Jeta e një homoseksuali në Korenë e Veriut

Ornela

“Jetova më shumë se 35 vjet në Korenë e Veriut pa e ditur që isha gay”, pohon Jang Yeong-jin, një refugjatë që kur shkoi në Seul nuk arrinte ta kuptonte gjendjen e tij seksuale për shkak të izolimit ekstrem dhe konservatorizmit të diktaturës së Kim Jong-un.

Jang, 56 vjeç, i njohur pasi është i vetmi që rrëfeu prirjet e tij seksuale, mes pothuajse 30 mijë koreano-veriorëve, që kanë shkuar në jug, publikoi në prill një roman autobiografik ku tregon fëmijërinë dhe rininë e tij në vendin më hermetik të botës.

“Në Korenë e Veriut qeveria vendos atë që është e mirë, apo e keqe, prandaj nuk kishim informacion për vendet dhe shoqëritë e tjera. Nuk e dija se çfarë ishte të qenurit gay sepse koncepti i homoseksualitetit nuk ekziston”, thotë refugjati në një intervistë me EFE në Seul.

Kodi penal korenao-verior nuk e parashikon si krim homoseksualitetin, edhe pse makineria propagandistike e regjimit e ka trajtuar në disa raste si një shembull të “dekadencës morale” të perëndimit në kontrast më pastërtinë e vlerave socialiste të vendit.

“Në universitet më thoshin se ngjaja si vajzë, kështu që djemtë më afroheshin dhe më jepnin shumë dashuri dhe vëmendje”. Më vonë në 7 vitet e shërbimit ushtarak të detyruar, kontaktet me meshkujt filluan të ishin më intensive.

“Pavarësisht të ftohtit të dimrit na jepnin vetëm një batanije të hollë, kështu që zakonisht flinim të përqafuar. Duke qenë se kalojnë vite pa parë një femër, është e zakonshme që ushtarët të puthen dhe të përkëdhelen dhe kjo shihej si solidaritet mes shokësh. Askush nuk e lidh me homoseksualitetin”, tregon ai.

Kur përfundoi shërbimin ushtarak u kthye në vendlindje në Chongjin, në veri të vendit, vend në kufi me Kinën ku u martua me një vajzë, sepse ‘të martohesh dhe të kesh fëmijë është një detyrë dhe jo një zgjedhje’ në Korenë e Veriut.

Megjithatë aty u ritakua me Sun-cheol, mikun e tij të ngushtë me të cilin ndante përkëdhelej të pafajshme miqësore dhe me të cilin u dashurua në fshehtësi gjatë rinisë së tij.

“Nuk konsumonim marrëdhënie seksuale me gruan për 9 vjet. Donim të kishim një fëmijë por unë nuk mundesha, mendoja vetëm për Sun-cheol”, thotë ai.

Kur kërkoi divorcin dhe qeveria ia mohoi, filloi të ndjehet fajtor që e bënte të palumtur gruan e tij dhe vendosi të dezertojë në Korenë e Jugut. Pasi tentoi pa sukses përmes Kinës, në 1997 Jang vendosi të bënte rrugën më të shkurtër dhe të pazakontë: kaloi pyjet e minuar të zonës së demilitarizuar në një aventurë që tërhoqi vëmendjen e disa mediave të komunikimit koreane-jugore. “Një kanal televiziv zbuloi emrin tim të vërtetë, prandaj autoritetet koreno-veriore dërguan familjarët e mi të afërt në kampet e punës dhe di që 7 prej tyre kanë vdekur”, thotë ai me keqardhje.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *