Gjyqtari i Apelit Alaudin Malaj ka dhënë dorëheqjen.
Sipas Top Channel ai e ka dorëzuar dorëheqjen në KLGJ.
Në letër, Malaj duke e konsideruar një vendim të rëndësishëm, thotë se: “Duke patur parasysh se dorëheqja nga detyra dhe mbarimi i statusit të magjistratit është një proces automatik, i detyrueshëm, një algoritëm, kam pranuar gjithashtu edhe heqjen dorë nga ky status. Unë jam plotësisht i bindur në ushtrimin nga ana juaj të kompetencave kushtetuese dhe ligjore për të pranuar dhe vijuar sa më shpejt me këtë kërkesë, pasi detyra e re më kërkon që ky vendim të merret sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ndër të tjera Malaj falenderon ata që i kanë ndenjur pranë, përfshirë familjarët dhe shprehet se i ka qëndruar kurdoherë besnik Kushtetutës.
o.j/dita

Si nuk thoni asnje fjale se cila ka qene arsyeja , qofte dhe e supozuar , se perse ky emer kaq shume i lakuar dhenka doreheqjen si gjyqtar dhe magjistrat ? ? ? ! ! !
Gjynaf drejtesia do ta ndjeje kete mungese.
Emrin e paska te madh allahu-diin (Alaudin) qe do te thote besimi ne perendi.