Kur ato bëhen problematike për të gjithë, sërish nuk shërohen, pasi në rastet më “të suksesshme” ndryshon thjesht personi në krye, por jo shkaqet e asaj situate.
Në një intervistë për “Corriere della sera”, Krastev thotë se përshembull që në 2014-ën Angela Merkel shprehej se Vladimir Putin jetonte në një botë të tijën. Por edhe pse kjo ishte e qartë, varësia gjermane ndaj gazit rus gjithsesi u rrit.
Kjo për Krastev është dicka kontradiktore dhe tregon që ka përplasje mes asaj që europianët thonë dhe asaj që bëjnë.
Aktualisht europianët besojnë se Putin e ka humbur ndjesinë e realitetit, por ndryshimi i tij i lihet gjithnjë historisë si detyrë.
Faktin se në Itali 55% e popullsisë janë kundër dërgimit të armëve në Ukrainë, ai e komenton si diçka që pritej:
“Jemi të skandalizuar, nuk na pëlqen Putin, por më pas nuk duam të ndryshojmë kush e di se çfarë. Ky është modeli i reagimit europian për çdo krizë”.
Kratev thekon se kriza aktuale dëshmon se amerikanët dhe europianët mund të punojnë mirë së bashku, por çfarë do të ndodhte në 2024-ën në rast se do të ishte Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë?
Në Europë sipas tij flitet gjithnjë për “ndryshime strukturore”, por papritur shumë vende shohin faktorin personal. Për të kuptuar një regjim duhet kuptuar se si funksionon një person: arsyet dhe frikërat e tij.
Në këtë pikë politologu bullgar shprehet se dihet që Putin shpenzon orë të tëra duke parë dhe riparë çastet e fundit të jetës së Gedafit, videon e vrasjes së tij. Kjo tregon se Putin identifikon veten me Gedafin.
Krastev thotë se ka një detaj të cilin të gjithë e nënvlerësojmë: në vitin 2011 Obama bindi Moskën që të mbështeste operacionin në Libi duke thënë se ishte vetëm një ndalim fluturimi dhe që nuk synohej ndërrimi i regjimit.
Por më pas shkoi ashtu si shkoi. Dhe Putin është i bindur se çfarë do që të bëjë, Perëndimi synon gjithnjë ndryshimin e regjimit.
n.s. / dita

Pse Libyne zoti Krastev?
Po Qipron nga Turqia Islamike me Evllogine e Hajduteve te Parthenonit Angloamerikanet?
7000 te vrare,1200 te Zhdukur,35000 for a turke!
I thone 48vjet.200.000 te shperngulur ne te gjithe boten.
Keta nuk kane Shpirt o te Pashpirte?
o pellë
pyete një herë për PS e pastaj për qi,pro e tu,qi!!
Qasja e Ivanit eshte realiste. Pyetja apo çeshtja qe ai shtron eshte dilema themelore sot. “Te sakrifikojme ekonomine e tregut per demokracine apo demokracine per ekonomine e tregut “. Ekonomia e tregut thote ” blije lire , shite shtrenjt” Nderkohe qe demokracia flet per ideale ekonomia e tregut flet per fitime dhe te ardhura. Sepse qe ta kemi te qarte ekonomi tregu dhe demokraci nuk eshte e njejta gje siç shpesh e ngatrrojme.