Jennifer Lopez ka qëndruar së fundmi në shtetin skandinav të Danimarkës. Ajo me këtë rast ishte e ftuar edhe në një darkë solemne në restorantin me ushqim spanjoll, “El Meson”.
Por sipas këngëtares shqiptare, Rovena Stefa, e cila ishte edhe ajo e ftuar në këtë darkë, pronari i lokalit është shqiptari i njohur me emrin, Elvis.
Kështu së paku shkruan në llogarinë e saj në Facebook këngëtarja, Stefa, e cila me këtë rast e ka falënderuar pronarin e restorantit.
“Në Restorantin El Meson me kuzhinë spanjolle ku ka qenë edhe Jennifer Lopez, dhe pata kënaqësi të isha dhe unë e ftuar me Elisen. Flm për respektin e madh shefit Elvis”, ka shkruar këngëtarja.

