Festën e Çlirimit dhe Natën e Bardhë e ka ndezur edhe më shumë performanca brilante e këngëtares britanike Jessie J. Këngëtarja ishullore ka kënduar disa nga këngët me të njohura të sajat, të cilat janë kënduar sëbashku me publikun. Kushtet se si erdhi ajo në Tiranë u mbajtën sekret dhe askush nuk dha informacion se kush e solli Jessie-n në Shqipëri. Por përpos territ ne arritëm të mësojmë disa nga kërkesat e këngëtares për taksistin që do e shoqëronte.
Burime për DITA thanë se menaxheri i saj ka kërkuar nga organizatorët një taksist të parfumosur dhe sa më të rregullt në pamjen e jashtme ( i qethur i rruar). Taksisti duhet të ishte korrekt me orarin dhe duhet të shkonte në vendin ku do merrte këngëtaren së paku gjysmë ore përpara.
Një pikë që taksisti duhet ta respektonte me rigorozitet ishte fakti se nuk duhet t’i fliste për asnjë arsye yllit britanik përveç rasteve kur kjo e fundit e pyeste. Me gjithë këto kushte që kërkon Jessie është mirë t’ia sjellin nga Anglia një taksist se këtu nuk ka. Taksisti më i urtë këtu të tregon vetëm hallet e pallatit të tij se të tjerët fillojnë e nuk mbarojnë pa pushim duke rrëfyer ç’t’i vij në mend.
