Jessica Sutta u largua në vitin 2010 nga muzika, pas ndarjes së grupit të njohur Pussycat Doll. Por, të premten ajo është rikthyer në skenë në Florida, për të dhënë një koncert. Dhe, e ka bërë këtë gjë me një show të vërtetë. 30-vjeçarja ka shfaqur një performancë elektrizuese, por dhe shumë provokuese, duke parë veshjen dhe veprimet e saj provokuese në skenë.