Jeruzalem, gjithçka gati për Ambasadën e SHBA

DITA Online

 

Tabela rrugore që drejtojnë shoferët drejt Ambasadës së ardhshme të Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem janë vendosur të hënën, një javë para hapjes së saj, që koinçidon me përvjetorin e 70 të themelimit të Izraelit.

Presidenti Donald Trump premtoi dhjetorin e kaluar se do ta zhvendoste ambasadën amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem, duke përmbysur kështu 7 dekada politikë amerikane.

Kryebashkiaku i Jeruzalemit, Nir Barkat, në një postim në “Twitter” të hënën, shkruante se ai kishte ndihmuar personalisht në vendosjen e tabelave, që janë shkruar në gjuhën angleze, hebraisht dhe arabisht.

“Kjo nuk është një ëndërr, është një realitet”, shkruan ai. “Jeruzalemi është kryeqyteti i përjetshëm i hebrenjve dhe bota po fillon ta pranojë këtë fakt”, tha ai, para se të falenderonte Trumpin për lëvizjen.

Vendimi i dhjetorit të shkuar për të zhvendosur Ambasadën amerikane u kritikua nga shumë udhëheqës botërorë, mes të cilëve Britania e Madhe, Arabia Saudite, Franca, etj.

Komuniteti ndërkombëtar e dënoi gjerësisht vendimin, e madje edhe Shqipëria votoi kundër Trumpit në OKB, por jo të gjitha vendet janë në një mendje. Guatemala ka thënë se do ta zhvendosë Ambasadën e saj në Jeruzalem më 16 maj, dy ditë pas SHBA-ve.

Republika Çeke dhe Rumania po ashtu kanë thyer unitetin europian, duke sinjalizuar se edhe ato synojnë t’i zhvendosin ambasadat e tyre shpejt.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *