Jennifer Lawrence është përzgjedhur si femra më e dëshiruar në botë sipas anketës së organizuar nga uebfaqet amerikane. Edhe pse që nga fillimi i karrierës vazhdimisht është kritikuar për shkak të formave të saj trupore dhe disa kilogramëve të tepërt, që janë standardet rigoroze të Hollywood-it, Jennifer Lawrence, duket se po u pëlqen meshkujve, të cilët e kanë vendosur në krye të top-listës së 100 femrave më të dëshiruara.
“Format e saj paksa më të plota trupore, janë ato që preferohen më shumë nga meshkujt dhe jo format thatanike. Dhe pikërisht Jennifer ka forma të tilla të dëshirueshme, prandaj në anketë ka marrë më së shumti vota”, thuhet në komunikatën e uebfaqeve.
Në pozitën e dytë të kësaj liste, gjendet supermodelja amerikane e “Victoria’s Secret”, Kate Upton, e cila gjithashtu dallohet për trupin e saj jashtëzakonisht seksi dhe paksa të plotë. Për befasinë e shumicës, pozitën e tretë në këtë listë e ka zënë Rihanna. / Zeri
