Jepet sot vendimi i Hagës për Vojisllav Sheshelin

Leda Hysa

Gjykata e Hagës do të japë këtë të enjte vendimin për Vojisllav Sheshel. Ai akuzohet për kryerjen e krimeve kundër joserbëve në Kroaci, në rajonin serb të Vojvodinës, në Bosnje dhe Hercegovinë, në luftërat e viteve 1990.

Sheshel kishte arritur që të lirohej nga akuzat në mars të vitit 2016, ndërsa tani ka kundërshtuar që të jetë i pranishëm në gjykim, duke u përfaqësuar nga avokati mbrojtës.

Nuk shkoj dhe nuk lidhem përmes videos. Nuk dua as ta shoh. Nuk kam kohë dhe nuk më intereson fare. Aktgjykimi do të më dërgohet me letër dhe asgjë tjetër nuk më intereson”, ka thënë Sheshel.

Tribunali nuk mund ta kundërshtojë atë që ka vendosur më parë.

Prokurorët më parë kanë kërkuar nga Gjykata ta shpallin Sheshelin fajtor mbi tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për shkelje të ligjeve të luftës dhe ta dënojnë atë me 28 vjet burgim, ose të urdhërojnë gjykim të ri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *