Ambasadori i prezencës së OSBE në vendin tonë, Eugen Volfarth ka dhënë dorëheqjen. Burime zyrtare thonë për gazetën Panorama se diplomati gjerman do të largohet gjashtë muaj përpara përfundimit të mandatit të tij.
Misioni i OSBE do të hartojë një raport në përfundim të zgjedhjeve. Por opozita e ka kritikuar ashpër punën e Volfarth, i cili së fundmi vlerësoi punën e KQZ-së.
Vetë Volfarth, në një prononcim për mediat, ka pranuar se do të largohet para kohe, por ai thotë se do të qëndrojë në Shqipëri edhe për zgjedhjet. Volfarth tha se Gjermania i ka ofruar një vend të mirë pune.
“Po është e vërtetë, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë më ka ofruar një post të mirë që shumë do e ëndërronin dhe unë e kam pranuar. Kjo bëhet brenda këtij viti. Meqë jemi këtu dua të theksoj se unë do të rri edhe për zgjedhjet”, tha ai.
Ambasadori tha se raportin për zgjedhjet nuk e bën ai, por misioni vëzhgues i ODIHR.
Kreu i OSBE-së ka komentuar edhe dorëheqjen e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, duke thënë se e respekton këtë vendim. Ai kërkoi që KQZ të jetë e ndarë nga politika. Volfarth theksoi se beson se zgjedhjet nuk do të cenohen
***
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Volfarth ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Duke folur në seminarin për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga trafikimi i qenieve njerëzore, ambasadori Volfarth theksoi se lufta kundër këtij trafiku kërkon forcim të veprimeve të përbashkëta.
“Pjesëmarrja e gjerë e të gjitha institucioneve në këtë seminar tregon angazhimin e tyre për të luftuar fort trafikimin e qënieve njerëzore. Trafikimi i qenieve njerëzore është një krim i rëndë. Ai përbën një kërcënim ndaj sigurisë dhe është shpesh i lidhur me krimin e organziuar dhe si i tillë ai është një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonnin dhe gjithë Europën dhe kërkron një reagim të përbashkët. Lufta ndaj trafikut të qënieve njerëzore kërkon bashkëpunimin e të gjithëve si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Bashkëpunimi mes organeve të ndryshme është i domosdoshëm dhe gjithashtu duhet të forcohen veprimet e përbashkëta në këtë fushë” tha ambasadori.
Gjithashtu ambasadori Volfarth theksohet se duhet të shqyrtohet edhe mënyra se si mund të dëmshpërblehen personat e trafikuar qoftë nga shteti qoftë edhe nga vetë trafikantët.
Ndërkohë në seminarin me temë “Identifikimi, Sekuestrimi dhe Konfiskimi i pasurive që rrjedhin nga trafikimi i qenieve njerëzore” qenë të pranishëm edhe drejtues të Policisë së Shtetit, Prokurorisë, gjykatës të krimeve të rënda, zyrtarë nga Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, si dhe përfaqësues të OJF-ve dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e antitrafikimit. (ON)
Kjo fytyre e qelbet duhet te qerrohet nje ore e me pare.
I paska djegur shume bythen largimi;duket se eshte nje vendim qe e kane marre te tjeret per te.
Sa ordiner qe eshte;na ben me dije qe per punen e tij te “sukseseshme” ,i kane lutur bythen ketij qelbesire per nje vend “te enderruar” nga Ministria e Puneve te JashtmeGjermane.
E kujt i PLASI per te ardhmen e ketij gjirizi me emrin volfarth???????