Drejtori i Policisë së Korçës, Arben Skendo, ka dhënë dorëheqjen. Vendimi i tij vjen dy ditë pas takimit me ministrin e Brendshëm, Xhafaj.
Burime nga Policia e Korçës thanë se drejtori Arben Skendo, i cili ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të SHKB-së, ndonëse ka dhënë dorëheqjen, ai vijon të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësimin e tij.
Skëndo qëndroi vetëm 6 muaj në postin e drejtorit, ndërsa tashmë vendin e tij do ta zërë Alfred Nomani.
Alfred Nomani ka qenë shef krimesh, shef komisariati, zv/ drejtor policie, ndërsa sot është komanduar drejtor.

l.h/ dita
