Zëvendësministri i Bujqësisë, Alban Zusi ka paraqitur sot dorëheqjen e tij.
Në një prononcim për News 24 Zusi bën me dije se dorëheqja vjen për arsye personale.
Ndërkaq mësohet se dorëheqja do të shqyrtohet në mbledhjen e sotme të
qeverisë.
Alban Zusi, lindi në Lezhë, më 27 Maj 1969. Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Z.Zusi, ka përfunduar studimet universitare ne Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1992.
Në vitin 2001 ka përfunduar Master në Shkencat e Turizmit, në Romë, Itali, ku është diplomuar me rezultatin maksimal.
Në vitet 1992 deri në 1997, ka punuar si Shef i Departamentit të Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, në Bashkinë e Lezhës.
Nga viti 1997 deri ne vitin 1999 ka punuar si Drejtor i Rezervave të Shtetit, dega Tiranë. Nga viti 2000 deri në vitin 2003, Drejtor i Hotel Dajtit.
Për tu zhvendosur më pas në sektorin privat nga viti 2003 deri në vitin 2011, Drejtor i Përgjithshëm i Kompanisë italoshqiptare “Poseidon” sh.p.k., dhe nga viti 2007 e në vazhdim Administrator i Institutit për Manaxhim e Standartizim “IMS Group” sh.p.k., Administrator i “I.N.C.A. Nord Fish” sh.p.k., kompani përpunuese dhe eksportuese e lëndëve të para për prodhimin e sallamrave.
Ne vitin 2011 zgjidhet drejtor ekzekutiv i shoqates se Inportuesve dhe Perpunuesve te Mishit.

Nga sa pashe ne biografine e Zv. Ministrit Zusi , nuk ka as nje lidhje me bujqesine . Nuk kuptoj si eshte emeruar zv. Minister , ne nje Ministri me me shume probleme ne bote . Nuk u gjet nje agronom te behej Zv. Minister , ku Ministri nuk eshte agronom ? E kam degjuar ne disa biseda televizive Zusin . Ka kulture dhe kurajo , por I mungon pervoja bujqesore , aq e domosdoshme , per kete vend pune dhe me kujtohet , qe ne nje nga intervistat etij , kam shkruar nje opinion kunder . Nuk eshte fai I tij , per pa pershtateshmerine e detyres . Dorheqja e tij , nuk thuhet pse u be , por ne vend te tij duhet te vihet nje agronom I pjekur dhe me autoritet . I. Foto
Nuk ka ndonje problem te madh agronomia etj etj, agronomet tek ne nuk njohin domaten nga patatja..ka rendesi manaxhimi I situatave ekonomike te cilat mesa duket kane patur problematika. Te marresh nje agrnom per te manaxhuar???
@Illo
Agronom?!
Pse ç’u bë ministria, brigadë bujqësie?!
Z/Minister i Bujqesise eshte nivel shume i larte i nepunesise. Keta persona jane patate nga zanati per aty ku i emerojne, meqenese eshte ne Ministrine e Bujqesise: Patatja nuk ka nevoje per patate, prandaj punet shkojne per lesh.
Mjafton qe eshte mik i I Metes dhe kaq,eshte LSI ketu dhe ben cfare do.
O pellazg po çfare duhet te jete , jurist, biolog, inxhinjer apo oficer. 90 % e ministrise skane lidhje fare me bujqesine, fut Ministrin qe sdi cfare do te thote bujqesi se ska punuar asnje here di vetem analiza mikrobiologjike, edhe zv Ministri qe ka mbetur njesoj, edhe Sekretari njesoj dhe shume drejtues te tjere njesoj. Por leket i njohin mire
@katt
Nuk të kundërshtoj lidhur me ato që shkruan për stafin e ministrisë, jo vetëm se nuk e njoh, por imagjinoj se do jetë si gjithandej.
Ministri mund të ketë çdo profesion, sepse bën drejtim politik dhe jo teknik, tjetër gjë se këta ministrat tanë ua nxijnë jetën specialistëve.
Me këtë që them nuk dua të mbroj as ministrin e as zëvendësin e tij, por thjesht iu përgjigja me humor atij agronomit që kërkonte të ishte ministri agronom. Ka qenë një ministër agronom në kohën e Berishës, një farë Idriz Xhumara, që vetëm nga administrata nuk merrte vesh.
Si nuk ju shkoi mendja qe ky mund te jete kryesori qe ia ka dhene tenderin e Patokut atij deputetit te kriminalizuar?
Shahist nuk e ka dhene doreheqjen per Patokun , por per 1 000 (nje mije) hektare toke dhene me qira nje biznesmeni Bangladeshas. Toka eshte afer katundit te Dritan Priftit (Libofshe-TOpoje)!
Eh, demek aty po aty.
Ky tha nje thes me budallalleqe per skanimin ne dogana. Sa me thane lart e poshte, ishte super injorant ne zanat.
Nje nga te rekrutuarit e hershem te Ilir Metes ne Lezhe. Vini re inxh. dhe drejtor i “Dajtit”. Thua s’pati tere kjo Tirane nje drejtor per Dajtin, po u desh ta sillnin nga Lezha, 25-26 vjec, inxhinier elektrik a c’dreqin eshte ky arrivist i pandrerqshem. Kjo tregon se sh.p.k e Ilir Meta ka punuar me plan, eshte orgsanizuar qe heret kam(r)ikazet i ka kudo, ku te urdheroje zv/presidentja, Kryemadhi!
Albani kudo ku shkon shkelqen, kudo ku punon vendos gure themeli, te cilet politika nuk mund t’i shkule dot dhe as t’ua humbas shkelqimin.