Jeni bërë gati për maratonën? Ja çfarë duhet të dini para garës

Ornela

Të marrësh pjesë në një maratonë nuk është një vendim që mund të merret lehtë, duhen disa muaj përgatitje fizike dhe jo të gjithë mund të guxojnë dhe të përballojnë një garë me një distancë minimalisht 10 km dhe maksimalisht 21 km.

Më 7 tetor Tirana do të presë mbi 2500 vrapues nga 40 vende të botës,  dhe të gjithë ju që keni vendosur të sfidoni veten të dielën duhet të keni parasysh disa këshilla.

E kush mund të na i japë më mirë se sa një atlet profesionist dhe pjesëmarrës i rregullt në disa maratona brenda dhe jashtë vendit.

Vullnet Manushi këshillon që gara të merret me pozitivitet dhe se pikësynimi që secili duhet t’i vendosë vetes është që të mbarojë garën dhe jo domosdomërisht ta fitojë atë. Por që një maratonist të jetë në gjendje ta bëjë këtë duhet të ketë përgatitjen e duhur fizike.

“Përgatitja për një maratonë fillon afro 6 muaj para dhe çdo ditë që kalon sfidon veten me më shumë kilometra të kryera”, thotë ai.

Por çfarë është bërë, është bërë! Teknika e vrapimit, që nga vendosja e këmbës (majë – thembër) deri tek pozicionimi i trupit, lëvizja e duarve, frymëmarrja dhe frymënxjerrja nuk mund të mësohen brenda një jave prandaj le të fokusohemi tek këshillat “soft”.

Ushqyerja: Të ushqyerit para garës është shumë i rëndësishëm. Evitoni ushqimet e rënda, brumërat dhe sheqernat. Hidratohuni mirë dhe konsumoni vaktin të paktën 2 orë para garës.

Pushimi: Stërvitja gjatë kësaj jave reduktohet dhe kini parasysh që të shtunën të pushoni mjaftueshëm.

Stërvitja e mendjes: Fotografoni vijën e finisht në tru dhe imagjinoni kënaqësinë që do merrni kur ta arrini. Në fund, mos harroni që fotografitë imagjinare t’i përjetësojini me kamerën e celularit tuaj  ? ?

Veshja duhet të jetë e lehtë dhe atletet duhet të jenë të llojit “running”. ???

Dhe këshilla e fundit prej profesionisti: Kini parasysh tre fazat kryesore të vrapimit, “startin, ritmi dhe finishin”.  Starti bëhet maksimumi 20-30 metra, më pas ritmi mbahet konstant dhe drejt fundit vjen duke u rritur deri në vijën e finishit.

Gara që do të mbahet me datë 7 tetor do të ketë 3 kategori; Half Marathon (21,0975 km), Tirana 10K dhe “We too”: kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive.

Përshkrimi i itinerarit

Fillimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” më kuriz nga sheshi “Nënë Tereza”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Rruga “Abdi Toptani”

Rruga “George W. Bush”

Rruga “Barikadave”

Rruga “Urani Pano”

Rruga “Ded Gjo Luli”

Rruga “Kavajës” deri te kisha katolike dhe kthim

Rruga “Kavajës”

Rruga “Ibrahim Rugova”

Sheshi “Frederik Shopen”

Shëtitorja e Parkut të Madh

Shëtitorja Lasgush Poradeci

Rruga që përshkon Liqenin

Rruga që përshkon Liqenin nga brënda Parkut

Fillimi i Shëtitores së Parkut të Madh

Sheshi “Frederik Shopen”

Rruga “Lek Dukagjini”

Sheshi “Shën Tereza”

 

 

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *