Pushimet luksoze, rrobat e stilistëve dhe restorantet e shtresave të larta kanë marrë fund.
Vajza e një shoferi kamioni, e quajtur Ana Sorokin, shkoi në New York dhe u shtir si trashëgimtare miliardere gjermane, që kishte dëshirë të hapte një galeri arti 40 milionë dollarëshe në një prej rrugëve më ekskluzive të qytetit. Dhe kaq mjaftoi që hotele luksoze, restorante, banka, stilistë e drejtues revistash t’i hapin dyert e të krijojnë miqësi me të, për një kohë të gjatë.
Në fakt Ana, është vajza e një shoferi kamioni, emigrant rus në Gjermani. Që aty ajo kishte udhëtuar në Paris, ku kishte fituar një vend si stazhiere në revistën “Purple”, post që e kishte përdorur për t’u katapultuar në New York, në vitin 2014, e veshur me rroba “Gucci” dhe “Yves Saint Lorent”, ku arriti të jetojë në hotele luksoze e të dalë me elitat më të larta për shumë kohë.
Por historia e suksesit i përket së shkuarës. Gjithçka u zbulua dhe ajo u shpall fajtore në gjykatë për mashtrimin e kompanive që ofronin fluturime private, për një dëm prej rreth 200 mijë dollarësh.
Gruaja që i pagoi pushimet 60 mijë dollarëshe në Marok, një punonjëse e lartë te “Vanity Fair”, nuk do të marrë dot dëmshpërblim për paratë e humbura, por ka firmosur një kontratë për një libër dhe për një film me Netflix, i cili do të ketë protagoniste Anën dhe historinë e saj.
Çfarë do të ndodhë me të në aspektin moral dhe ligjor, sepse flitet për mashtrime dhe shuma të mëdha parash?
Sipas Daily Mail, në përpjkje për ti shpëtuar ligjit, avokati i saj e konsideron Anën, një viktimë të epokës së Instagramit, që vërtetoi se gjërat sipërfaqësore, si veshjet prej stilistësh dhe sjellja prej pasanikeje, është ajo që vazhdon të të hapë dyert në shoqërinë e lartë.
Por prokurorët nuk ishin dakord. Ata përmendën se si Ana ishte angazhuar plotësisht me mashtrimin, duke krijuar llogari të rreme bankare, dokumente të rreme etj.





e.t./dita
