Jepet me qira gjysma e Bushatit në Shkodër

Elton Tafaruci

Gati gjysma e tokave bujqësore në Komunën e Bushatit në Shkodër janë ofruar me qira nga Ministria e Bujqësisë.

Duke ju referuar njoftimit zyrtar të dikasterit të Bujqësisë mësohet se ka nisur procedura konkurruese për dhënien me qira të sipërfaqes së tokës prej 263.5148 hektarë në fshatin Rranxa në Komunën e Bushatit.

Në këtë komunë toka bujqësore është 580 hektarë nga të cilat Bushati i ka 140 hektarë, ndërsa fshati Rranxat 440 ha.

Nga njoftimi i ministrisë së Bujqësisë mësohet se vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e procedurës konkurruese është 4,293,808 (katër milion e dyqindenëntëdhjetë e tremijë e tetëqindetetë) lek/vit ose 16,294 lekë hektari në vit).

Ofertat me vlerë më të ulët se kjo vlerë fillestare do të s’kualifikohen ndërsa  sigurimi i ofertës, që është në shumën prej 357,817 lekë, duhet të dorëzohet së bashku me ofertën.

Ministria e Bujqësisë njofton se asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë. Ofertat do të hapen në Ministrinë e Bujqësisë me datë 7 shtator 2016, ora 10:00.

Bujqësia në këtë zonë është e dominuar nga një numër i madh fermash, një popullsi e madhe bujqësore, sipërfaqe e vogël e fermave (mesatarisht 1.1 ha) dhe të copëtuara në mesatarisht 4.4 parcela/për fermë, si dhe në distancë 1-5 km larg shtëpive.

Në fshatrat Bushat e Rranxa banorët kanë zënë një sipërfaqe të konsiderueshme tokë në mënyrë të paligjshme, jo si përfitim nga ligji 7501 “Për Tokën “.

Zona e Bushatit ka kushte klimatike e tokësore të përshtatshme, të cilat janë bazë për aktivitete bujqësore të shëndetshme e produktive.

Nga fundi i 2014-s, Ministria e Bujqësisë ka organizuar mbi 40 ankande, për rreth 2,000 hektarë tokë bujqësore në zonat më pjellore të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, tokat ndodhen në zonat më prodhimtare të Shqipërisë si Krutja, Buçimasi në Pogradec, komunat e begata në Fier dhe në Lushnjë dhe pothuajse asnjë hektar në Veri.

Në ndryshimet që iu bënë ligjit të koncesioneve të vitit 2013 u përfshi edhe sektori i bujqësisë, i cili nuk ishte më parë, ndërkohë që nuk janë të pakta rastet që Agjencia e Prokurimit Publik shpall zhvillimin e tokës bujqësore nëpërmjet kësaj forme.

Burimet nga dikasteri thonë se toka është me pronësi shtetërore dhe është identifikuar si e tillë pas një inventarizimi të posaçëm që nisi sapo e majta erdhi në pushtet, në shtator të vitit 2013.

Vitet e fundit, ndërtuesit kanë vërshuar në transferimin e investimeve në bujqësi, teksa institucionet publike i kanë lënë vetëm në një eksperiment të rrezikshëm./MONITOR

Share This Article
2 Comments
  • Te gjithe e dime se cfare lupeni dhe hajduti eshte Ministri i Bujqesise kacurrelesi Panariti, ka dhene prova qe kur ka qene Z/Kryetar i Bashkise Tiranes ne kohen e Lulushit.
    Ne ministrine qe drejton e ka kthyer ne bankomat per xhepin e tij qe nga tenderat, investimet dhe dhenien e kredive “fermereve” me damke qe jane mashtrues dhe nuk kane per t’i kthyer gje shtetit, behet fjale per miliona euro.
    Hajdutit Panariti dhenien e tokes me qera llogarite i ka bere me laps te thyer per popullin dhe me laps me maje te holle per vete.
    Eshte rob pa fytyre nuk ka turp qe jep edhe sa qindarka duhet te paguash po “fitove” tenderin e tokave me qir-a, se milionat per xhepin e tij ne forme thesi i ka te rrumbullakosura me shume zero pas numrit.

  • Ne Amerike!
    Fermereve qe duan toke shteti ia garanton per 3 vjet rresht te mos taksohen dhe i ndihmone nga e para deri tek e fundit per cfrytezimin e tokes.Mbas 3 vitesh fillon taksimi konforme ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *