Investimet në sektorët që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm janë për kryeministrin Berisha rruga më e mirë kundër krizës ekonomike. Në kuadër të kësaj, gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar të Territorit të Republikës së Shqipërisë, ku pritet të shqyrtohet sot miratimi i ndërtimit të disa HEC-eve, Berisha tha ky hap do të kthehet në një gjenerator të fuqishëm të punësimit. Duke iu drejtuar mediave, ai tha se jeta dhe zhvillimi gëlojnë në vend, pavarësisht nëse kamerat e paraqesin apo e injorojnë.
“Kjo mbledhje e Këshillit të Rregullimit të Territori të vendit ka dy çështje madhore në rendin e ditës, së pari janë hidrocentralet dhe Shqipëria superfuqi e energjisë së rinovueshme në rajon. Sot ne miratojmë këtu disa HEC-e, të cilët së bashku do të punësojnë mijëra qytetarë dhe kryesisht banorë të zonave aty afër, natyrisht teknikë dhe inxhinierë ndër më të mirët e vendit. Ndërtimi i HEC-eve në mbarë vendin është shndërruar sot në një gjenerator të fuqishëm të punësimit të qytetarëve shqiptarë të zonave më të thella të vendit. Jeta, zhvillimi gëlon në të katër anët e këtij vendi, e paraqisni apo jo ju me kamerat tuaja. E injoroni apo e paraqitni para qytetarëve. Unë ju ftoj ju të shkoni, të intervistoni, të paraqisni veprat e mrekullueshme të njerëzve punëtorë, të investitorëve të mençur. Veprat pavarësisht se ndërtohen të tëra nga sektori privat, janë vepra me shkallën më të lartë të interesit publik”, tha Berisha.
“Leksioni më i madh i krizës europiane dhe globale që mund të nxirret nga shoqëritë, kombet dhe qeveritë është se ka vetëm një rrugë të sigurt për parandalimin e kësaj krize dhe kjo rrugë është zhvillimi i qëndrueshëm, është inkurajimi, nxitja, investimi në ato sektorë të cilët garantojnë zhvillim të qëndrueshëm për vendet e kombet. Energjia ujore është ndër më të mirëpozicionuara, ndër më të rëndësishmet në këtë drejtim. Ndaj dhe merr një rëndësi të veçantë sot miratimi i këtyre HEC-eve”, tha ai më tej.
O zot na e hiq qafe kete rrugac
mos na e nxirrni me se na trembet lalamajte.le qe po na luan mendsh me ato qe thote.
plak rrugac
Akoma ky skizofren del e reciton çfar i vjen prej b….
Por realiteti ekonomik eshte krejt tjeter, o shtrigaan. Vetem nje si ty, qe ka zaptuar gjithçkah me familjen e tij mund ta pereceptoje “bollekun” shqiptar qe perkthehet realisht ne nje mjerim popullor.
Lif, lif se edhe pak dite te ka mbetur aty ne krye ku mban çelsat e fatet e je vendi. Burgu eshte pak per ty e familjen tende me te koruptuar ne ballkan.
Popull, ji vigjilent.
Kursejani votat kesaj mostre historike shqiptare, dhe me shqelma çojen atje ku e ka vendin e tij dhe ku e meriton.