“Jam i paaftë”, një pohim “i çuditshëm” i drejtorit të spitalit të Lushnjes, që megjithatë fsheh diçka tjetër. Me anë të një konference për shtyp, drejtori i spitalit të Lushnjes, Ramazan Doko ka njoftuar dorëheqjen e tij nga ky post, njfton TCH. Doko është treguar i kujdesshëm me fjalët e tij, duke dhënë si arsye të kësaj dorëheqjeje motive familjare dhe paaftësinë e tij në këtë detyrë. Kjo dorëheqje përkon edhe me largimin nga puna të 35 punonjësve, të cilët ditën e nesërme nuk duhet të paraqiten më në punë. Por Doko ka mohuar që kjo të ketë qenë arsyeja.
Vetë punonjësit që do të largohen kanë kërkuar një zgjidhje. Ata kanë deklaruar se një nga shkaqet e dorëheqjes së drejtorit është dhe largimi i tyre.

Transparence rilindese!!!