet e Lindjes, nga njeri prej te cilit eshte edhe autori i ketij shkrimi debatues.
Nje teme interesante.
Dallimi Komunizem – Demokraci ne Shqiperi
Ne komunizem rradhe per ushqime.
Ne demokraci rradhe per sherbime (zyra shteti)
Keto 28 vite vertetuan katerciperisht se shqiptaret nuk ishin te pergatitur per demokracine. Se siç ka thene edhe nje fillozof i njohur: para se te jete sistem demokracia eshte kulture, mentalitet, tradite dhe qyteterim. Cilesi te cilat shqiptareve u mungojne. Demokracia ka pasur rezultate te hatshme ne vendet e zhvilluara si ne ato nordike, ne France, Gjermani etj etj. por edhe ne keto vende demokracia erdhi pas zhvillimit ekonomik dhe civilizimit te shoqerise. Kapitalizem kemi edhe ne vendet e Afrikes etj por kapitalizmi i ka lene keto vende teresisht te varfera pikerisht se popujt e tyre nuk kane civilizimin e nevojshem. Pra demokracia kapitaliste nuk jep kudo te njejtat rezultate. Edhe sepse termat kapitalizem dhe demokraci nuk jane sinonime. Autori polak ka te drejte kur veren se si komunizmi dikur, por po ashtu edhe sistemi liberal kapitalist tani po perpiqet te kontrolloje tashme gjithçka.
NETI VJOSA
Ne pergjithesi kometon mire por sot e ke dhjere fare sidomos kur thua
citoj nga ju””””Shteti i meparshem (i enverit) njeriun e thjeshte e zhvaste brutalisht, duke i paguar diten e Punes sa vlera e nje Pakete cigare…..kjo fjali e juaj eshte makabre
pak koment per ju:
Ju hordhia e atyre qe hengren BUKE LEPURUSHI ne kohen e xhaxhit madherishem tani flisni si gjeli maje plehut diksh nga Vjena—parisi..berlini ..londra e deir ne Miqigan
.
e permend Miqiganin se aty merr fryme kerma Teodor Kareco qe njihet si BABAI TEORIK I SOCJALIZMIT NE SHQIPERI….e kam degjuar dhe lexuar kete krye-vemje qe jo vetem pshurri socjalimin e tij qe na cau bythen per gjysem shekulli por dhe deshmoret e luftes n-cl i zvogloi 500 here….
Fabula ime eshte:
..Ju lutem ju bukelepurushngrens te kohes xhaxhit…
.
Mos e poshtroni ate sistem /regjim me shume se te burgosurit e Spacit dhe Burrelit..qe vetem komunist nuk ishte..
@24-tra,
Te paska mbetur ora Gjysem Shekulli mbrapa!…
Me qe qenke dhe i shifrave, na thuaj, sa pagueshin fshataret per nje dite pune , qe punonin SA LINDTE DIELLI E DERI SA PERENDONTE?!…
20 leke a dicka me shume a me pak!…
Pra, sa nje paqete cigare “Partizani” apo “DS”…
Edhe ti mos na caj derrasa, se ate kohe e kemi jetuar ne Shqiperi dhe jo ne Mars!
20 leke ishte vlera e dites se punes apo jo?…
Deri ne vitet 1970, duke kaperxyer prapambetjen feudale, dakord ,Shqiperia eci ne te gjitha fushat ekonomike dhe shoqerore.
Por pas 1970-es, filloi e tatepjeta e tmerrshme!
Lufta politike per pushtet, gjithashtu e tmerrshme!
Prishja me Kinen ish nje katastrofe e vertete, gabim qe nuk i lejohej ta bente edhe nje kalamani!
Vendi u izolua totalisht!
Pak me pas sistemi ndryshoi ne afro gjysmen e botes!
Shqiperia falimentoi!
Sa per bukelepurushi, tregoja ndonje tjetri dhe jo mua , sepse kur vinte fundi i 15-diteshit apo muajit shisja edhe shishet e qumeshtit, qe te bleja pllaken e bukes… dhe si une pothuajse gjithe shqiptaret ne nje Kazan zjenin!…
Prandaj zgjohu!…Dhe mos gri Sallate…
Zgjohu se paske Gjysem shekulli qe fleke gjume!
Me sa duket , nga sa shkruan, zotrote qenke pjese e te ashtuquajturave parti komuniste, sa jane bere, nja tre a kater, por vota nga populli nuk merr asnjera!
Shikojeni Realitetin ne sy dhe mos na bej propagande bajate…!
Po te kish te ardhme ai sistem e perkrahte Gjermania, Franca,(vendet ku lindi si ide…) Anglia, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Italia, Spanja…etj…etj…
Te shqetesoka shume ai Karecua!…
Shiko cfare marrezirash shkruan…teoricien i socializmit Karecua!!!!????…
Nuk ta ka fajin Karecua, por miopia juaj qe e shihni akoma Boten bardhe e zi!…
Prandaj shqiptaret nuk u duane dhe me kete mendje nuk kane per tu ardhur kurre pas…Apo e harrove kur para ca kohesh shkuat deri atje sa i bashkuat edhe votat me Sali Kermen, Sali Kaken…Ju vuri perpara me mashtrime nje Psikopat me kartele!…
Sigurisht, une dhe shume si une, me e shumta e shqiptareve morrem arratine jo nga rehati, por se na kercenohej ekzistenca!…
Dhe shume mire beme qe ikem, se vendi yne nuk na mbante as me buke , as me pune…
Medet, medet per ca miope si puna jote!
Na more Neti nga Permeti..
…me ngadale bre burre
apo nuk jeni ca trima ju permtaret
ju pshurri Berisha ne 1997..
…500 tropojane
poshtruan 5 mije permetare..turp..
.
kthehemi ne teme
________________________
Nese nuk ta mbush syne Karecua si plejada e arkitekteve te Socjalizmit..na kape kete Kadarene e Madh qe u kthye ne Pizevengun Ismail…
.
Nuk paragjykoj Ismail Kadarene..por ai ka bere harakiri qe nuk kerkoi njehere falje per “gafat e tij kriminale” por dhe kurre nuk kritikoi asnjehere..as nje fjale asnje germe Sali Satanait ne nje kohe qe u kthye ne vampiroid enverfag si “svejetllana ‘ e Stalinit
……………
REALIZIMI SOCIALIST-ARTI I MADH I REVOLUCIONIT
Ismail KADARE
Zeri i Popullit, 13 janar 1974
.
Midis profecive të shumta tepër të zymta që bëhen sot në botën borgjeze dhe revizioniste nga fallxhorët e klasave sunduese, një pjesë u përkasin letërsisë dhe arteve. A do të vazhdojnë të ekzistojnë letërsia dhe artet në të ardhmen? Kjo pyetje, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë, herë në mënyrë të tërthortë, vërtitet në të gjitha propagandat e tyre. Përgjegjësia e saj përbëhet nga një radhë parashikimesh sa fataliste aq edhe absurde: pritet vdekja e romanit, vdekja e poezisë, vdekja e letërsisë dhe e gjithë arteve në përgjithësi. Cili është shkaku i këtij de profundis që tellallët e borgjezisë e përsërisin pa pushim prej kohësh? Përgjigja është e thjeshtë: ashtu si një pjesë e profecive edhe kjo nuk është tjetër veçse një dëshirë e vjetër e klasave sunduese, e trashëguar brez pas brezi prej tyre bashkë me etjen për pushtet dhe shfrytëzim.
Dihet se qysh nga kohët më të lashta, strukturat e mëdha burokratike e militariste, pra shtetet e mëdha agresive si psh; Perandoria Romake, duke përkrahur letërsinë zyrtare kanë rënë shpesh herë në konflikte të hapura me letërsinë dhe artin përparimtar. Kjo ka qënë e natyrshme, sepse ky art në përgjithësi nuk mund të pajtohej me frymën agresive, me dëshirën për hegjemoni dhe sundim të botës e cila ishte promotori i gjithë propagandave të këtyre shteteve. E njëjta ndodh sot me superfuqitë e kohës sonë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik. Letërsitë dhe artet e këtyre vendeve prej kohësh janë përpara një alternative; ose të deformohen plotësisht sipas interesave antipopullore të këtyre regjimeve, ose të zhduken. Pra profecitë për vdekjen e tyre në fund të fundit, nuk janë tjetër vecse kërcënime të tërthorta që u bëhen letërsisë dhe artit në qoftëse ato nuk konformohen plotësisht me qëllimet hegjemoniste agresive të këtyre superfuqive.
Për sa u përket popujve që luftojnë për liri dhe pavarësi, historia ka treguar dhe vazhdon të tregojë se tek letërsia dhe artet ata kanë gjetur gjithmonë një mbështetje të sigurtë në luftën dhe në aspiratat e tyre. Historia e vendit tonë e rikonfirmon me forcë të vecantë këtë. Shoku Enver ka thënë se populli ynë nuk e ka ndarë kurrë dyfekun me gjalmë, nga libri, shpatën nga pena, trimërinë nga dituria… Dhe kjo është një e vërtetë e madhe. Populli ynë që e ka pasur gjithmonë në qendër të kujtesës së tij kombëtare Skënderbeun, nuk e ka nxjerrë kurrë në periferi të saj Naim Frashërin. Popullin tonë i është dashur shumë herë të ngrihet i vetëm kundër rrezikut të zhdukjes nga faqja e dheut. Por as agresioni, që vdekjet, as uria, as rrebeshet e historisë nuk ja kanë humbur atij asnjëherë bukurinë e fjalës, të gdhendjes të titullit. Përkundrazi, ky fat i vështirë ja ka prefeksionuar ato gjerë në virtuozitet. Çart i mrekullueshëm duhet të jetë ai për të cilin populli ka nevojë në ditë të mira dhe të këqia. Çprovë e madhe është për letërsinë dhe artet kjo dashuri e popullit për të në momentet kyçe të historisë dhe sa qesharakë duken ata estetë pozamëdhenjë që me sofizma të pafund në kabinetet e tyre belbëzojnë nëse duhet ose nuk duhet të ekzistojnë letërsia dhe arti.
Fakti i madh që populli, midis varfërisë së tij të thellë, i pa ngrënë dhe i paveshur, midis halleve, këto male të dyta të vendit, e deshi gjithmonë artin, tregon se ai ka pasur arsye të thella për këtë. Populli gjithmonë ka arësye të mëdha për të bërë një gjë. Arësye të mëdha për të dashuruar, arësye të mëdha për të urryer. Ai e ka dashur poezinë shqipe, letërsinë dhe artet e tjera sepse ato kanë qënë të lidhura me fatet e tij. Kjo lidhje me fatet e popullit dhe të kombit është tipari kryesor me i rëndësishmi dhe më i pavdekshmi i letërisë dhe i arteve tona. Të gjitha vlerat e tjera të këtij arti shekullor do të asgjesoheshin pa këtë vlerë thelbësore të tij. Kjo lidhje ka qënë fati më i madh i kësaj letërsie, ashtu si do të ishte fatkeqësia më e madhe e saj ndarja prej popullit. Letërsia jonë e realizmit socialist e trashëgoi si thesarin më të shtrenjtë këtë lidhje, duke pasuruar e ngritur në një shkallë më të lartë atë me idetë e revolucionit dhe të komunizmit. Partishmëria proletare e letërsisë sonë të realizmit socialist është shprehja më e lartë e lidhjes së plotë të saj, si asnjëherë tjetër, me fatet e popullit.
Të gjithë ne shkrimtarët e realizmit socialist kemi një përgjegjësi të madhe për ta ruajtur të paprekur këtë thesar shpirtëror të pacmuar.
Në të tridhjetë vjetët e moshës së saj, letërsia jonë e re e realizmit socialist ka njohur suksese dhe gëzime të mëdha. E vënë pa asnjë rezervë në shërbim të revolucionit, komuniste dhe kombëtare njëkohësisht, ajo i ka larë njëherë e përgjithmonë llogaritë me gjithë ndryshkun shekullor të artit feudal borgjez, me misticizmin, irealimzin, sentimentalizmin, bulevardizmin, me historitë iluzive të vajzave të të varfërve me princët e kaltërt, me një fjalë gjithë trillimet e kuzhinave shekullore të botës së vjetër. Ajo ka vazhduar të bëj një luftë të sukesshme kur këto trillime, pasi i ka dëbuar nga dera, janë përpjekur të hynë nga dritarja të veshura me petkun modern. Detyra e ruajtjes së pastërtisë së artit tonë është sa e vështirë aq edhe madhështore, sidomos në kohën e sotme plot furtuna revolucionesh e kundërrevolucionesh. E vërteta është se megjithë sukseset që janë arritur, megjithse trungun kryesor të letërsisë dhe të arteve e kemi ruajtur të pastër, nuk mund të themi se i kemi mbrojtur siduhet të gjitha degët e tij. E përplasur mbi to, vala e ndërshkimeve ka bërë dëme, disa herë thyerje, dhe për këtë përgjegjësia na takon ne të gjithëve. Por letërisa dhe artet tona kanë një lidhje të tillë të thellë me revolucionin dhe me kombin, sa që për një kohë të shkurtër janë në gjendje të rigjenerojnë plotësisht degët e dëmtuara. Por kjo nuk duhet të na verë në gjumë. Në të ardhmen nuk pritet asnjë dobësi; përkundrazi do të ketë gjithmonë dëndësime të këtyre valëve goditëse. Agresioni është po aq i vjetër sa edhe shoqëria me klasa (Homeri, shkrimtari i parë i planetit tonë, nuk shkroi vecse për një agresion). Por në asnjë shekull ai nuk ka qënë aq global, tinzar dhe i shumëfytyrshëm sa në kohën tonë. Dhe kjo është e kuptueshme, përderisa kjo është epokë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Agresioni nuk tregon forcën e agresorëve, por përkundrazi, frikën, panikun e tyre përpara historisë. Gjysma e dytë e shekullit tonë po bëhet dëshmitare e një intensifikimi të pashembull të agresionit. Nuk është më agresioni i vjetër klasik, prania e të cilit ndihej vetëm kur shkelte cizmja e të huajt mbi tokën tënde. Tani armikun mund ta kesh mijëra kilometra larg, me të mund të mos shkëmbesh asnjë pushkë e, megjithatë, pa e kuptuar, mund të fillosh të biesh viktimë e agresionit të tij. Agresioni kultural, agresioni i fjalës, i titullit, i ngjyrave nuk është më pak i rrezikshëm se agresioni i cizmes së ushtarit.
Një nga dëshirat e drejtuesve të superfuqive është që bota të jetë memece, në mënyrë që ajo të mos i gjykojë dot krimet e tyre. Mirëpo njerëzit kanë lindur me gjuhë. Atëherë, arësyetojnë, ata, nëqoftëse njerëzit nuk i detyron dot të mos flasin, përpiqen që ata të belbëzojnë në mënyrë sa më të pakuptueshme, si të marrët. Dhe kështu vazhdon gara e ethëshme për të krijuar libra sa më të degraduara, poezi hermetike, prozë të coroditur, tinguj kafëshorë, kompozime abstrakte. I gjithë ky belbëzim, që shpesh u ngjan belbëzimeve të të sëmurëve psikik, është një shërbim i madh që i bëhet borgjezisë së sotme, shërbim të cilin ajo e cmon së tepërmi. Historia e dekadentizmit, ashtu si ajo e gjithë artit, është shekullore, por në asnjë shekull ai nuk ka pasur një shpërthim të tillë si sot. Kjo ndodh sepse në asnjë shekull klasat sunduese nuk janë gjendur ndonjëherë kaq pranë humnerës si në këtë shekull. Në një gjendje të dëshpëruar, ato ndodhen vazhdimisht në një aktivitet të ethshëm në të gjitha fushat ekonomike, ushtarake, politike, morale, ideologjike, artistike, në mënyrë që ti shmangen katastrofës. Në terrenin e letërsisë dhe të arteve duke kuptuar se lidhja e letërsisë dhe e arteve me fatin e popullit është fatkeqësia më e madhe për ta, shpejtojnë ta shkallmojnë me të gjitha mënyrat këtë lidhja. Në qoftëse do të kërkonim të gjenim dy fjalë që të përmblidhnin sa më qartë esencën e gjithë asaj morie izmash të asaj flore të sotme të helmatisur borgjeze e revizioniste, këto fjalë do të ishin ndajra nga populli. Kjo ngjarje është synimi i përbashkët i gjithë propagandave të sotme reaksionare.
Mirëpo borgjezia dhe revizionistët, duke e kuptuar se thirrja për ndarjen e artit nga populli, ka në vetvete rrezikun e diskreditimit, kërkojnë rrugë më të stërholluara e të maskuara për të realizuar këtë ndarje. Ata e fillojnë rrethimin shumë larg. Për të humbur gjurmët, ata nuk bëjnë thirrje për ndarje nga populli, por për ndarje nga njeriu në përgjithësi. Kështu shpjegohet ai pasion për dehumanizimin e artit, për mënjanimin e njeriut dhe për zëvendësimin e tij me fetishe e maska. Superioriteti im është se unë skam zemër, ka thënë një poet dekadent. Kështu shpjegohet për primitivizmin, për mendimin paralogjik, i cili, sipas tyre, është më i thellë, sepse vjen që nga larg, nga barbaria. Lidhur me këto janë përpjekjet për shthurjen e kohës në veprën letrare, për shkatërrimin e ligjeve të kompozicionit, të sintaksës dhe më në fund të gjuhës. (Një nga kryedekadentët, Xhojsi, është përpjekur, për shembull, të krijojë një vepër të tij gjuhën e ujit dhe të erës).
Edhe në rastet kur dekadentët e pranojnë njeriun në veprat e tyre, ky nuk është njeri në kuptimin normal të kësaj fjale. Më tepër se një njeri, ai është një surrogate i tij, një qënie biologjike, jashtë kohës, hapësirës dhe shoqërisë. Pikërisht një njeri të tillë, dekadentizmi përpiqet ta bëjë hero tipik të kohës. Njeriu pa cilësi, është titulli i romanit voluminoz të Myzilit, një nga katekizmat e dekadentizmit modern. Dihet se njeriu që nuk i përket asnjë shoqërie, humbet identitetin e vet dhe kthehet kështu në një maskë. Për të tilla maska ka shumë nevojë sot reaksioni botëror. Kështu arti borgjez përpiqet sot të krijojë një model të ri antiheroi, një autsajdër (ai që është jashtë), sic e kanë pagëzuar në Perëndim. Ky autsajdër, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botës borgjeze e revizioniste, mishëron ikjen nga bota jonë, dezertimin e turpshëm nga koha. Ai nuk është ndonjë shpikje e re; përkundrazi, rrënjët e tij duhet ti kërkojmë thellë tek Bibla dhe Kurani, këto puse të pashtershme ideshë reaksionare. Sështë e rastit që një nga ideologët e sotëm borgjezë ka shkruar: individi e nis këtë udhë të gjatë si autsajdër dhe do ta mbarojë, ndoshta, si një shenjt. Hipitë e sotëm, autsajderët, antiherojtë e Kamysit ose të Beketit, nuk janë tjetër vecse modifikime të shenjtorëve mjekërgjatë që bridhnin qysh para 2000 vjetëve e më pas nëpër shkretëtirat e Sinait, heremitët, pelegrinët jezuitë dhe musulmanët që niseshin për haxhillëk në Mekë. Gjithë ky arsenal errësire dhe myku është trashëguar nga arti i sotëm borgjez e revisionist. Duke e trashëguar atë, ky art i degraduar, megjithse pretendon të jetë i kohës e modern, në të vërtetë tregon se është i vjetër e dogmatic sa ska ku të vejë më.
Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. Karakter konservator thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.
Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin. Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan.
Dhe në përgjithsi është vështirë të gjendet një teori tjetër që tu ketë shërbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore thirrje për kthim drejt barbarisë, nuk e pengon aspak, përkundrazi i ndjell akoma më shumë drejt tij dekadentët e të gjitha ngjyrave.
Kjo aleancë e shenjtë midis konservatorizmit dhe liberalizmit është plotësisht e shpjegueshme po ta shikojmë problemin nga pikpamja marksiste. Në fund të fundit qëllimi i të dy palëve, konservatore dhe liberale është një; kthimi në botën e përmbysur, rifitimi i parajsës së humbur.
Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë cast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar. Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse e dinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror.
Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit dhe të kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujtonte ata pseudodijetarë të Ishullit të Laputëve, për të cilët Suifti tregon se kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urrejtja për folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë.
Si pjesë përbërëse e mekanizmit të revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do të ketë po ata armiq që ka revolucioni. Tërbimi i tyre, rrufetë që ata lëshojnë mbi të, nuk tregojnë gjë tjetër vecse fuqinë dhe rrezikshmërinë e tij për klasat sunduese. Akuzat për gjoja ngushtësinë e tij, për pamundësitë e tij, për rregullat kufizuese që i shkurtojnë jetë, koha i ka hedhur do i hedhë poshtë njerën pas tjetrës. Realizmi socialist është art i së ardhmes. Asnjë art i gjertanishëm nuk mund të jetë i krahasueshëm më të për nga mundësitë, epiciteti, thellësia, dramaciteti dhe niveli i lartë ideoartistik. Këtë omnipotencë ja jep atij revolucioni komunist. Liria që zbërthen revolucioni është më e madhja liri që është parë ndonjë herë mbi këtë rruzul, sepse ajo është liri e milionave. Përpara kësaj lirie zbehen si qirinj, liritë e tjera të kënduara apo të pakënduara në odetet e poetëve. Realizmi socialist si pjellë e revolucionit gëzon po atë liri të revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, sic pretendojnë armiqtë e tij të hapur, ose miqtë e tij të rremë. Ai u bindet vetëm ligjeve të revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikërisht në këtë qëndron jo dobësia dhe jetëshkurtësia e tij, por përkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjëherë vetë ne shkrimtarët dhe artistët e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i përdorim dot mundësitë e pakufishme të këtij arti. Marksizmi na mëson që shpesh herë qëllon që shija e parë e klasës së fitimtarëve mbart me vete elementë të shijes së fundit të klasës së të mundurve. Shkëputja nga kjo shije është një detyrë e vazhdueshme e të gjithëve, dhe veanërisht e ne krijuesve.
Duke hedhur poshtë rrënjësisht toerinë e realizmit pa cak të revizionistit frëng Rozhe Garodi, i cili ka përqëllim integrimin e një pjese të dekadentizmit në realizmin socialist, ne jemi gjithashtu kundër kufizimeve artificiale të fushës së veprimit të artit të ri të klasës punëtore. Realizmi socialist ka një forcë të tillë të brendshme sa që është në gjendje të shtjellojë në gjirin e tij të gjitha temat, duke filluar nga revolucioni proletar e gjer në legjendat më të thella të shekujve. Ai është në gjendje ta rishikojë dhe ta rishpjegojë artistikisht gjithë botën, që nga rrethimi i Trojës e gjer në rrethimin imperialisto revisionist. Këtë aftësi të re ndricuese ja jep atij vetë revolucioni. Dhe pikërisht këtu qëndron esenca e novatorizmit të tij të madh. Kufizimi në kohë dhe në hapësirë i sferës vepruesme të realizmit socialist, nuk bën gjë tjetër vecse nga njëra anë, i shkëput rrënjët e këtij arti nga themelet kombëtare dhe nga ana tjetër i njeh sundimin e plotë, mbi 5 mijë vjet të historisë së popujve, tiranisë, kulturave të të gjitha superstrukturave të vjetra.
Epoka e kapitalizmit është në perëndim, dhe tonin e artit botëror, kulmet e tij po i jep e do ti jap akoma më shumë në vitet e ardhshme jo borgjezia, por klasa punëtore. Realizmi socialist është ende në dekadat e tija të para. Në vitet e ardhshme ai do të ngushtojë gjithmonë e më tepër perandorinë kulturale borgjeze revizioniste, gjersa më në fund ta rrethojë atë. Letërsia jonë e re shqipe, për vetë pozitën pararojë të partisë dhe të vendit tonë në luftë kundër botës së vjetër në kuadrin e artit botëror komunist, ka sot një pozitë të privilegjuar dhe mundësi të pakufishme për vepra të mëdha
Neti nga Permeti
Nuk me rruhet per komunizmin/socjalizmin/enverizmin por ju keni qene kakardhia te Enverit…mos na cani tranpin as ti as karecua & company as kardareja qe shqiponjat i ktheu se sorra….
@24-tra,
Nuk te vë faj.Eshte vapë e madhe. Nga diskutimi per pagesen kalove te Karecua….
Nuk te doli gje me Karecon, u hodhe te Kadareja…
Na paske postuar nje Çarçaf per Kadarenë, duke na lene te kuptojmë qe ti je me i madh se Kadareja!…
Dhe Malua, here tjeter te mos shkruaj, pa u konsultuar me ty, 24-tren…
Ata permetaret nuk te pelqekan fare, se nuk jane trima si ty…Po na thuaj or burre i dheut, nga je, qe te marrim si etalon te trimerise…!
Edhe mua, më çove, qe më çove në Permet, të pakten të me kidhe çuar ne Leskovik…ose ne Ersekë… Se atje eshte më freskët…
Ti i beke fushat male dhe me nje llaf, malet i ben fusha….
Nuk e rruake per asgje…Por pse futesh ne debat, apo ashtu kot…
Tani na thuaj, se helbete Vapë e madhe, do qendrosh te 24-tra, apo do shkosh andej nga 5-sa?…
Me Kadarene mbarove pune…Me siguri ai kur te shkruaj, por edhe kur te ndryshoje mendje, do vij te pyes ty…Nuk ke faj, kokërr gruri thone, eshte ajo e shkrete Mendje…!
dorzohu Neti , DORZOHU .
ngrij duart lart si Ballistat , haaaaaaaaaaa
TE futi ne rresht me Kumandar nastradinin
dhe me Haneme Sorren e zeze .
Lexoje , lexoje prape ,
E verteta kjo eshte .
Analize perfekte .
doja te shtoja ————–
edhe kapitalizmi ka Vdekur ………
Borgjezia ndodhet edhe ajo e rrezikuar
nga TEKNOLLOGJIA .
Sot Qelsat [çelsat ]
e JETES I KANE ata qe komandojne INTELIGJENXEN ARTIFICIALE .
Neti ———– o Mblidhe mendjen
O shko pi kafene tek tajvani me Kumandarin
qe i kullon yndyra e mishit nga Kestet e demoN kracise .
Grabitqar! (Predator) sic te pelqen te vetquhesh. Besoj se e di se kush e ka shkruar? “Meqense nuk kam kohe te te shkruaj shkurt, po te shkruaj gjate!
dorzohu Neti , DORZOHU .
ngrij duart lart si Ballistat , haaaaaaaaaaa
TE futi ne rresht me Kumandar nastradinin
dhe me Haneme Sorren e zeze .
Lexoje , lexoje prape ,
E verteta kjo eshte .
Analize perfekte .
doja te shtoja ————–
edhe kapitalizmi ka Vdekur ………
Borgjezia ndodhet edhe ajo e rrezikuar
nga TEKNOLLOGJIA .
Sot Qelsat [çelsat ]
e JETES I KANE ata qe komandojne INTELIGJENXEN ARTIFICIALE .
Neti ———– o Mblidhe mendjen
O shko pi kafene tek tajvani me Kumandarin
qe i kullon yndyra e mishit nga Kestet e demoN kracise .
Pa tjeter që do dorëzohem…
Por me një kusht.
Ti je proletar apo proletar-e…?
Unë dorëzohem vetëm para një proletareje të DemoNkracisë….!
A më kuptooooooooooon?!…
Të bejme dhe pak hajgare, se na mbyti serioziteti….!
…..!
Për filozofin polak R. Legutko:
Ne kemi një thënie: “Fasule ha fasule mollois!” Kështu edhe filozofi polak. Ryszard Legutko ka njohur socializmin e bastarduar polak që u kryqëzua heret me reformat e ekonomisë së tregut dhe kaloi nga socializëm liberal në demokraci liberale dhe kështu u barazuan, por me emra të ndryshëm.
Pasi hedh poshtë “komunizmin polak” që “nuk i plotëson të gjitha kriteret e një rendi të mirë” dhe e thekson se “Politika komuniste është e keqe” për ta njësuar socializmin polak me socializmin shkencor, ai merret me demokracinë liberale që “i plotëson kriteret” por, thotë ai, prodhon rezultate të kundërta dhe procese shqetësuese. Për filozofin Legutko “nuk ekziston asnjë rrugë e lehtë për të përmbysur proceset shqetësuese”, por ai beson se “ndryshimi është i mundur” mbasi “historia është një proces pa një fund të paracaktuar” dhe kjo bëhet duke “e çliruar mendjen tonë nga rrjeta e trashë e supersticioneve (paragjykmeve) të sotme”. Mungojnë zëvendësuesi i paragjykimeve dhe fjala përmbyllëse Amin.
Pasi hidhet e përhidhet me argumente derivate dhe propagandë antikomuniste, ai prek shkarazi dhe jo qartë, si përforcim, rolin e “disa premisave të përgjithshme” në nivel filozofik që, thotë ai, janë pjesë e rëndësishme e problemit”. Historia nuk të fal. Ligjet mbi të cilat bazohet sistemi janë premisat (ose parakushtet) që përcaktojnë karakterin e sistemit. Po të pranojë këtë ai ka frikë se kalon “vijën e kuqe” dhe, siç e thotë vetë, i kundërvihet demokracisë liberale që e konsideron veten “definitive” dhe kritikën armiqësore. E vërteta është ndryshe. Debatet dhe variantet për këto probleme janë pa fund me shkrim dhe me gojë në media dhe në internet. Propozimet bëhen nga lart e nga poshtë.
Për të njejtën arsye filozofi polak e shkëput perspektivën e demokracisë liberale nga ecuria e historisë së zhvillimit të shoqërisë njerëzore që ka kaluar disa sisteme nga më i ulëti, Komuniteti Primitiv deri tek Socializmi i përmbysur përdhunshëm. Për arsye të kontradiktave të saj të brendshme edhe demokracia liberale e ka një fund, të cilin, natyrisht ajo nuk e pranon. Por diskutohet për mënyrat dhe mjetet e zgjidhjes së problemeve që shoqëria të vazhdojë rrugëtimin drejt objektivit të saj historik, të kalimit në një shoqëri pa shfrytëzim dhe pa diskriminim. Këto përcaktohen nga kushtet social-ekonomike dhe predispozicioni i brezit që aspiron për një shoqëri njerëzore më të mirë deri sa të arrihet më e mira. Kasandra.
i nerumi Efendi Nastradin dhe
fort e nerumja Haneme Mjellme e zeze .
eshte Alarmante , Automatizimi nuk do te
pyes per asnje , edhe ata qe kane pune te sofistikuar Rrezikohen .
Edhe gazetaret do te ngelen te pa pune ,
Do te shkruajne Robotet .
Keshilla ime per Ju ballistat e Enjtur nga Kestet eshte ::
Ne qoftese nuk keni nje APP ,
ose nje dyqan per tregti , Do te beheni
proletar e kaluar Proletarirt…………….
e gjitha politike e avanzuar [ kjo e shqiperise
nuk bene pjese ]
e Pranon ———–
”’ Technological Disprution changes EVERYTHING ”
KJO do te nderoje shume shpejt jeten Tone ,
si edhe ate te femijve Tane .
Ata qe kane ne dore ”’çelsat ”’ e jetes
se progresit Human ,
NUK KANE LIDHJE
ME STRUKTUREN E KAPITALIZMIT INDUSTRIAL …
kapitalizmin e mundi Teknologjia ,
dhe nuk mund ta frenojme …………….
Tashti do ta kuptosh Enverin
se sa i shenjte ishte ………………………..
Na more Neti se na dole Ersekar !!
Ja dhe ky tjetri tavarish Agolli ne tetor 1990 shkruan kete poezi dhe pas 9 muajsh ne kongresin e PS qershor 1991 iku si minjte qe kuptojne te paret qe po mbytet pampori…
.
Dritëro Agolli
Elegji për Enver Hoxhën
1.
Ish i rëndë dimri i sivjetshëm
Dhe pranvera erdhi me mundim
Erdhi përmes shirash të rrebeshëm,
Erdhi me një det me hidhërim.
Falmë Enver, që vargu m’u rëndua,
Falmë, Enver, që fjalët s’i them dot;
Shqipërisë zemra iu lëndua,
Shqipëria jote po derdh lot.
Shqipëria Jote s’i kish parë
Mbyllur as në gjumë syt e Tu,
Qielli i ballit Tënd me yj të larë
Ndriti dhe nga retë nuk u zu…
Falmë, Enver, që po përmend në vjershë
Fjalën vdekje mbushur gjëmë e zi,
Fjalën vdekje Ti në varg s’e deshe,
Deshe jetën në çdo poezi.
2.
Malet heshtin, malet ulin kryet,
Roje rrinë në arkivolin Tënd,
Janë vrejtur pishat nëpër pyjet,
Po rënkon çdo plis e gur e shkëmb.
Eh, shiriti i zi, një ton me hekur
Më rëndon në krahun tim, Enver,
Shqipëria s’të sheh dot të vdekur,
Ndaj lumejtë e pikëllimit derdh…
Falmë, Enver, nga dhimbja s’jam i qetë,
Falmë Enver që kaq i dobët jam!
Paska çaste kur njeriu I shkretë
Veten se pushton e dot s’e mban!
3.
Falmë, Enver, kam bërë dhe gabime,
Nëpër fluturime si nëj zog,
Ndofta të kam sjellë dhe shqetësime
Ndofta të kam thinjur ndonjë flok!…
Ti na rrite dhe na bëre burra,
Rrite çdo të ri dhe çdo plak,
Ecëm nëpër male, shkrepa, gurra,
Ndezëm komunizmin prag më prag.
Ne me ty, me dorë i kapëm yjet
Dhe i vumë përmbi Shqipëri;
Ne me ty s’I ulëm kurrë kryet
Nëpër gjysmëshekullin e ri.
Falmë, Enver, që kryet i kam ulur
Dhe ec rrugës dhe nuk vij në mënd;
Neve, që furtunash jemi turrur,
Çdo qelizë e trupit sot na dhëmb!
4.
Vallë a do mësohemi njëherë
Pa të patur pranë dhe mes nesh,
Bora nëpër male kur të bjerë,
Dielli kur të dalë midis nesh,
Plisat kur të ngrihen në luginat,
Fushat kur të vishen me flori,
Kur të nisë Komani turbinate,
Kur të mbushet plot liqeni i ri,
Kur të zgjohet herët Gjirokastra
Dhe të hapen portat në sokak,
Kur shamitë e nuseve buzarta
Flokëve të çelin si zëmbak,
Kur të mblidhen shesheve fëmijët
Tok si luleshqerrat në livadh,
Kur si zjarr të ndizen karafilët
Dhe në gjoks të derdhet malli i madh,
Kur Një majet duart të trokasin
Mbushur plot me lule dhe me gaz,
Kur pëllumbat kopshtit të gugasin
Dhe të rrahin krahët në pullaz,
Kur Tirana mes përmes të dritave
Të lundrojë natën si në det,
Kur shtëpitë e ëndrrës së petritave
Të na duket sikur dikë pret,
Kur të vijnë Kongreset e Partisë
Me hap komunizmi ngadhnjimtar
Dhe të ndritë balli i Shqipërisë
Me flamurin Tënd të ngritur lart…
5.
Falmë, Enver, që frymë dot s’të dhashë
Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim!
Zemrën time do ta nxirrja jashtë
Të ta jepja Ty me ngazëllim!
Ç’them dhe unë e ç’vargje hedh ën letër!
Fjalët më përzihen, sigurisht!
Vallë a mos jam bërë njeri tjetër
Dhe harroj që jam një komunist?
Jo, Enveri s’vdiq e s’është i vdekur,
Është i gjallë e ndër të gjallë rron,
Ngrihet sipër malesh kreshtëhekurt
Dhe armatën komuniste çon.
Si profet ngre kokën madhështore
Dhe rrudh ballin mbushur me mendim,
Dhe na thotë njihni veç fitore,
Pastë nder e dritë vendi im!
Dhe na thotë: ruajeni Partinë,
Që e lidhëm më dyzetenjë,
Jam mes jush, mes brezave që vijnë,
Jam me mendje, frymë dhe me zë!
6.
Falmë, Enver, që jam trishtuar shumë,
Ndofta kam përlotur ndonjë varg,
Jam njeri me mish e gjak dhe unë,
Ndonëse shoh si komunistët larg.
Unë e di se zemra Jote e madhe
Di të falë, e mua ti më fal
Si poet u preka kësaj radhe
Dhe në gjoks një lëmsh me lot m’u ndal.
Jam krenar që rrojta me Ty bashkë
Dhe jam bashkëkohas tok me TY,
Nëpër popull shpirtin tënd e pashë,
Pashë pranë të pavdekshmit sy!
Jam krenar që gjendem në armatën,
Që e ke ngritur Ti si arkitekt,
Kjo armatë mprehur e mban shpatën,
Se ia mprehe Ti mbi dyzet vjet…
..Pra Neti Ersekari nese dikush kalonte ne ORGAZEM duke i kenduar xhaxhit eshte perversitet te kthehet ne vampiroid dhe te shesin heronjte e tyre qe i dhane lavdine..
.
24-tra,
Qenke lodhur shumë, për të na cituar Driteroin….
Por Driteroi, një Tipi si ty, i tha:
24-tra, faqe pa qime
Sa di ti, di Bytha ime….
O derman,
Ty të pikoka Tavani,
Prandaj gjej një Usta të ndreq Catinë….!
Duhet ta kuptojne cdo njeri kur ekziston lufta civile.
Lufta civile ekziston ne ate moment kur nji pjese e popullit ngrihet kundra pushtetit.Ne luften e dyte boterore nuk kishte askush pushtet.Ne kete faze luftohesh ne mbrojtje te atdheut kundra pushtuesit drej qellimit final per liri.Mbreti iku dhe pushteti mbeti kopil i askujt.Fronti nacional clirimtare mori pushtetin me tu clirue vendi ne vitin 1944.Mbas 2 vitesh me 1946 u organizue lufta civile e udhehequr nga opozitaret dhe u qujte Kryengritja e Postribes.Kjo u shue pa nisur mire.
Lufte tjeter civile kemi ne kohen e demokracis qe u zhvilluye ne Vlore me falimentimin e parave ne bankat piramidale te lejuera nga Berisha me slloganin “Me ne fitojne te gjithe”.Ku veriu bashke me kosovare iu turren Vlones ne mbrojtje te interresave te Berishes.Berishas ngriti dy avion per te gjunjezue ba kerdin mbi popullin e ndershem dhe te pafajshem te Vlones.Ky zjarr i ngritur ne qytetin e Vlones do merrte permasa ne rritje duke shpartallue pushtetin e Berishes i cili isht ba gadi te ikte atje ku kishte strehue familjen gruen me femijte.
Opozitaret e shqiperise ne cdo kohe kerkojne te gjejne halen ne perpeq(qe njihet qumeshtuer i tundue miell me veze dhe qumesht i pjekur ne furre).