Pasanikë dhe të marrë
Vazhdimisht shoh një njeri që flet me vete me zë të lartë rrugëve të Tiranës. Një, që nuk e kisha parë më parë. Janë dy kategori që shtohen me shpejtësi në kohë krizash, të pasurit brenda natës dhe ata që dalin mendsh. Ky i fundit, bërtiste me të madhe si të ishte duke dhënë një edicion lajmesh. “Çfarë përshypjesh keni për Lazaratin” pyeste veten. Dhe, po vetë përgjigjej. M’u duk një metaforë e qëlluar për gjendjen e Shqipërisë. Dhe për gazetarinë e Shqipërisë. Dhe për propagandën e Shqipërisë, merreni si të doni.
Prej kohësh, më duket vetja që edhe shkrimet e mia janë si muhabeti i këtij të marrit. Britma nëpër rrugë ku nuk dëgjon njeri. Për më tepër, edhe pse nuk na kanë lënë shumë mundësi se çfarë të mund të bëjmë për këtë vend, veçse të flasim me vete. Nganjëherë, na i botrojnë dhe në gazetë.
Kam nja 4 fjalime verore për të bërë. I pari është një rezyme e 300 ditëve.
300 ditët, por jo 300 spartanët
300 ditët e qeverisë së re u kryen, por sigurisht jo në mënyrë spartane. Nuk më duket që ndokush të ketë vuajtur në qeverinë e re, përveçse stresit të krijuar nga publikimi herë pas here i emrave të të sapo-punësuarve (me ngut) me precedentë penalë.
Qeveria para-ardhëse la pas një sistem të gatshëm për të vjedhur e abuzuar dhe një praktikë klienteliste me grepat gati për peshkim. Shpresa, ndoshta dhe e fundit ishte që “këta” që vijnë do e shpërbënin atë sistem dhe do këpusnin fijet e gatshme të klientelizmit. Kontaktet në terren në çdo rast do ju japin histori që tregojnë se si “këta”, po e bëjnë si “ata”. Njësoj. Fare njësoj.
Krejt sistemi është kthyer në shërbim e në funksionim të atij që ka shumë para. Sistemi zgjedhor, Drejtësia, media, legjislativi, administrata. Çdo gjë. Të gjitha sistemet punojnë vetëm për të pasurit.
Kjo do të thotë që përfundimisht, askush, nuk ka në plan të punojë për juve. ASKUSH.
Jeni vetëm
Kjo është shumë e rëndësishme. Të dish që je vetëm. As media, as opozita e as brezi i ri qeverisës nuk janë me ju. Ju kanë lënë vetëm. Heronjtë e djeshëm jnaë kthyer në sekserët e sotëm. Por, këtë nuk jua japin në lajme.
Nga të gjitha kauzat e mëdha të 300 ditëve, opozita merret me ato që “nuk i prishin punë”. Nuk flet asnjë fjalë për draftin e ri arsimor (të pregatitur nga privatët) e as për pensionet e as për monopolet e as për asgjë. Bën zhurmë për të dëmtuar qeverinë, por nuk ka kauza qytetare për të fituar. Opozita lufton për privilegjet e humbura.
Sa për mediat, mjafton t’jua bëjnë transparencën e pasurive të gazetarëve me emër (që s’ka kush t’jua bëjë publikisht) për të kuptuar që nuk ka pse interesat tuaja t’i mbrojnë njerëz që kanë nga 2-3 vila në resortet më luksoze. Media i shërbejnë të pasurve, jo juve.
Nëse kishit shpresë te Rilindja, mjafton të shihni nga dalin kur nisen për në punë rilindësit, dhe me çfarë makinash ikin në plazh. Brenda 300 ditësh, arritja e tyre më e madhe ishte të merrnin shtëpinë e parë në një rezidencë luksoze. Janë djem e vajza të reja që jepnin shpresë se mund të sillen ndryshe.
Kur pata pyetur një doganier të vjetër se si është e mundur që kushdo, edhe njerëz me integritet nuk i rezistojnë dot parasë, m’u pat përgjigjur: “Kur vjen dikush e të fut një zarf në zhep është e pamundur t’i thuash jo. Madje, të mbushet mendja se i ke merituar, se ke të drejtë t’i marrësh ato para”. E pra, duket se pak kush i ka rezistuar atij zarfit në 300 ditë (aty ku ka zarfe). Pas 4 vjetësh, do u duket dhe se i kanë merituar.
Ç’do të thotë “Të jesh vetëm”
Është verë, dhe ju shkohet në plazh. Normal, jeta vazhdon, pavarësisht trishtimit shoqëror. Vetëm një gjë është mirë të mos e harroni: jeni vetëm. Nuk ka nevojë të tregoj se kujt i drejtohem. Ju e dini vetë. Të jesh vetëm nuk është një lajm i mirë, por, të bën mirë.
Jeni vetëm, pa median, pa opozitën, pa brezin e ri të politikës. Jeni, fare vetëm. Në momentin që njeriu e kupton këtë e kap trishtimi, por është më mirë se shpresat e rreme. ËShtë mirë të dish kush është vërtet me ty e kush jo. Në momentin që je vetëm, do të duhet të bësh luftën tënde, i vetëm. Prandaj, sa më parë që ta kuptoni, aq më mirë do të jetë.
Jeni vetëm.

Bravo Koloreto ! Me nje togfjalesh “jeni vetëm!” I ke permbledhur te gjitha !
Me ne fund nje ze i kthjellet, nje analize e mprehte e tragjizmit te situates ku jetojme. Vetem me popullin nuk eshte asnje, sepse populli akoma nuk ka te qarte se cfare duhet te kerkoje nga vetja dhe nga ata qe e drejtojne. Nje popull qe preferon perpara drejtesise zarfin me pare, kete fat ka. Nuk di sesa kohe do ti duhet shqiptareve qe te kuptojne se ky vend nuk behet keshtu. Nuk eshte thjesht faji i politikaneve, ata pjelle e ketij populli jane, qe pasi ngjiten ne maje nuk e kane per gje as te vjedhin, te vrasin e te perbuzin ate qe i polli. Ky vend nuk ka rregulla, ketu ka vetem nje parim, peshku i madh e ha te voglin. Turp!
Vazhdon dylberizmi Koloreto.Turmat qe hane bar kjo ju shkon per shtat .
Po ne s’jemi si sateme qe s’ha bar , por ha …. dhe i shkon per shtat t’vet !
Skllavi leshi,ti i ha te gjitha dhe barin dhe ate te gjatin,gjithashtu
dhe nena motra dhe gruaja i ha keto ooooo leshi partizani plehhhhhhu.
Nje nga artikujt me realiste, te sinqerte e nga me te goditurit te lexuar ketu ne Dita.
Bravo z. Cukali!
VETMIA E GABELIT
Pa dyshim kjo esse eshte interesante, mbase duhej futur edhe pak optimizen qe i mungon teresisht.
Me shkoi ne mendje nje histori e vjeter shkodrane, me te vetmuar per zgjedhje e te vetmuar forcerisht.
Ne te hyre te Shkodres, ku sot ngrihen pallate te shumte, mes lagjes Liria dhe Parruces se Enkelejd Demit, nje here e nje kohe mes dhiareve e kalldremit me gure zalli gjendej nje rrase e madhe sa me s’ka, ku luspaqeruesit lekure bronxte ushtronin zanatin e tyre me ne ze, ate te pastrimit te peshkut te sapo zene, ne liqenin e pafund te qytetit te Teutes.
E quanin pak me humor e shume per te vertete, Rrasa e Gabelit. Ishte e vetmja tryeze e gurte ne kete bote ku mes grumbullit te luspave, e thikave te mprehta ne duart e shpervjelura, gelonin vatje ardhjet e bleresve te kajmur. Dikund ne ndonje muze, ne krah te Van Gogut mund te gjendet e fiksuar edhe nje skene e tille. Krapet, lloskat, qefujt, ballgjanet e pastruar piloheshin te shumte dhe beheshin turrnaje. E nuk ndalej ritmi nga mengjezi ne darke, dimer vere, shi e debore. Luspaqeruesit (luspaxhij- geg.) ishin aty, timberonin gati gati nje melodi te vrazhde, me thikat e limuara mbi rrasen gurabardhe.
Kur drita humbiste pas Taraboshit te thate, çdo gje fyshkej ne terrin zjarrndriçuar. Per rreth ngriheshin si me magji dhjetra çadra me Rrasen e Gabelit ne mes. Tradite shume shekullore qe shkodranet e mbartnin me xhelozi. Po erdhi nje kohe qe luspat e argjendeta te mbulonin gjithe token rreth Rrases se bardhe, e gjeten per nje kohe edhe zgjidhjen origjinale, mbulonin me dhe skartet ditore, deri sa “kupa u mbush sa me s’mbante”. Dhe e braktisen ne vetmine kokeforte Rrasen e Gabelit me tere zhurmnajen e saj.
Aso kohe ne Shkoder banonin vetem shkodrane, me dyer te medha te vogla e pa dyer. Te ardhurit pranoheshin vetem me leje nga paria e qytetit. Lejoheshin per tu ngujuar ne periferite e saj. E ndodhi nje dite, nga te ardhurit e shumte, te mos gjendej me vend per ti strehuar. Ahere u kujtuan per Rrasen e Gabelit, ku tashme veç saj kish vetem kallamishte e mushkaja. Shume podgoriçane u ngujuan per rreth Rrases se Gabelit, pa ditur historine zhurmemadhe te saj.
I quanin jabanxhinjte e pertej liqenit, te forcuar te jetonin ne vetmine e tyre.
Te lumte pena Koloreto, nder te paktet gazetare te vertete te ketij vendi.
Qaraman si te gjithe shqiptaret.
nuk te vjen turp qe i thua ketij njeriu qaraman.edhe rilindjes tende i ben dem me kete fjale moj Bridge.
Shqiptaret kalojne ne dy pole si elektrone shume te lire qe jane, nga servilizmi ekstrem ne qaramanllek kur mendojne qe nuk po i mban njeri me hater. Dhe kjo per gjithcka qe e dine dhe vete qe nuk e meritojne. Nuk ju pelqen politika, organizohuni, beni parti politike apo organizata si ne te gjihte boten. Hartoni nje plan nje program per cfare deshironi dhe vereni ne zbatim. Keto lamete vajtuesish kemi nje shekull qe i degjojme dhe te vjen per te vjelle nga pafuqia e cdokujt ketu qe shfaqet vetem me ankesa. A thua halle ne kete bote kane vetem shqiptaret!!! JO! Halle kane te gjithe por dine te organizohen, te luftojne dhe te fitojne duke u bere bashke. Ky i vetmuari eshte i vetmuar per shkak te budallallekut dhe paaftesise te tij per te kuptuar te tjeret dhe veten!
Jo vetem ti por cdo njeri qe kerkon pak normalitet,drejtesi apo moskokecarje se si do ta shtyje muajin deri ne fund ka ngelur vetem. Me e keqa eshte se nuk shohin drite ne fund te tynelit, ose e vetmja drite eshte mbathja me te katra nga ky vend. Shkrim brilant,Koloreto!
Te FALEMINDERIT KOLORETO.si gjitnje mbetesh njeri dhe shqiptar i mrekullueshem.Zoti ta befte mbare cdo gje qe ze me dore.
eshte mese e vertet ,une kam koh e e kam kuptuar.rilindja kujton se erdhi ne qeveri prej KOCOS.
Pende e forte! Urime per shkrimin or sokol Cukali!
Nje nga shkrimet me realiste qe kam lexuar ne nje nga gazetat e majta te vendit, te cilat mbizoterojne sot tregun.
Nje fillim I zbehte per qeverin, me shprese te zymte, dhe me optimizem te vrare. Kur shikon se si po behen emerimet, sesi po luftohet te perqendrohen pushtetet, dhe sesi nuk po mendohet per problemet qe shqetesojne vendin dhe qytetaret e vendit, vecse ndihesh I Vetmuar.
Shendetesin e dime qe te gjithe se sa “falas” dhe “pa pages” eshte.Mjere kush ka njerez te semure, dhe fatkeqesishte qe te gjithe kemi.
Rendin e dime qe te gjithe se sa fasad eshte, mjere kush behet pjese e nje sherri a problem dhe te duhet te paguash nga polici me I thjeshte deri te drejtori I policise, nje system hajdutizmi I kopjuar per mbrekulli nga qeveria e meparshme.
Per gjykatat nuk ja vlen ti permendim, dhe “reforma” qe po trumbetohet eshte thjeshte per te ndryshuar gjyqtaret e emeruar nge qeveria e meparshme me gjyqtar te emeruar nga qeveria e tanishme.
Per arsimin eshte turp te permendim rezultatet e prvomit te matematikes. E shtuquajtura “Reforme” duket se eshte e inicuar nga Cilat dhe do tju sherbej Cilave te djeshem dhe Anastasave te sotem.
Si perfundim, duket nje deshtim I Rilindjes. Gogoli Berisha do mund ta shperoj qeverin e re edhe per nja 6-muaj te tjere, dhe pastaj balanca do filloj te rendoj per qeverine e re, dhe njerezit do harrojn gogolin e ikur dhe do mendojne per ate qe po I qeveris, qe po I zhvat, qe nuk po u siguron jeten, qe nuk po I mbron, qe nuk po garanton prodhimet bujqesore, qe nuk po u kthen pronat, qe nuk po u garanton shendetesi falas dhe arsim cilesor, pro do mendojne per “Te Gjatin”.
Koloreto te faleminderit .Kemi nevoje qe te ndjejme se ka dhe njerez ky vend. Ka dhe shume te tjere por shume pak jane ne gjendje te bejne nje sinteze dhe te mund te shkruajne bukur.
Kultura dhe drejtesia na ben nje te gjitheve nga jugu ne veri, te krishtere e mysylmane ,te gjithe shqiptare te mire.
Dhe nje here faleminderit. Fatkeqesi e ketij vendi jane politikanet. Gjithe te tjeret duhet te bejne dicka me shume.
…Jeni vetëm!
Është e vërtetë që jemi vetëm! Që kur lind e deri sa vdes, njeriu është i vetëm! Është i vetëm në individualitetin e tij, në personalitetin e tij, në karakterin e tij, në zgjedhjet e tij, në vendimet e tij…
Por në kuptimin shoqëror, nuk duhej të ndodhte kështu. Sepse njeriu, duke qenë një qënie njerëzore, kërkon të komunikojë, të transmetojë, të ndihmojë, të ndihmohet e kështu me rradhë. E gjej plotësisht vehten në këtë artikull të z. Cukali. Që kur jam kthyer në Shqipëri , e ndjej vehten të përjashtuar totalisht nga jeta, shoqëria dhe puna.
ASKUSH nuk të vlerëson për atë QË JE, por për ATË QË KE. Materializmi, Interesi, Paraja, Pushteti, Partia, Droga, Korrupsioni, Prostitucioni, janë FJALËT MAGJIKE që po e shtyjnë këtë varkë me emrin Shqipëri, për ku? Koha po e tregon dhe do e tregojë akoma më tej.
Dua të ndalem tek vajzat e djemtë e rinj të Rilindjes, që përmend dhe z. Cukali. Nuk jam aspak kundër karrierës dhe punësimit të të rinjve, për më tepër që jam prind dhe kam fëmijë. Por mos vallë Rilindja po jep mesazhin e gabuar tek brezi i ri? Që mjafton të kesh një diplomë jashtë, një master a një doktoraturë, nja dy kumtesa e ndonjë artikull, e kjo mjaftoka për tu bërë Drejtor a Ministër apo të zgjidhesh deputet? Si qenka kaq e thjeshtë kjo karriera e të rinjve sot? Pa kaluar asnjë ditë në praktikën e ndërmarrjeve, kompanive apo sipërmarrjeve, qofshin këto publike apo private?! Sepse vërtetë Teoria ka rëndësinë e saj, por Praktika mbetet gjithnjë KRITERI I SË VËRTETËS! Në praktikë maten aftësitë e vërteta, kalitet ndërgjegja, mësohet përgjegjshmëria, maten forcat, karakteri, etj.
Qofsha i gabuar, por më duket se ne po i hapim gropën brezit të ri, duke i futur drejt e në thela, duke i bërë DHURATË diçka që duhet ta fitojë me DJERSË, me PUNË EFEKTIVE.
Në këtë kuptim, nuk ka se si të bëhesh DREJTOR, DEPUTET apo MINISTËR direkt nga bankat e auditorëve, qofshin këto edhe jashtë Shqipërisë, pa kaluar në disa faza përgatitore që kalisin vlerat dhe formimin profesional të kujtdo.
Ajo që kam parë personalisht, është pjesmarrja në disa konkurrime për administratën publike. E them me bindje të plotë, se konkurset nuk ishin ashtu siç u tha. Vërtetë që kandidatët pjesmarrës vlerësoheshin sipas testimit me shkrim. Por testimi me gojë qe krejt formal, askush nuk të ndiqte, askush nuk kishte interes se çfarë deklaroje. Kjo për faktin e thjeshtë, se kandidati pretendent ishte “parazgjedhur”!!! Ai i “parazgjedhuri”, gjithnjë fitonte pikë më shumë se ty. Këtë e kam konstatuar në të gjitha pjesmarrjet, pa përjashtim.
Më vjen shumë keq që i pohoj këto, sepse kur pregatitesh dhe ke besim se diçka do funksionojë ndryshe nga paraardhësit, zhgënjimi është gjithnjë më lëndues. Në këtë rast, them se shprehja e z. Cukali…”JENI VETËM” në fakt është e vërtetë, por jo për të gjithë. Këtu gjithnjë bëjnë përjashtim të “PARAZGJEDHURIT”! Pra, PUSHTETI!
Dhe diçka tjetër. Mbase edhe keqinterpretohet nga disa, fakti që përse shumë komentues gjoja “sulmojnë me pa të drejtë të pasurit”, ose më saktë ata që kanë bërë para në Shqipëri. Kjo nuk është aspak e vërtetë. E para, sepse ka të pasur në Shqipëri që vërtetë i kanë bërë paratë me punën e tyre, me meritë, me aftësi tregtare etj. JU LUMTË dhe kështu të vazhdojnë. Është mirë për ta, por edhe për vendin.
Por ata që kapën majat dhe monopolet, nuk i kanë paratë me meritë. Paratë e tyre, janë para PUSHTETI! E kjo nuk është meritë!
Sa mirë do ishte sikur fjalët e z. Cukali..”Jeni vetëm” ti drejtoheshin kësaj kategorie…
Por sa kohë ekziston PARAJA, do të ekzistojë dhe “Jeni vetëm” për kategorinë e qytetarëve të thjeshtë, roli i të cilëve parë me sytë e pushtetit, është thjesht një numër “VOTUES”, sa herë që atyre u duhen votat për të ruajtur karriket…
Këtu do jemi, do shohim e do dëgjojmë zgjedhjet e rradhës…
Koloreto mus u dorezo, ky I vetmi eshte vetem I plagosuri nga Bajlozi I zi, ( kjo klase e re kelyshash te komunisteve me ngjyra te kuqe e blu) por ti sheroja plaget dhe do te shohesh se dhe nje here I vetem ky Gjergj Elez Alia do ti shtypi koken ketyre kuislingeve e bejlerokuqove hajdut qe kane uzurpuar pushtetin me rrotacion.
Shkrim “i hidhur” por realist. Zë i fortë “ndryshe” në gazetën “Dita”. Po Koloreto,-unë jam vetëm. Por e kam ditur disi kalimin nga kolektivizimi ekstrem te rendi i vetmisë ekstreme? Nuk kam qënë aq i papërgatitur!? I njeh mirë ngjyrat e realitetit Koloreto? Prandaj i përdor mjeshtërisht? Zoti Thano,- Sillni dhe Koloreto te tjerë në gazetë? E di që jeni rebel. Sillni,sillni që të bëhemi pak më optimistë. Që te fillojmë të mendojmë e të veprojmë si jo të vetëm. Sfidat ndaj vetmisë janë të medha,do të bëhen akoma më të mëdha dhe kjo kërkon domosdoshmerisht që të mos jemi vetëm. Përndryshe Koloretua dhe ju do të dorëzoheni përpara fuqisë së vetmisë!? Trimi i mirë me shokë shumë thonë dhe, s’thonë keq? Unë që sot deklaroj bashkimin me Koloreton dhe me ju Thano? Nuk dua t’ju lë vetëm! Ju mund te jini të vetëm përballë pushtetit dhe shtetit por jo përballë nesh? Ne jemi me ju,me ata që identifikojnë vetminë përballë pushtetit por që dinë të bashkohen me cdo të vetmuar të Shqipërisë. Këta janë shumica. Këta janë me ju. Këta mendojnë si te vetmuar por dinë të veprojnë si të bashkuar? Realizmi i Koloretos është tronditës por rëndesi ka që të nxit,të gjeneron energji të mos qëndrosh vetëm!? Unë kështu e kuptova “të qënit vetëm” të Koloretos? Nderime autorit!
eshte nje kenge e Vasco Rossi,”Siamo soli”…”Hejjjj,tutto può succedere,siamo qui e siamo soli…siamo soli… e siamo vivi..”. Perkthimi: Cdo gje mund te ndodhe,jemi ketu e jemi vetem.. e jemi te gjalle…Me kujtohet kjo kenge se e kam degjuar gjate tere rruges naten kur solla nje makine per familjen ne autostraden Milano-Brindizi aty nga 2003.Vasco eshte gjigand,ka marre nje diplome honoris causa per gjuhen direkte e komunikimin me masat.Kenga e fundit e tij thote pak a shume:”Jam ne tym…asgje s’eshte e vertete….”.Kurse Ligabue,nje tjeter kengetar kult,ish punetor metalurgjie dhe sindikalist ka nje varg te tille,”Chi doveva poagare non ha mai pagato”(Kush duhej te paguante s’ka paguar kurre..).Nje tjeter varg i bukur eshte shkruar nga Luca Carboni,”Ci vuole un fisico bestiale, il mondo e un grande ospedal…(nevojitet te kesh nje fizik prej kafshe, bota eshte nje spital gjigand).Por do tingellonte me mire titulli “Jemi vetem”,sepse e ben problemin te perbashket…Do i thoshte botuesi i Respublica-s “empathy”…Ne fdakt shteti,qeveria,partite,konferencat rajonale,boterore,krizat,zgjidhjet e krizave,etj,jane probleme madhore,i kane marre persiper “brilantet”,ata qe dine perpara neshs e dielli eshte i rrumbullaket dhe Toka nuk qenka tepsi…Me thoshte njeri qe problemi me i madh pas 20 vjetesh do jete uji.Do shitet uji sikur te jete whisky…I them qe uje ka plot,nuk mbarohen oqeanet,se eshte kollaj qe te hidrolizosh ujin e detit,por duhet ca energji,psh Izreaeli e ben kete gje prej dekadash.Mirepo lufta si do behet atehere?Duhen shpikur mekanizmat e Luftes edhe kur nuk ekzistojne…Do thosha qe Marksi e ka thene edhe kete…Biles empatikisht modest ai pranonte qe duhet te kenaqemi me kushtet minimale(te marrim aq sa kemi nevoje)…
Shume bukur dhe sakte Koloreto Cukali …. Sipas meje frymen e ketij shkrimi do duhet te percjelle akoma me forte edhe gazeta DITA ! Kam pershtypjen qe gazeta eshte disi e bute me pushtetaret ; keta kane shume per te bere … K.Cukali ne shkrimin e tij eshte tmerresisht i vertete ! Aq i vertete sa dhe historia e jetuar qe vijon : Mesova se nje miku im qe ka nje resort turistik ne bregdet , ishte pajisur me pullen e vleresimit…. nga drejtoria e turizmit, po them . Sidoqe me vonese, kishin kaluar disa dite , e urova , sepse sipas meje ishte nje vleresim i merituar … Miku im me degjoi, jo qe nuk tha ate faleminderit te zakonshme, por i pezmatuar dhe me nje ze qe mezi i dilte gryka , shkurt me tregoi …” Cfare thua ….me ke tallen keta rilindas qe mbeten ekraneve per te reklamuar punen e tyre . .. E provova ne kurrizin tim seriozitetin e tyre , apo me mire se sa ndryshojne keta nga ata qe iken. Ishte nje komision apo shpure prej te pakten 10 vete , qe kishin vendosur ne kohen e sezonit turistik, te benin nje lloj promovimi apo vleresimi ; erdhen edhe tek une , kishin informacion per firmen time, bene edhe pyetje te te gjitha natyrave … kryesorja ato qe kishin te benim me performancen fiskale …etj.etj.etj. benin edhe pyetje me spec , gje qe tregonte se e njihnin mire gjendjen dhe dinin cfare kerkonin ; shkurt me levduan dhe me pajisen me pullen e vleresimit ….U ndjeva mire, sepse ne kushtet e nje konkurrence gjithfarlloj, te pakten , i thashe vetes , u vleresova per performancen korrekte …Por c`te te them une dhe per cfare te me urosh ti, kur mesova para disa diteve qe kete pulle vleresimi ua kishin dhene gjithe bizneseve te zones …performanca e te cileve ndaj performances time qendron ne raportin 1 : 10… Do thuash ti , mos e bej si ai qe i falen lopen dhe kerkoi qe t`ia hiqnin tjetrit …Po jo or mik, por te pakten , ne kete fare kapitalizmi apo xhungle ku jetojme , qeveritaret apo nepunesit qe caktohen prej tyre ,te pakten te tregohen paksa korrekt … Cfare ti them une asaj ministres qe flet cdo dite ne ekran per turizmin … me e pakta te mbyll televizorin…” …!
Te shkruash se jane nje lloj keta , qe erdhen me ata , qe u larguan , eshte guxim pa vlere qytetarie . Te pakten , nuk jane te ngjashem , per te mos shpenzuar fjalen ” Te kundert ” .Edhe medja po keshtu etj. Perceptimi I shumices votuse eshte ndryshe . Nuk pranohet as nga filozofia uniformiteti I gjallesave . Ne rrast se nuk vleresoni ato kontravajtje , qe jane zbuluar ne administraten shteterore , ne keto 300 dite , revolucionin ne financa , goditjen e krimit dhe kthimin e autoritetit te shtetit , shkrimi juaj ka vleren e nje hartimi te te mbeturit ne vjeshte . Kerkohet me shume pergjegjshmeri dhe korrektese gazetareske . Nuk mund t’u imponohesh lexusve me fraza bombastike, ne forme vjershe , qe eshte karakteristike e shkrimeve te tua . Detyrimisht nuk mund te shkeputesh nga realiteti vizual edhe duke pasur liri te pa kufizuara te fjales . I. Foto