Njohja e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit nga presidenti amerikan Donald Trump nuk e ndryshon qëndrimin e Shqipërisë.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shpjegoi në Parlament se përse vendit tonë i takon të mbajë një profil të ulët në këtë çështje, megjithëse pozicionimi nuk ka ndryshuar.
“Persona të ndryshëm më kanë pyetur përse nuk jemi shprehur. Por unë mund t’ju them që kjo qeveri nuk vuan nga gjigandomania që për çfarëdo lloj gjëje që shfaqet, qeveria të dalë me një qëndrim, duke pasur parasysh se qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë rast është ai qëndrim i pandryshuar ndër vite, i reflektuar tek vota jonë në OKB, në linjë me qëndrimin e Bashkimit Evropian”, u shpreh Bushati, që sqaroi se nuk ka asgjë të re në qëndrimin e Shqipërisë, megjithëse ambasadori ynë ka marrë pjesë së fundmi në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.
“Nuk ka një qëndrim të ri nga ana e Shqipërisë. E kemi bërë këtë diskutim edhe për Palestinën në OKB me shumë prej jush. Është i njëjti qëndrim që Shqipëria ka mbajtur në OKB, në lidhje me 4 rezoluta të Këshillit të Sigurimit, rezoluta detyruese që i referohen 1967-s, në përputhje me linjëzimin tonë të politikës së jashtme 100% me atë të Bashkimit Evropian”, theksoi kryediplomati shqiptar.

Jo mo cne, ku vuan ky vend nga gjigandomania. Shqiperia ka liderin global qe u lodh duke i dhene mend botes.
JERUSALEM KRYEQYTETI I MUSLIMANEVE.
CIFUTEVE VENDIN.
Nese e njofin SHBA-te,Gjermanija ,Mbreterija e Bashkuar,Franca,Italija e shtetet skandinave do ta njef menjiher edhe Shqipnija ne peshojme sa keto shtete mike e aleate …
JO, info analitike, mend botes demokratike po i jep demokrati Sali Berisha dhe demokrati, profesor i demokracise, Fahri Balliu. Pas Demokratit, meqense jane gjitone, jane keta te dy qe bejne leksione demokracie dhe lirie, bile dhe futja ne konferencen islamike eshte shenje e demokracise qe kane ushtruar keta. Por çdo njeri ka bajga dhe Shqiperia qe perbehet nga shume njerez, si mund te mos kete bajga?!