Jeni ushqimi i përditshëm

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Të dashur shokë, vëllezër, miq të gazetës Dita! Ju falënderoj nga zemra e një plaku 80 vjeçar, që gjithmonë na gëzoni me shkrimet tuaja koncize, të vërteta që nuk i kundërshton njeri. Gazeta Dita është bërë ushqim i përditshëm i jetës time sa që nipi im Rejsi i thotë gjyshes që kjo gazetë është e gjyshit, por kur marr gazetën Dita shikoj se shumë qytetarë e shokë të mi e preferojnë, sepse ajo shkrimet i ka të përmbledhura dhe të redaktuara mirë pa gabime ortografike, për këtë dua t’u kujtoj një bisedë që kam pasur kohë më parë, me të ndjerin akademikun Jup Kastratin i cili më këshilloi duke më thënë: “Eqerem, në rast se do të shkruash në shtyp, mundohu që të shkruash sa më shkurt, sepse njerëzit me shkrimet e gjatë mërziten e nuk e marrin fare atë gazetë, gazeta nuk është libër, ajo është një mjet informimi”, dhe këtë këshillë unë e shumë të tjerë e shikojmë te Dita. Ju falënderojmë për punën e kualifikuar që bëni, shëndet e lumturi në jetën tuaj. Me nderime e respekt, Eqerem Kajo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *