Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Dita

Drejtoria e Pergjithshme njofton se Drejtori i Pergjithshem z. Artur Zoto i ka derguar Ministrit te Drejtesise z. Ylli Manjani kerkesen per doreheqje nga detyra.

“I Nderuar Zoti Ministër

Me Urdhrin e Kryeministrit të Shqipërisë Nr. 149 datë 03.10.2013 jam emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Duke marrë në konsideratë situatën e sistemit të  burgjeve shqiptare dhe rëndësinë si institucion i veçantë i sigurisë kombëtare, u angazhova maksimalisht për kryerjen me përgjegjshmëri të lartë të detyrave funksionale në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi

Gjatë periudhës që kam ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve janë ndërmarrë një sërë reformash dhe iniciativa të rëndësishme, të cilat kanë synuar zbatimin e ligjshmërisë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, si dhe transformimin e sistemit të burgjeve në një mundësi rehabilitimi për personat me liri të kufizuar. Prioritet i është dhënë forcimit të masave antikorrupsion, kur për herë të parë përgjatë viteve 2013-2016 u vunë në zbatim masa specifike për parandalimin e korrupsionit në sistemin e burgjeve, kontrollin dhe monitorimin e praktikave të dhënies së lejeve shpërblyese dhe të veçanta për personat me liri të kufizuar, si dhe forcimin e mekanizmit të kërkesë ankesës në bashkëpunim të ngushtë edhe me aktorë të jashtëm.

Gjithashtu, gjatë viteve që kam ushtruar këtë funksion publik, jam përkushtuar për ndryshimin e filozofisë së menaxhimit të sistemit të burgjeve, nëpërmjet vënies në funksion të metodologjive bashkëkohore për administrimin e sigurisë në institucionet penitenciare, regjimin ditor të personave me liri të kufizuar, vlerësimin e performancës individuale të stafit si dhe të institucioneve, duke vendosur baza të rëndësishme për organizimin dhe funksionimin në nivel qendror dhe lokal.

Duke e konsideruar të pamundur ushtrimin e kësaj detyre në vijim, për shkak të arsyeve personale dhe familjare, ju paraqes dorëheqjen time nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.”

Share This Article
4 Comments
  • Shume gjate po i bie, pse nuk thua troc qe ke ngrene corbe nga ajo qe gatoi zevendesi yt, ore hajdut.

  • Pse u dorezua kaq shpejt shoku me roba doku? Te tjere, kane bere kerdine me shitblerjen e pasurive dhe aseteve kombetare, dhe jo qe s’i ka hyre nje gjemb ne kembe, por me ndihmen e “miqve” tane jane duke u ngjitur me shpejtesine e drites drejt yjeve.

  • Ooooo Kapter i Karit, ti ku e Di qe ka ngene CORBE ky…… Ku e Di ti nese ky eshte Hajdut….. po rri o Loqe mos llaqis kot kur si njeh njerzit. po te them 1 rast ci ka ndodhur ketij Zotnije kur punonte ne Rinas. Kapi disa Trafikante me lende Narkotike, ata i Ofruan miliona dhe ky nuk i pranoi por DENANCOI TRAFIKUN, Pas pak kohe ata Trafikantet Paguan ne Qeverine Nano che e Liruan nga puna kete tipin, Artur e ka emrin, dhe eshte artist djale. tani shko futi ndonje kos dhe mos ha M,,, shume se te ben dem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *