Duket se Eduard Snouden, burimi i NSA-së i cili pak muaj më parë shtypi siguresën e skandalit të përgjimeve “Datagate”, po ambjentohet shumë mirë me Rusinë. Në të kundërt të asaj që mendojnë të gjithë, ai nuk qëndron i mbyllur mes 4 mureve në pritje të zhvillimeve të rëndësishme, por po i shfrytëzon në maksimum dokumentet, të cilat ia ka dhënë për azil të përkohshëm presidenti rus Putin, duke ngjallur kështu zemërimin e Barak Obamës.
Avokati i tij, Anatoli Kucherna, tregon për rusen “Moskovsky Komsomolets”, se ish-tekniku i NSA-së, po udhëton në vende të ndryshme të Rusisë dhe po familjarizohet me gjuhën, madje po lexon me interes të madh librat e shkrimtarit Fjodor Dostojevski.
Sipas Kuchernas, i cili nuk qëndron te detajet, 30-vjeçari po “interesohet në shumë gjëra”. Ka kuriozitet për traditat dhe zakonet e shtëpisë së tij të re, e cila do të jetë e tillë të paktën edhe për 11 muajt e ardhshëm. Snouden ka akses në internet dhe mban kontaktet me të afërmit e tij, në veçanti me të atin në Amerikë. Të dy dëshirojnë të takohen sa më shpejt për të kuptuar së bashku se si duhet ta përballojnë të ardhmen, dhe të vlerësojnë se çfarë do të ketë pas arratisjes ruse.
Një perspektivë konkrete, mund të jetë ajo e punësimit. Tekniku informatik që i zbuloi botës sistemin e mbikëqyrjes së NSA-së, po vlerëson ofertat e shumta të marra gjatë këtyre javëve nga kompani dhe individë të pushtetshëm në Rusi. E megjithatë, nuk ka vendosur ende asgjë. Tani për tani po i dedikohet pasionit të ri për autorin e “Vëllezërve Karamanzov”: “I pëlqen shumë Dostojevski dhe ka kërkuar të zgjerojë horizontet e veta letrare edhe me veprat e një tjetër gjiganti të letërsisë ruse si Tolstoi”, thotë Kuchnera për të përditshmen lokale ruse. Për aq sa i takon gjuhës, “ka filluar të shprehet me disa fraza ruse, të paktën fjalën “stakan” (gotë) e thotë më shpesh”, shton avokati.
Snouden, mbërriti në Rusi në fund të qershorit, pas arratisjes së përshpejtuar në Hong Kong dhe kaloi 39 ditë të gjata në zonën tranzit të aeroportit “Sheremetyevo” të Moskës, në pritje që autoritetet të vendosnin për të. Edhe për shkak të tij raportet midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit nuk janë më të njëjta kohët e fundit./D.Gjuzi

Histori spiunesh. Spiuni ne fjale ish citizen Amerikan siun i mirfillte e treadhtar i i interesave Amerikane. Agjensia NSA ehte agjensi Amerikane dhe si e tile mbron interesat e shtetit Amerikan respektivisht interesat e qytetareve Amerikane e miqve te tyre.
Une mendoj se frike nga pergjimet e agjensise se shtetit te tyre kane ata qe kane dicka per te fshehur ndaj shtetit te tyre. pra qytetaret jo besnike gje qe nuk duhet te shqetesohemi.
Nese agensite Ameikne te zbimit nuk do punonin edhe jashte territorit Ameikan si do na ndihmonin ne shqiptareve te hiqnim nga qafa krimneet Nano_Beriha. Pra miqte e Amerikes nuk duhet te shqetesohen nga puna e agjnsive Amerine gje qe nuk mund ta thuash per armiqte e Amerikes.
Problemi mbet se ku e kasifikon veten cdonjeri qytatar i kesaj bote te turbullt.
E cmoj fort kete djale per kontributin e tij te dobishem per tere njerezimin.
Ja keta jane idealistet e koheve moderne;Zhuljen Asanzh,Eduart Snoudin,,,,,e sa te tjere qe punojne,per dobine e Botes,pa bere zhurme.I uroj me te miren.
Po mire, po kontributi ku qendron se e morem vesh qe ishte deklarate snob??
Informohu dhe kuptoje ku dhe nese qendron dobia dhe nese ke mundesi na e trego ne injoranteve qe pervecse deme miqve tane dhe tension ne bote, kjo histori nuk sjell asgje te re…